Faktoje

Faktoje Faktoje kërkon të rrisë transparencën e të nxisi llogaridhënien përmes verifikimit të burimeve dhe fakteve.

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri të strehimit që synon të sigurojë 7 mijë “çelësa” për çiftet e reja në vi...
10/09/2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri të strehimit që synon të sigurojë 7 mijë “çelësa” për çiftet e reja në vitin 2027. Kjo paketë mbështetëse përfshin 4 mijë kredi të subvencionuara (me interes 0% ose 3%) dhe 3 mijë çifte për qira të subvencionuar me 50%.

Lexoni më shumë në komente 👇

Avionët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve këtë gusht janë ende pjesë e procesit të trajnimit. Ministria e Mbrojtjes...
09/09/2026

Avionët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve këtë gusht janë ende pjesë e procesit të trajnimit. Ministria e Mbrojtjes thotë se dy avionët në terren janë pjesë e kontratës për blerjen e 3 avionëve dhe po përdoren për trajnimin dhe familjarizimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë. Dorëzimi i plotë përfundon në mars 2027,

Lexoni më shumë në komente 👇

Pesë vite pas premtimit për ujë 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive, furnizimi i pandërprerë mbetet ende një objektiv....
09/09/2026

Pesë vite pas premtimit për ujë 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive, furnizimi i pandërprerë mbetet ende një objektiv. Në Tiranë, sipas të dhënave të ERRU-së, furnizimi mesatar arrin rreth 17 orë në ditë, ndërsa Partia Socialiste e ka vendosur sërish 2030-n si afatin për përmbushjen e objektivit.

Lexoni më shumë në komente 👇

Protesta e "Flamingove" pranë Kuvendit u shoqërua me një perimetër të gjerë sigurie nga më shumë se 500 efektivë policie...
08/09/2026

Protesta e "Flamingove" pranë Kuvendit u shoqërua me një perimetër të gjerë sigurie nga më shumë se 500 efektivë policie, duke shkaktuar fillimisht vështirësi në lëvizjen e qytetarëve për shkak të mungesës së njoftimeve zyrtare dhe me pas trafik të rënduar pas përlasjes mes forcave te rendit dhe protestuesve. Përkundër masave të shtuara dhe incidenteve, pjesa më e madhe e bizneseve në zonë vijuan aktivitetin, duke treguar dy realitete të Tiranës

Erjon Abule Protesta e sotme e “Flamingove” në Tiranë u shoqërua me një prani të konsiderueshme të forcave të policisë, veçanërisht përgjatë Rrugës së Elbasanit, ku situata në terren ishte e dominuar nga forca speciale, furgonët dhe autobotet e policisë. Në këtë segment të....

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në dëgjesën publike në qytetin e Kavajës, ata pak të pranishëm mbështetën...
08/09/2026

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në dëgjesën publike në qytetin e Kavajës, ata pak të pranishëm mbështetën bashkimin me Rrogozhinën si korrigjim i nevojshëm i ndarjeve territoriale të së kaluarës. Për banorët, ky bashkim nuk shihet vetëm si çështje kufijsh, por si një mundësi për të fuqizuar ekonominë lokale.

Lexoni më shumë në komente 👇

Kuvendi rinis sot punimet me një seancë plenare, e cila përveç karakterit ceremonial dhe betimit të ministres së re të S...
08/09/2026

Kuvendi rinis sot punimet me një seancë plenare, e cila përveç karakterit ceremonial dhe betimit të ministres së re të Shëndetësisë, shënon fillimin e një sesioni të ngarkuar me debate politike. Sesioni i ri pritet të përqendrohet tek reforma zgjedhore dhe riorganizimi territorial, ndërsa situata mbetet e tensionuar edhe nga protestat e paralajmëruara.

Lexoni më shumë në komente 👇

100 dite “Revolucioni Flamingo” rrethohet kryeministriaNga thirrjet “Shqipëria nuk është në sh*tje” te simboli i flaming...
07/09/2026

100 dite “Revolucioni Flamingo” rrethohet kryeministria

Nga thirrjet “Shqipëria nuk është në sh*tje” te simboli i flamingos si rezistencë. Protesta filloi me mbrojtjen e natyrës, vijoi me problematikat në vend ndërsa sot po kërkohet referendum. Ajo tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, aktivizoi diasporën dhe përfshiu çdo grupmoshë. Sot, protesta vazhdon, ndërsa ndikimi i saj po hyn në axhendën politike

Java në Faktoje
06/09/2026

Java në Faktoje

05/09/2026

Nënë Tereza, 3 fakte të pavërteta për shenjtoren

04/09/2026

Himara, nën kërcënimin e zjarrit. Qyteti i mbushur me pushues e turistë.

Address

RR. BARRIKADAVE, PALLATI I RI, NGJITUR ME SHKOLLËN "LIDHJA E PRIZRENIT", KATI 9, AP. 91
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Faktoje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Faktoje:

Shortcuts

Share