PIK TV

PIK TV Zëri juaj i vërtetë

12/08/2026

Situatë kritike në Daias! – Zjarrfikësit nga Tirana, Kamza e Elbasani në betejë me flakët, digjen disa objekte të pabanuara

12/08/2026

Video/ Pamje apokaliptike në rrethinat e Tiranës! Lufta me flakët vazhdon, zjarrfikësve i kërkohet të largohen

Një situatë tepër e rëndë dhe e rrezikshme po zhvillohet në Daias të Tiranës, ku një zjarr masiv ka marrë përmasa shqetësuese. Përparimi i shpejtë i flakëve ka vënë në rrezik të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës që po përballen me vatrën në terren.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re momenti kritik kur flakët zgjerojnë me shpejtësi perimetrin e tyre dhe ndryshojnë drejtimin në mënyrë të papritur, të favorizuara nga era e fortë që fryne në zonë.

Përparimi i rrufeshëm i zjarrit ka vënë në rrezik serioz dy automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat ishin stacionuar shumë pranë vatrës kryesore për të bërë të mundur fikjen e saj.

Rreziku i lartë dhe paniku i momenteve të fundit pasqyrohen qartë në komunikimin mes efektivëve në terren. Në video dëgjohet thirrja alarmuese e njërit prej zjarrfikësve, i cili e paralajmëron kolegun e tij të largohet me urgjencë për t'i shpëtuar rrethimit nga flakët:

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol!”

Situata mbetet kritike, ndërsa era e fortë vazhdon të vështirësojë operacionin e izolimit të vatrës së zjarrit.

12/08/2026

Zjarri perpin malin ne Perlat te Mirdites, forcat e emergjencave ne lufte prej oresh me flaket e zjarrit! Ne rrezik edhe banesa

Një vatër zjarri është shfaqur pak minuta më parë në fshatin Perlat i Eperm, në Bashkinë Mirditë.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Mirditës, ndërsa në ndihmë për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe zjarrfikës nga Mati.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe lisa, ndërsa për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, flakët paraqesin rrezik për përhapje të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

12/08/2026

PROTESTË PER RRUGEN DHE UJIN NË KURBIN
Banoret e Gjormit: Nuk është investuar prej dakadash, pushteti na ma harruar

Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në qendër të fshatit, në shenjë indinjate ndaj pushtetit vendor dhe qendror, për të cilin thonë se i ka lënë në harresë dhe nuk ka realizuar investime për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Banorët shprehen se degradimi i rrugës me gjatesi rreth 2 km që lidh Gjormin me autostradën Milot–Thumanë dhe aksin nacional Laç–Mamurras ua ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe jetën e përditshme. Një tjetër problem shqetësues, sipas tyre, është mungesa e ujit të pijshëm, te cilin detyrohen ta blejne ose ta mbushin ne burime disa km larg fshatit.

Në mbështetje të banorëve në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, së bashku me këshilltarët opozitarë të Bashkisë Kurbin, Albert Ndoci dhe Safedin Lika. Ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave të ngritura nga banorët.

Në fshatin Gjorm jetojnë mbi 250 familje, të cilat përballen prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbimet bazë. Shqetesim mbetet dhe permbytjet e vazhdueshme kur ka reshje shiu si dhe mungesa e mbrojtese anesore ne uren mbi kanalin e ujerave te larta, çka po rrezikon jeten e femijeve.

12/08/2026

Kështu uron një gjyshe si nënë Prena nga Veriu 🤍

Urime të vjetra, fjalë zemre dhe bekime që vetëm gjyshet tona i dinë

12/08/2026

Plumba drejt automjetit pas konfliktit për motive të dobëta/ Kurbin, tre persona në pranga, një tjetër në kërkim

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (familjarë të njëri-tjetrit).

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.

Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

11/08/2026

Trafik kilometrik ne aksin Lezhe-Milot! Pushuesit kthehen nga plazhi

11/08/2026

I gjithe vendi ne lufte me zjarret! Drejtori i Pergjithshem i Zjarrfikesve Arben Cara jep doreheqjen

09/08/2026

20 ore ne lufte me zjarret ne Kruje! Heronjte e Patosit e marrin veten me buk djathe e domate

09/08/2026

Situate Apokaliptike ne Kruje🥹

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PIK TV posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to PIK TV:

Shortcuts

Share