Radio Travel

30/12/2023

Në Weekend Lovers për të mbyllur këtë takim të fundit për 2023-in kishim gazetaren e Premium Channel dhe Radio Travel, Adela Zeneli, e cila na solli një renditje të lajmeve më të bujshme të turizmit përgjtë këtij viti që po mbyllet. Sipas Adelës, lajmet e promovimit të Shqipërisë në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, numri prej 10 milion turistësh që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar, hyrja e linjave të reja ajrore me kosto të ulët ishin vetëm disa prej lajmeve që bënë më shumë bujë këtë vit.
Ada Bileri Adela Zeneli

30/12/2023

Në Weekend Lovers sot kishim në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype Ardit Currin, shefin e kuzhinës dhe njëkohësisht themeluesin e Ristorante San Martino 26 në Siena të Italisë. Chef Arditi na tregoi një menu speciale të tavolinës së natës së Ndërrimit të Viteve! Disa prej pjatave tradicionale, por dhe disa tradita te vecanta që italianët ende i ruajnë për të pritur Vitin e Ri na i rrëfeu Arditi në këtë intervistë. Një prej tyre ishte se italianët nuk e konsumojnë mishin e shpendëve pasi supozojnë se bashkë me to do të ‘fluturojë’ dhe fati i tyre !

30/12/2023

31 dhjetori është dita kur tavolinat mbushen plot për shkak të traditës. E ftuar në Weekend Lovers këtë të shtunë të fundit të 2023-sh*t, ishte, Mirela Andoni nga blogu “Papare”, e cila foli për gatimet që duhet të jenë në tryezë në natën e Ndërrimit të Viteve, si dhe disa sekrete të përgatitjes së gjelit të detit dhe përshesh*t, për mbrëmjen më të bukur të vitit!
Videon e plotë të intervistës mund ta ndiqni në kanalin e YouTube të Premium Channel !

Në këtë fundjavë Krishtlindjesh, "Weekend Lovers", nën prezantimin e Ada Bilerit, shkoi në Luksemburg për të sjellë atmo...
23/12/2023

Në këtë fundjavë Krishtlindjesh, "Weekend Lovers", nën prezantimin e Ada Bilerit, shkoi në Luksemburg për të sjellë atmosferën më të ëmbël të vitit, nëpërmjet një interviste me Arta Sinamatin, një vajzë shqiptare që jeton në këtë vend! 😍

Në këtë fundjavë Krishtlindjesh, Weekend Lovers, nën prezantimin e Ada Bilerit, shkoi në Luksemburg për të sjellë atmosferën më tëëmbël të vitit, nëpërmjet n...

Në këtë fundjavë prag Krishtlindje do të organizohet në Tiranë një panair festash, i quajtur Creative Market….! Në një i...
23/12/2023

Në këtë fundjavë prag Krishtlindje do të organizohet në Tiranë një panair festash, i quajtur Creative Market….! Në një intervistë me Weekend Lovers, drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, Jonid Jorgji u shpreh se : nga data 23 deri ne 25 dhjetor qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi të shijojnë një larmishmëri produktesh festash!

Në këtë fundjavë prag Krishtlindje do të organizohet në Tiranë një panair festash, i quajtur Creative Market….! Në një intervistë me Weekend Lovers, drejtori...

Në Durrës këtë fundjavë është duke u zhvilluar një panair vecantë festash , “Verë dhe Traditë”! Por se cfarë ka rezervua...
23/12/2023

Në Durrës këtë fundjavë është duke u zhvilluar një panair vecantë festash , “Verë dhe Traditë”!
Por se cfarë ka rezervuar kjo e shtunë, na tregoi më tepër në një intervistë me "Weekend Lovers", Floreta Kertusha, Përfaqësuese e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Durrës!

Në Durrës këtë fundjavë është duke u zhvilluar një panair vecantë festash , “Verë dhe Traditë”! Panairi ka nisur ditën e djeshme dhe do të vazhdojë edhe përg...

Festat e fundvitit simbolizojnë mbi të gjitha shumë dhurata sidomos për fëmijët. Por a mjafton vetëm kjo periudhë për të...
16/12/2023

Festat e fundvitit simbolizojnë mbi të gjitha shumë dhurata sidomos për fëmijët. Por a mjafton vetëm kjo periudhë për të kënaqur të vegjlit me dhurata? Sa shpesh përgjatë vitit duhet të blejmë dhurata për fëmijët dhe si ndikon kjo në socializimin e tyre! Ndiqni disa këshilla nga psikologe, Sibora Kalluci në intervistën e dhënë për "Weekend Lovers"në Radio Travel këtë të shtunë!

Krishtlindjet janë një nga periudhat më tëbukura të vitit vecanërisht për fëmijët të cilët presin të marrin shumë dhurata nga prindërit, gjyshërit dhe të afë...

Vizitat në bordin tonë sot u mbyllën me Emrah Seyit, menaxherin e përgjithshëm të VAS Turkey. Folëm për mbarëvajtjen e k...
14/12/2023

Vizitat në bordin tonë sot u mbyllën me Emrah Seyit, menaxherin e përgjithshëm të VAS Turkey. Folëm për mbarëvajtjen e këtij viti sa i përket turizmit dhe për planet e surprizat që priten të vijnë vitin e ardhshëm!

Pjesë e bordit tonë sot ishte Arbër Shala, shef i departamentit të sh*tjeve VAS Kosova, i cili na tregoi më shumë mbi de...
14/12/2023

Pjesë e bordit tonë sot ishte Arbër Shala, shef i departamentit të sh*tjeve VAS Kosova, i cili na tregoi më shumë mbi destinacionet që ofrohen. Fokusi është klienti ndaj sot me ne ndau dhe një lajm ekskluziv, që padyshim do t’i gëzojë të gjithë turistët!

Sot vizita e miqve në bord nisi me Luka Pancio, producentin  që vjen nga Polonia dhe është i dashuruar me Shqipërinë, i ...
14/12/2023

Sot vizita e miqve në bord nisi me Luka Pancio, producentin që vjen nga Polonia dhe është i dashuruar me Shqipërinë, i cili prej 3 vitesh ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të jetuar!

09/12/2023

Maratona e përvitshme ‘Vrapo Babadimër’ rikthehet edhe këtë vit në 17 dhjetor, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për bamirësi. Gazetari Jusuf Islami, i cili është njëkohësisht dhe organizator i kësaj nisme, ka bërë bashkë 3000 babagjysh për të ndihmuar fëmijët në repartin e onkologjikut në Prishtinë!

Me Elefteria Zguri  sot në studion e Radio Travel folëm për Dubain, ku morëm të gjithë shijen me anë të bisedës dhe inse...
07/12/2023

Me Elefteria Zguri sot në studion e Radio Travel folëm për Dubain, ku morëm të gjithë shijen me anë të bisedës dhe insertit me intervistat e bëra pikërisht në këtë destinacion!🥰
Të plotë e ndiqni në kanalin tonë në You Tube!

Address

Rruga Dervish Shaba
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Travel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category