Brek Njuz

Brek Njuz Njuz me Brek nëpër këmbë Redaksia jonë ka në mesin e saj gazetarë të mbaruar ose që kanë mbaruar shkollë.

Brek Njuz është media ndërkombëtare dhe botërore me seli në Paskuqan e themeluar nga Mazllëm Shtëllunga, të cilit i lindi pasioni për tu bërë influencer në 1968 kur shpërndante me Zuk gazetën Zëri i Popullit. Stafi ynë është i trajnuar të zhbirilojë thashethemet dmth lajmet, të cilat nuk i verifikojmë fare, pasi nuk duam të vëmë në siklet burimin e lajmit. Lajmet tona janë 120% të vërteta por në r

aste të vecanta shkojnë deri në 80%. Pronari ynë i nderuari prof.dr. Mazllëm Shtëllunga shkon nga njëra seli partie në tjetrën me misionin e kapjes së lajmit por edhe të lekut. Pavarësia jonë mediatike është e shenjtë dhe mbetet e pacënuar deri në momentin që na vjen ndonjë lek në llogarinë tonë bankare.

29/02/2024

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Brek Njuz posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Brek Njuz:

Share

Prezantim

Brek Njuz është kompani mediatike pjesë e Indipendent Media Company International Group me seli në Paskuqan e themeluar që në vitin 2018 nga Pronari Ynë.

Për faktin që nuk na e var njeri, ne jemi media e pavarur por gjithsesi mbetemi mendje dhe xhephapur për mbështetje financiare nga ndonjë parti apo biznesmen.

Gazetarët tanë ndodhen në cdo kënd të Shqipërisë për të kapur lajmin ndërsa Pronari i Brek Njuz ndodhet sa në njërën seli partie në tjetrën deri në përmbushjen e misionit fisnik të kapjes së lekut.

Ju faleminderit.