
09/05/2024
Një rrugë e shenjuar deri diku prej rrënjëve, prej geneve, sepse Vikena Kamenica është vajza e dy artistëve të njohur, tenorit Guri Kamenica dhe mexosopranos Vera Kamenica, por nuk ishte mjedisi prej nga ajo vinte, ai që e diktoi në mënyrë përfundimtare rrugën e saj. Ishte skena ajo që e rrëmbeu, vendi ku siç rrëfen në intervistën për Newsbomb, i jepte ndjesinë se ishte ajo që donte, vendi ku të qenit merrte kuptim, madje aty, ndjesia e herës së parë, përsëritet çdo herë që ajo del para publikut, si një dashuri që nuk shter kurrë. Por pas talentit të trashëguar dhe pasionit, qëndron pas puna e palodhshme, sfidat, dilemat e sidomos përpjekja për të arritur të përsosurën. Kërkimi i së përsosurës është i lodhshëm si proces, thotë ajo, po ama është e vetmja rrugë që artistët njohin.
Jonida Hitoveizi Një rrugë e shenjuar deri diku prej rrënjëve, prej geneve, sepse Vikena Kamenica është vajza e dy artistëve të njohur, tenorit Guri Kamenica dhe mexosopranos Vera Kamenica, por nuk ishte mjedisi prej nga ajo vinte, ai që e diktoi në mënyrë përfundimtare rrugën e saj. I...