Deliart Association eshte formuar si shoqate ne vitin 1995, me objekt organizimi i spektakleve, sfilatave te modes, konkurset e bukurise, realizimi i videoklipeve, koncerteve, dokumentareve, filmave dhe Show Tv. Ne kete game te gjere te aktiviteteve kulturore, ajo tashme ka shenuar realizime me te vertete mjaft interesante, duke u bere keshtu nje nga produksionet me kreative ne aspektin kulturor e
njohur jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Bote. Rreth kesaj shoqate jane bashkuar artistet me te zgjedhur dhe emrat me te njohur te botes se spektaklit, te modes dhe te letrave shqipe, letersise dhe gazetarise. Shoqata Deliart ka bashkepunuar dhe vazhdon te bashkpunoje edhe me artiste te huaj apo shqiptare me banim jashte kufirit shqiptar duke sjelle ne skene vlerat me te medha boterore te kultures dhe te artit qe ata perfaqesojne. Rruga e perfaqesimit te vlerave bukurise, kultures, historise dhe arkeologjise shqiptare nepermjet Deliart Association neper Bote eshte e gjate. Perfaqesimet e para kane ardhur ne vitin 1998 ne Miss Europa ne Itali mbas zhvillimit te evenimentit te pare te Miss Shqiperise ne po ate vit. Qe prej asaj kohe ne menyre sistematike dhe te pervitshme ne te gjitha konkurset e Europes apo te Botes qe ne kemi perfaqesuar vendin tone, kemi bere me dije se Shqiperia, ky vend i vogel ne siperfaqe, fsheh vlera te jashtezakonshme dhe te mrekullueshme. Per 11 vjet me radhe eventi i Miss Globe u zhvillua ne Shqiperi, duke shperndare vlerat positive te armes me te forte, qe ne kemi: bukurine natyrore, kulturen e lashte, arkeologjine e mrekullueshme dhe vlerat e mikpritjes se nje kombi te cilat nuk kane te krahasuar. Fale Deliart Shqiperia eshte tashme ne harten e konkurseve te bukurise ne bote, duke bere gjithnje e me te njohur token shqiptare. Ne vitin 2015 Deliart e zhvilloi Miss Globe ne Toronto Canada, si nje bashkeprodhim me MCGP, dhe regjistron marken The Miss Globe duke u bere lider protagonist ne zhvillimin e nje eventi Boteror si nje vazhdimesi e investimit 13 vjecar ne kete fushe. Prej tetorit te vitit 2015 The Miss Globe eshte patente e DELIART ASSOCIATION. The Miss Globe do te vazhdoje te ruaje rrjetin e ndertuar e te ngritur me shume perkushtim me drejtoret Nacionale ne te 5 Kontinetet duke u perpjekur te ruaje imazhin dhe emrin e mire.