Citizens.al

Citizens.al Nga qytetarët, për qytetarët. "Çdo gazetar i mirë është një aktivist i së vërtetës"
(1)

Aktivistja, Greta Thunberg iu bashkua sot marshimit në Tiranë, ku u kërkua ndalimi i gjenocidit në Palestinë. Marshimi b...
23/07/2025

Aktivistja, Greta Thunberg iu bashkua sot marshimit në Tiranë, ku u kërkua ndalimi i gjenocidit në Palestinë. Marshimi bëri bashkë grupe aktivistësh që i bënë thirrje komunitetit global të ngrihet dhe të zgjedhë anën e duhur të historisë. Marshimi u ndaluan të vijë drejt kryeministrisë, pasi sipas policisë nuk ishin pajisur me leje, përtej shesh*t “Skëndërbej”.

21/07/2025

👉 https://citizens.al/2025/07/21/beteja-kunder-hec-eve-banoret-e-kacinarit-kerkojne-vijimin-e-hetimeve/
Banorët e fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan para Gjykatës së Lezhës në pritje të drejtësisë për çështjen e hidrocentraleve. Prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjes, ndërsa banorët këmbëngulin në vijimin e hetimeve. Ata akuzojnë kompaninë koncesionare për shkelje dhe falsifikim firmash. Seanca u shty për të disatën herë, teksa avokati Marash Logu thotë se hetimet e deritanishme nuk kanë qenë serioze.

Banorët e njësisë Kaçinar protestuan sot para Gjykatës së Lezhës, ku pritej seanca ndaj kompanisë “Shpërdhaza-Energji”, ...
21/07/2025

Banorët e njësisë Kaçinar protestuan sot para Gjykatës së Lezhës, ku pritej seanca ndaj kompanisë “Shpërdhaza-Energji”, e cila po ndërton katër hidrocentrale në atë zonë. Padia denoncon shkelje në të gjitha fazat e dhënies së koncesionit. Megjithatë, seanca e planifikuar për orën 11:30 u shty pas dreke pasi, ashtu si një javë më parë, prokuroria dorëzoi një akt-ekspertizë të mangët. Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kjo tregon mungesë serioziteti dhe hetim të cekët nga organet e drejtësisë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Citizens.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Citizens.al:

Share

Çfarë besojmë?

Jetojmë në kohët kur jemi të mbytur në propagandë, kur hapësira e mediatizuar është shumë e polarizuar dhe kufijtë mes raportimit dhe avokacisë janë zbehur.

Sot kemi raportime nga protesta e lëvizje si Black Lives Matter, Parkland Students, #MeToo dhe debati nëse reporterët mund dhe duhet apo jo të shprehin mendimet jashtë redaksisë, si në rrjetet sociale, apo të marrin pjesë nëpër marshime, është më i nxehtë se kurrë.

Sot kemi gazetarë që bëjnë aktivizëm, por kemi dhe aktivistë që kanë filluar të bëjnë gazetari (ACLU, Human Rights Watch, Greenpeace, në Shqipëri EcoAlbania dhe të tjerë)

Në shumë redaksi sot besohet se nuk ekzistojnë dy këndvështrime për çështje të caktuara si racizmi, përjashtimi, pabarazia, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.