01/10/2026
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, do të doja të mos flisnim vetëm për moshën e tyre. Do të doja të flisnim për vetminë që ndonjëherë fshihet pas një dere të mbyllur, për një telefon që presin të bjerë, për një karrige pranë tyre që prej kohësh mbetet bosh.
Ne vrapojmë. Kemi punë, angazhime, halle, jetën tonë. Dhe shpesh themi: “Do të shkoj nesër”, “Do ta marr më vonë në telefon”, “Kur të kem pak kohë…”.
Por ata presin........
Presin fëmijët që dikur i prisnin zgjuar deri vonë. Presin zërin e atyre për të cilët dikur harruan veten. Dhe nuk kërkojnë shumë. Ndonjëherë u mjafton një kafe së bashku, një dorë mbi sup, një pyetje e thjeshtë: “Si je sot?” dhe dikush që të mos nxitojë, por të qëndrojë e ta dëgjojë përgjigjen.
Mos u mërzitni kur tregojnë të njëjtën histori për të disatën herë. Ndoshta ajo histori është një copëz e një kohe që për ta ende jeton; kur shtëpia ishte plot, tavolina kishte më shumë karrige dhe zërat e fëmijëve mbushnin dhomat.
Një ditë, ajo derë mund të mos hapet më. Ajo karrige mund të mbetet përgjithmonë bosh. Dhe atëherë, do të jepnim gjithçka vetëm për ta dëgjuar edhe një herë atë histori që dikur mendonim se e kishim dëgjuar tepër.
Prandaj, sa i kemi, t’i duam. Sa na presin, të shkojmë. Sa mund t’i përqafojmë, të mos e kursejmë përqafiminSot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, do të doja të mos flisnim vetëm për moshën e tyre. Do të doja të flisnim për vetminë që ndonjëherë fshihet pas një dere të mbyllur, për një telefon që presin të bjerë, për një karrige pranë tyre që prej kohësh mbetet bosh.
Ne vrapojmë. Kemi punë, angazhime, halle, jetën tonë. Dhe shpesh themi: “Do të shkoj nesër”, “Do ta marr më vonë në telefon”, “Kur të kem pak kohë…”.
Por ata presin.
Presin fëmijët që dikur i prisnin zgjuar deri vonë. Presin zërin e atyre për të cilët dikur harruan veten. Dhe nuk kërkojnë shumë. Ndonjëherë u mjafton një kafe së bashku, një dorë mbi sup, një pyetje e thjeshtë: “Si je sot?” — dhe dikush që të mos nxitojë, por të qëndrojë e ta dëgjojë përgjigjen.
Mos u mërzitni kur tregojnë të njëjtën histori për të disatën herë. Ndoshta ajo histori është një copëz e një kohe që për ta ende jeton; kur shtëpia ishte plot, tavolina kishte më shumë karrige dhe zërat e fëmijëve mbushnin dhomat.
Një ditë, ajo derë mund të mos hapet më. Ajo karrige mund të mbetet përgjithmonë bosh. Dhe atëherë, do të jepnim gjithçka vetëm për ta dëgjuar edhe një herë atë histori që dikur mendonim se e kishim dëgjuar tepër.
Prandaj, sa i kemi, t’i duam. Sa na presin, të shkojmë. Sa mund t’i përqafojmë, të mos e kursejmë përqafimin..🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Përulësisht Evi
Muzë Radio
fans