Gazetari Press

Gazetari Press RTV Arbëri

01/08/2025

Ekskluzive për herë të parë dalin në opinion këto dokumenta me vlerë dëshmi diplomatike nga Arhivi ynë K Ylliria

Ndërkomtarizimi i çështjes së Shqiptarve të Kosovës njohjes së saj dhe kërkesat e përgjigjet e Gjermanisë për intervenime ushtarake në Kosovë kundër forcave sllave në vitin 1991 përmes gazetarit Vëllaut tonë Johannes Vollmer të cilin e helmuan rusët na e vranë në vitin 1995 . dhe gazetares motres tonë Në Zvicer Hedi Rudolf për Zvicren Kosovën .Puna jonë në rrafshin Diplomatik Ylliria .Pak nga arhivi jonë i Ylliria me fakte dhe bazë t ju tregojmë punën e vrullshme të asaj kohe në aspektin Diplomatik në Perëndim kur Kosova ende nuk kishte qeveri e as njohje ndërkombëtare .Punë e Ilir Berisha e Ahmet Bllaca për Yllirinë për Dardaninë për Shqipërinë formimin e një diplomacie me rrënjë të shëndosha e të frytshme në Perëndim .....
G.B.C

01/08/2025
01/08/2025

Hysen A Berisha

Festim Lato - pishtar i ndezur i Çamërisë

Historia e kombit shqiptar është e mbushur përplot me ngjarje, data, lëvizjesh nacionaliste për identitet dhe shtet. Por, pothuaj të gjithë udhëheqësit e këtyre lëvizjeve nuk ishin viktima të traditës doktrinore "revolucioni i ha bijtë e vet" por të eliminimeve mizore fizike, nga armiqtë historik dhe falangat e tyre të cilët çdo herë kanë ekzistuar, si fatkeqësi e kombit.
Në mesin e tyre ishte edhe lideri/komandanti politik dhe ushtarak i kryengritje së përgjithshme kombëtare për pavarësinë dhe shtetin e Shqipërisë Hasan Prishtina.
Kur lexohen kronikat e kohës dhe dokumentet arkivore, aty dëshmohet për luftën që iu bë idesë së tij për lëvizje kombëtare dhe kryengritje të përgjithshme për identitet, shtet, çlirim dhe liri. Hasan Prishtina përfundoi i vrarë mizorisht!
Po këtë fat e patën edhe burra e figura kombëtare si: Ismailqemal Vora, Luigj Gurakuqi, Enver Hadri, Vëllezërit Gërvalla, e deri te Heroi i Çamërisë Festim Lato.
Viti 2016, me 30 tetor i dha jetë edhe një ëndrre të kombit tonë për çështjen ende të gjallë të Çamërisë.
Në Hagë, në praninë e dhjetëra përfaqësuesve të komuniteti çam, e qindra përkrahësve nga kudo nepër botë, edhe atyre arbëreshë, në një kuvend të përbashkët u shpall Pavarësia e Çamërisë dhe përmes Deklaratës së Pavarësisë - Çamëria u shpall Republikë.
Në një dokument programor prej disa pikash u specifikua rruga politike që do ndjekin përfaqësuesit çamë për realizimin e ëndrrës së tyre, të dhunuar tash gati një shekull, për identitet dhe shtet të tyre në trevat etnike të çameve dhe arvanitasve nën sundimin e Greqisë.
Ofroj kjo qeveri në ekzil, një rrugë politike shumë të ngjajshme me atë që ndoqën shqiptarët e Kosovës, në fund vitet ’88-89 dhe vitet ’90-99.
Shpalosi lideri çam Lato, një politikë programore që me krenari e bindje e identifikonte me rrugën e mençur, të urtë e paqësore që e kishte sprovuar tashmë me rezultat, Presidenti i lavdishëm i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishin këto ditë e vite që iu dha jetë çështjes që pretendohej të stërkeqej e t’i kalonte harresës historike, politike e ligjore, jo vetëm nga pushteti diskriminues grek i të gjitha periudhave që nga 1913, e ‘45, e deri në ditët e sotme kur u bënë pazare me trevat etnike nën sundimin e Greqisë pa i konsideruar fare kërkesat dhe objektivat programore të çamëve të organizuar tashme në institucionet e tyre edhe pse në ekzil.
Por, vlerësimi i historisë do të jetë i pamëshirshëm.
Disa do t’i rreshtojë në anën e errët të saj, për kompromiset e tyre të turpshme në dëm të çështjes kombëtare e çame, për tu ndjerë të turpëruar përgjithmonë.
Lufta kur e ke armikun e identifikuar dhe drejtimin e frontit të qartë se kah duhet t’i orientosh energjitë dhe fuqitë tua, është më e lehtë se sa kur e ke frontin të shpërndarë.
Çamët e organizuar në Republikën e tyre dhe lidershipin që i udhëhoqi, në krye me Festim Laton, nuk e patën vetëm një front.
Ani, ishte e pritur kjo! Se po luftohej për të drejtën e shenjtë çame dhe për të vendosur drejtësi mbi një padrejtësi, që do duhej të rëndonte mbi ndërgjegjjen kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por, asnjëherë nuk kishin llogaritur se do të detyrohen që frontin ta zhvillojnë edhe në ballë, edhe në krahë, edhe ne prapavijë.
Nuk e kishin menduar frontin jashtë institucioneve greke dhe shtetit grek.
Nuk ishin të gatshëm që të mbrohen edhe nga forcat e errësirës, edhe e dekadencës që po mëtonin ta kalonin në gjumë letargjik çështjen çame.
Nuk ishin përgatitur se lufta qoftë edhe përmes doktrinës "Komploti i heshtjes" apo në shumë raste edhe e hapur nga falanga filogreke që hanë bukën e Shqipërisë e bëjnë punën e grekut, do të ishte me e egër se ushtria greke që granatonte me artileri malet e Çamërisë, duke ju dëftuar natën e ditën Ushtria Çlirimtare e Çamërisë.
Nuk ishin të përgatitur për tu përballur me konspiracioniet me të cilat vrapuan kush e kush nga prokuror e deri te politikan matrapaz e profiter në emër të çështjes çame, ta etiketonin si çka jo tjetër, përveç se jo bir të Çamërisë, që po flijonte me dijet dhe fuqitë e tija çdo gjë për të mbajtur dhe ngjallë shpirtin luftarak të çamëve për liri dhe të drejta e kthim në trevat e tyre në Çamëri, ashtu siç e kishte mësuar historia dhe tradita, duke ndjekur shembullin e Abdyl Frashërti e Hasan Prishtinës.
Po a mund të etiketohej një lider i cili në moshën 9 vjeçare kishte përjetuar internimin komunist të tërë familjes në burgjet famëkqija të Spaçit e Burrelit; një fëmijë e djalë i Çamërisë që ishte rritur në internim komunist duke parë nënën e tij se si tërhiqte gurë zvarrë nëpër guroret e burgut dhe kur përkulej për tu falur para zotit të vet, rrihej me dru deri në alivanosje, deri sa mbetej e shtrirë para terrorit të kuq e në sytë e Zotit të vet.
A mund të anatemohej një djalë i Çamërisë që kur demokracinë e Shqipërisë dhe shtetin shqiptarë e kishin pushtuar forcat grekofile të “vorioepirit” dhe po e terrorizonin Vlorën me keq se ç ‘bëri Gjenerali famëkeq Zerva, i doli në mbrojtje qytetarëve vlonjat e çam të Vlorës duke luftuar i vetëm përballë bandave që kishin kapur edhe çdo segment të shtetit dhe po terrorizonin në emër të ëndërrës shoveniste greke të “vorioepirit”.
A mund të anatemohej një djalë që vetëm në emër të kësaj sakrifice, nuk kishte mundësi të jetë as në varrimin e të atit për t’i dhënë lamtumiren e fundit.
A mund të anatemohej një djalë i Çamërisë që po gjente forcë të ngjallte çështjen çame edhe pse zemrën e kishte copë-copë të gërryer nga kurbeti dhe malli për atdheun e ndaluar.
A mund të anatemohej një djalë që kur e lypi kombi, ishte edhe në frontin e UÇK për çlirimin e Kosovës, edhe në UÇPMB, edhe në UÇK-ombëtare, pra kudo në frontet ku luftohej për liri, barazi, demokraci, shtet dhe dinjitet kombëtar.
Jo, ju mund ta etiketoni si të doni, për atë se si i siguronte fondet që të mbanë të ndezur pishtarin e luftës për liri, barazi, demokraci e shtet në Çamëri;
Ju mund ta etiketoni si të doni për mënyrën e vdekjes, sepse këtë moral keni.
Por, një është e sigurtë se ai vdiq për Çamërinë, për të mos e ndalur kurrë luftën politike, ushtarake, diplomatike dhe në çfarëdo forme për të bërë Çamërinë të lirë dhe për kthimin biblik të çamëve në token e tyre të shenjte Çamërinë, për Republikën e Çamërisë shtet i çamëve dhe arvanitasve në trevat e tyre historike.
Ua tregoi këtë me politkat programore që kanë vetëm tri opsione për të vendosur paqe në rajon:
1. Republikën e Çamërisë, në një federatë/konfederatë, si fazë tranzitore, me Greqinë;
2. Republikën e Çamërisë, si eepublike e si shtet të pavarur; dhe
3 Çamëria t’i bashkëngjitet trungut aty ku takon, pra Shqipërisë.
Në politikën e tij programore nuk kishte alternativë tjetër.
Në këtë platformë po punonte kudo ku i jepej mundësia të takonte dikë apo të thoshte dy fjalë për Çamërinë. Bëri që shumë dyer të hapën dhe në shumë forume ndërkombëtare të depërtonte zëri i Çamërisë.
E anëtarsoi Çamërinë në UNPO (Organizatën Ndërkombëtare të Popujve të pa Përfaqësuar ) dhe në Edinburg të Irlandës në Mbretërinë e Bashkuar, të miratohej rezoluta për Çamërinë, që njeh të drejtën e çamëve që tu organizohen në institucione shtetërore në trevat e tyre krahas kthimit biblik, kthimit të pronave dhe njohjen e lirive dhe të drejtave politike në vendin e tyre. Në shumësinë e Rezolutave që u propozuan, vetëm e Çamërisë dhe ajo e Distriktit të Columbisë i njohur si Washington DC në SHBA, kaluan me votën unanime aprovuese të 110 shteteve anëtare.
Kjo e gëzoi pa masë! sepse ishte një internacionalizim i jashtëzakonshëm i çështjes çame, që se kishim paramenduar të ndodhte me aq shpejtësi.
Nuk ishte Fesitm Lato vetëm një luftëtar apo një lider që donte të shtyente përpara vetëm procesin politik e ushtarak për Çamërinë.
Çështjen çame e bëri edhe çështje të drejtësisë ndërkombëtare, e dërgoi edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e ngriti në sferat e kulturës dhe të sportit.
Përmes ekspozitave edhe në hollët e Parlamentit Evropian, ai demonstroi me fakte e fotografi, si dëshmi historike të masakrave gjenocidiale të bëra ndaj popullit çam, nga pushtet greke të të gjitha periudhave e edhe sot, kur Greqia është anëtare e BE dhe NATO si njollën amorale që po e mallkon perspektiven e Evropës.
E promovoi Çamërinë edhe si hapësirë investive dhe me mundësi zhvillimore e kapacitete që garantonin pavarësinë e saj dhe funksionalitetin si shtet, si resurse jo vetëm humane sa edhe ekonomike e industriale.
Po e shihte një dritë të fuqishme në fund të tunelit në të cilin e kishte kadandisur jo vetëm regjimi komunist por edhe profiterët politik të kohës së demokracisë e pluralizmit në Shqipëri, që në vend të luftës për liritë dhe të drejtat e çamëve në trevat e tyre dhe kthim, e kishin/e kanë shndërruar çështjen çame në karrem për përfitime e biznese.
Për këtë edhe i luftonte deri në paskrupullsi dhe për këtë do t’i gjykojë edhe historia një ditë. Do i malkojnë edhe vuajtjet e dhimbjet e nënave e baballarëve Çam.
Sot, edhe mund ti nënshtrohet gjykimit jo të shëndoshë të strukturave e qarqeve edhe shtetërore e jo vetëm, por gjykimi i historisë do të jetë vendimtar një ditë.
Festim Lato dhe bashkëveprimtaret çamë, punuan për historinë e jo për politikat ditore që janë larg të qënurit kombëtarë dhe të bazuara në sistem vlerash kombëtarë.
E tërë historiografia e tij dhe angazhimi, na e përcjellë zëshëm një amanet:
“Të mos lejohet kurrë që të shuhet pishtari i lirisë për Çamërinë dhe kthimin e çamëve në vatrat e tyre në Çamëri; Jetësimi i Republikës së Çamërisë si shtet i çamëve dhe arvanitasve; Për këtë duhet të sakrifikojmë çdo gjë edhe veten tonë. Pa Çamërinë atdheun tonë, nuk mund të ekzistojmë as Ne. Avangarde nderi e fitores, do të mbeten Ushtria Çlirimtare e Çamërisë”.
E Ne betohemi sot mbi këtë amanet!
Mbahuni të fortë, e Zoti u lashtë shëndosh familje e madhe Lato.
Zoti u lashtë shëndosh të gjithë juve bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të çështjes çame!
Zoti u lashtë shëndosh popull i Vlorës, i Shqipërisë, i Kosovës, i Kosovës lindore-Luginës, Malësive të Ulqinit, dhe Çamërisë, e çamëve kudo të dektisur nëpër Botë.
Lavdi emrit dhe veprës së Heroit të Çamërisë, Festim Lato!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar çam e arvanitas dhe Republikën e Çamërisë!

01/08/2025

DERI NE SHEKULLIN XIX,NE GREQI FLITEJ SHQIP

Ja disa dokumente të asaj kohe , që na tregojnë se kishte origjinë Shqiptare edhe pse grekët mundohen ta mohojnë

« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kundurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe


E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip

Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, Shqiptar . Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president dy herë rrjesht.

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë.

Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately” (për një farë kohe) u shqiptarizuan.

Studiuesi Aristidh Kola ka guxuar të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhëtare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….

“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)

“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)

“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarësia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)

« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kundurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.)

-------------------------------------------------------------------------

To the XIXth century , speak Albanian IN GREECE

Here are some documents of that time , we show that although there were Albanian origin Greeks try to deny

" By 1912, Admiral Pavlo Kundurioti , first President of the Greek Republic , gave orders in Albanian

All Greece in 1850 spoke Classifieds

Admiral Pavlos Kountouriotis - first president of Greece, Albania . Hero of the Greek state and national elected president two consecutive times .

Few will remain amazed by such a statement .

Nowadays , noted " scientifically " opinion " historians " , the most conspicuous in Greece , income and population are already assimilated. Even if you Google in ' Arvanitas " heading " history " , will read the opinions of historians is that the original call descendants of Greeks who just " intermediately " ( for a time ) was shqiptarizuan .

Aristides Cola scholar has dared to say it , that few , not only in Hellenic state nor in Albania , did not NXE mouth : " If they take out the arvanitas , there will be nothing left by the Greeks and Greece ! »

Where is the truth ?

History of science researcher , Marc Bloch , in his "master historian " says : " Our civilization would have done a tremendous breakthrough , the day hiding , the method set in action ... will give way to taste information "( f84M.B. ) then the best way is to address historical facts . Here's what facts come from travelers , scholars , contemporaries of the last century ....

" Ceva ( arvanitas researcher in " History of Thebes " ) : " It is known that during and after the National War until 1880 , the Attica and Athens Megarës cities speak Albanian , and few people knew and spoke Greek. " ( F164A.K . )

" ... All of Greece in 1850 spoke Albanian . Shateaubriand , Lamartine , Edmond About , and all those who have visited Greece at the time , all without exception have written that in fact , be regarded as Albania " ( f.213R.A. )

" - Nowhere else , rather than the Greek kingdom s'flitet Albanian, Albanian blood kërkund s'rrjedh such as veins and arteries in this population . Albanians in Greece is in his homeland ( f7K.K. )

" ... Since the ancient era to the independence of Greece in 1821-30 AD, has not undergone any change in this country ... and spoken Greek was known only by a very small minority ( p. 272 - 273R.A . )

« National Parliament in Argolida Greece in 1832 with King Otton and talk over a decade in Albanian and Greek drafted agenda " ( f 6K.K. )

" By 1912, Admiral Pavlo Kundurioti , first President of the Greek Republic , gave orders in Albanian . ( f 538A.K. )

01/08/2025

Greqinë e themeluan shqiptarët!
'ZËRI I SHQIPËRISË' - KUR ATHINA FLISTE SHQIP, KËRKOHEJ BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE
www.pashtriku.org, 30. 03. 2014 - Dikur në Greqi flitej më shumë gjuha shqipe, dhe këtë fakt e argumentojnë shumë dokumente arkivore. Në Greqi botohej gazeta "ZËRI I SHQIPËRISË". Ky numër i kësaj gazete (që e publikojmë këtu) është botuar 135 vjet më parë, më 3 nëntor 1879! Dhe padyshim është një dëshmi shumë e fuqishme që tregon se dikur në Greqi flitej shqip! Në nëntullin e gazetës me të drejtë shkruan: "Gazeta e të drejtave të shqiptarëve", si dhe fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pakontestueshme historike është redaktori i saj, A. I. Kuluriotis, një nga figurat më të shquara shqiptare të shekullit të XIX'të, pjesëtar i njërit prej fiseve më të lavdishme të Aranitëve që kontribuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit osman /alb-observer.com/. Ndërkaq në nëntitullin e tretë kryesor të gazetës theksohet më qartë se kurrë: "E duam Albaninë (Shqipërinë) një të bashkuar dhe të pavarur".
* * *
DOCUMENT HISTORY, WHEN MONEY spoke Albanian ATHENS 138 years .. I wanted UNION Albanian territories and Kita! BACKGROUND DOCUMENT Sometime in Greece Albanian language spoken more, so at least claimed by many historians who “killed” by others who “know” everything! But Greece published newspaper”” ZERI ALBANIA! This edition of the newspaper was published 138 years ago (photo) and on 3 dates - NOVEMBER 1879 … It is definitely a very powerful evidence of claims that Athens and not only once, speak Albanian as “known” and strongly denied by the Greeks!!! In its nëntullin, it rightly gases writes: “Journal of the rights of the Albanians”, and the most important fact about this unbreakable historical evidence is that its editor, A. I. Kuluriotis! One of the most prominent figures in the neighboring country and member undoubtedly one of the most glorious tribes Aranitëve who contributed to the liberation of Greece from the Ottoman invaders. While heading the third leading emphasized more clearly than ever, that: “We want Albaninë (Albania) A unified and independent.
***
Botuar në: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2600

01/08/2025
01/08/2025

Stema Emblema Berisha

01/08/2025

Çafrë dialogu kërkojnë ruso serbët e BE t'i kthejmë këto toka shqiptarëve deri në Beograd ..........!? Ruso serbët skanë asgjë të tyren në Kosovë vetë histori genocidi mbi shqiptarët ......njerës gjysmë të egër prej karpateve servovi e hervovi mbi dalmatët Ilir........ genocid

Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)

Harta është marrë nga libri Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997

Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë bot. Beograd, përkth. Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë f. 7 shkruan : Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore ; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. F. 329 Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nish*t, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403. Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua …. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.

Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986. F. 5 Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet : Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F. 126 Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238 Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshinë edhe qarqet e larta: Kryshevcin, Çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251 Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293 Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome.

Më 1877 kishte 620 familje shqiptare – çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km² të tij, në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km²), Kosanica ( 19 ban. 1km²).
Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoniç bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7 shkruan: Qyteti Nish nuk përmendet kurrsesi në episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse më 1336 përmendet si vend i Bullgarisë kralevine.

Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A – Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë….Krishterimi këtu ishte herët i pranishëm. Hierarkia kishtare ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). F. 638 shkruan : nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Millosh*t çelësat e qytetit të Beogradit.

Nova Enciklopedia I, A – K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689 Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit. Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459 Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia…

Jugoslovenski Leksikografski Zavod A – Z – Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918. Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922 serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmën e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335 Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.

Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme xhindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Në gërmadhat e kësaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Përvoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjiç, kanë ndërtuar edhe një Kishë. F. 399 po ashtu shkruan edhe për Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishën e Lëvishkës etj. siç shkruan edhe ak.

M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. Po aty f. 250 Perandoria e Car Dushanit në shek. XIV përfshinte Shqipërinë një pjesë të madhe të Greqisë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u bë copë e grimë …..Në mënyrë të njëjtë dhe objektive shkruhet edhe në disa libra tjera serbokroate dhe te tjera të huaja. Nga këto padrejtësi sot më shumë ka shqiptarë në botë se në Ballkan (përreth Shqipërisë).

Mu për këtë 1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavarësinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë.

2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova.

3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-ës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 – ës.

4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet.

5. Ti bëhet apel Rusisë ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum.

6. Çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara.

7. Të anulohet – shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe – një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90 – ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %.

8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashëgimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III.

9. Të anulohet termi – fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj.

10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore – ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen – shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.

01/08/2025

Teksa Gjykata Evropiane e Drejtësisë i dha një ‘shuplakë’ të fortë marrëveshjes së dy kryeministrave Meloni-Rama për dy qendrat e pritjes së emigrantëve në Lezhë, një...

01/08/2025

Pak çaste pasi Gjykata Europiane mori një vendim historik, duke fuqizuar gjyqtarët në rolin e tyre për të ashtuquajturin modeli Rama-Meloni, Edi Rama postoi një mesazh duke kërcënuar përsëri...

01/08/2025

Gjykata e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg ka dhënë sot vendimin mbi marrëveshjen për emigrantët Itali-Shqipëri. 'Një vend anëtar i BE-së 'mund të shpallë vende të origjinës së sigurt përmes një akti legjislativ, me kusht që kjo shpallje të jetë subjekt i një kontrolli të efektshëm gjyqësor.' Këtë e ka vendosur Gjykata e Drejtësisë së BE-së në vendimin për protokollin Itali-Shqipëri dhe përkufizimin e vendit të origjinës së sigurt. Çka do të thotë se i jep të drejtë gjykatës së Romës të shqyrtojë rast pas rasti nëse transfermimi është i ligjshëm apo jo. Vendimi rrëzon kryeministren Italiane Meloni e cila ndryshoi dy herë ligjin për të evituar vendimmarrjet e gjykatave në shqyrtimin e transferimeve të emigrantëve drejt kampit të Gjadrit në Lezhë. 'Për Brukselin, përcaktimi i vendeve të treta si vende të origjinës së sigurt duhet të vlerësohet nga një gjyqtar, dhe një vend mund të konsiderohet i sigurt vetëm nëse e gjithë popullsia në të gëzon mbrojtje efektive'. Ky vendim i rëndësishëm i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, prek marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampit të pritjes së migrantëve në Lezhë. Në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian (GjED) mbi Protokollin Itali-Shqipëri dhe mbi përkufizimin e një 'vendi të sigurt origjine', gjyqtarët theksuan se një shtet anëtar nuk mund të përfshijë në listën e vendeve të sigurta të origjinës një shtet që 'nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e tij'. Gjykata sqaroi më tej se ky kriter mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re të BE-së, 'e cila lejon përjashtime për disa kategori personash të identifikueshëm qartë', me afat të parashikuar më 12 qershor 2026. Megjithatë, 'legjislatori europian mund ta përshpejtojë këtë datë'.

Për lajmin e plotë klikoni linkun në story..

Address

Tirana

Telephone

+355674551213

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazetari Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share