OMBRA GVG

OMBRA GVG Shtëpia e Librit OMBRA GVG, e themeluar në vitin 1998 nga Vasilika dhe Gëzim Tafa, është një ndër emrat e njohur në botimet shqiptare.

Profili zyrtar i Shtëpisë së Librit OMBRA GVG: lajmet më të fundit, katalogu, autorët, videot, evenimentet, dhe më shumë... / Official page of OMBRA GVG Publishing House: the previews, the catalogue, authors, videos, events and more... Veprimtaria e saj është e mbështetur në disa kolana të letërsisë shqipe dhe të huaj. OMBRA GVG i zgjedh me kujdes autorët dhe veprat e tyre dhe i përcjell në duart

e lexuesit nëpërmjet një kujdesi të veçantë profesional dhe grafik, cilësi kjo e dallueshme nga shtëpitë e tjera botuese. Shumë nga autorët dhe botimet e OMBRA GVG janë vlerësuar me çmime të rëndësishme për vlerat letrare, artistike apo grafike. Në vitin 2010, Shtëpia e Librit OMBRA GVG u bë fituese e Çmimit të Bibliofilisë "Lumo Skëndo", dhënë nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.

- ❈ -

Founded in 1998 by Vasilika and Gëzim Tafa, OMBRA GVG is one of the most serious publishing houses in Albania. Our publications include a carefully selected variety of the most critically acclaimed titles, from both classical and contemporary literature, from Albanian and foreign authors. We are very proud of our books, most of which have been honored with different prizes in both National and International scale due to uncompromising artistic values, and their appearence/design as well. Certainly, our passion, our determination and desire to bring only the most valuable books has been rewarded. OMBRA GVG Publishing House has been awarded with many important cultural awards, such as "Lumo Skëndo" National Prize 2010, granted by the Ministry of Culture, Tourism, Youth and Sports (Republic of Albania) and The National Library of Albania.

- ❈ -

Një roman që të shikon drejt e në sy dhe nuk të lë të shmangesh. “Anima” nis me një krim tronditës dhe shndërrohet në nj...
28/08/2026

Një roman që të shikon drejt e në sy dhe nuk të lë të shmangesh. “Anima” nis me një krim tronditës dhe shndërrohet në një odise bashkëkohore mbi dhimbjen, hakmarrjen dhe natyrën e errët të njeriut. Historia rrëfehet nga sytë e kafshëve, dëshmitarë të heshtur që shohin më thellë se njeriu, dhe na çon në një udhëtim ku kufiri mes “bishës” dhe njeriut shpërbëhet. Një lexim i fortë, provokues, që nuk harrohet lehtë. 🖤

Wajdi Mouawad është një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë dhe teatrit bashkëkohor. Shkrimtar dhe dramaturg libano-kanadez, veprat e tij janë përkthyer në mbi 20 gjuhë dhe janë vënë në skenë në mbarë botën. Me “Anima”, Mouawad na sfidon të përballemi me të vërtetën më të hidhur: se mizoria më e madhe mund të vijë nga vetë njeriu.

26/08/2026
23/08/2026

Meditimi ditor mes faqeve 📚
Përzgjedhja e ditës: Joseph O’Connor “Shtëpia e Atit Tim” 🫶🏻

Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmohimin, dhe të qënit human në rrethanat ...
23/08/2026

Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmohimin, dhe të qënit human në rrethanat e dhunës ekstreme.

Shtator 1943. Trupat e ushtrisë gjermane, që drejtohen nga komandanti Hauptman, kanë marrë në kontroll gjithë Romën duke ushtruar dhunë dhe terror të egër. Fati i luftës së Dytë Botërore është ende i paqartë... Diplomatë, refugjatë, hebrenj, robër lufte dhe qytetarë të tjerë, për të shpëtuar nga ushtria naziste, kërkojnë që të gjejnë një vendstrehim të sigurt. Është prift irlandez Hug O’Flaherti që do të gjendet pranë këtyre qytetarëve që kanë marrë arratinë nga terrori. Shtëpia e tij është në Vatikan, në shtetin më të vogël në botë, një vend neutral dhe i pavarur brenda Romës, ku pushtuesit gjermanë nuk kanë asnjë ndikim. At’ O’Flahert që është i kthjellët në misionin e tij dhe stoik përballë autoriteve të ushtrisë gjermane, bashkëpunon me Ambasadorin e Britanisë në Selinë e Shenjtë, gruan e një diplomati irlandez, një konteshë italiane dhe një kamarier, që janë edhe miqtë më të afërt të tij. E gjithë “mizanskena” funksionon dhe mbikëqyret si në një kor. Ata i strehojnë të arratisurit në shtëpi të sigurta, i paisin me dokumente të falsifikuara dhe më pas organizojnë transferimin e tyre në një fshat, mes një klime të tensionuar nga vëzhgimi i forcave SS në Romë, në pragun e Krishtlindjeve…

Shqipëroi mjeshtërisht Anisa Trifoni.

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absu...
15/08/2026

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..

E shkruar nga viti 1905 kryevepra satiro komike e Natsume Sõsekit, “Unë Jam Një Maçok”, është një satire e marrëzisë së shoqërisë japoneze të klasës së mesme të lartë gjatë epokës Meiji. 🐱 📚 🇯🇵

Një nga romanet më të dashura të letërsisë japoneze, “Sanshirō” i Natsume Sōsekit është një rrëfim elegant, delikat dhe ...
13/08/2026

Një nga romanet më të dashura të letërsisë japoneze, “Sanshirō” i Natsume Sōsekit është një rrëfim elegant, delikat dhe i thellë për rininë, vetminë dhe kërkimin e kuptimit të jetës.

Nëpërmjet syve të një studenti që mbërrin në Tokio nga provinca, përjetojmë një Japoni në prag të transformimit, një përplasje mes idealizmit të rinisë dhe qetësisë së ndjerë të pjekurisë.

Një vepër që flet për rritjen, vetëdijen dhe ndjesinë e të qenit i huaj edhe në botën tënde.

🕊️ Një klasik i përjetshëm nga babai i letërsisë moderne japoneze.

Një nga veprat monumentale të letërsisë italiane, “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzati, e renditur ndër 100 romane...
11/08/2026

Një nga veprat monumentale të letërsisë italiane, “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzati, e renditur ndër 100 romanet më të bukura të shekullit të 20-të, në një përkthim mjeshtëror nga Dritan Çela.

Një histori magjepsëse mbi pritjen, iluzionin e kohës, humbjen e ëndrrave dhe përballjen me vdekjen, e vendosur në kufirin e mjegullt mes reales dhe joreales. Një roman që të fton të reflektosh mbi vetminë, idealet e shpërdoruara dhe ndjeshmërinë njerëzore në përballje me absurditetin e jetës.

Xhovani Drogo pret një armik që nuk vjen kurrë, në një kala që bëhet burg i mendjes dhe i shpirtit. Por, siç ndodh shpesh në veprat e Dino Buzzati, ajo që nuk ndodh është pikërisht ajo që ka më shumë rëndësi.

Një klasik që kalon përtej leximit, në përjetim.

09/08/2026
09/08/2026

🍯 Jo çdo mjaltë është i ëmbël. Disa mbajnë shijen e kujtimeve, humbjes dhe të vërtetave që kemi frikë t’iu përballemi.

Në mbrëmjen para funeralit të bashkëshortit të saj, Hana zbulon se ai i ka lënë pas njëmbëdhjetë letra, po aq sa kornizat e një kosherjeje bletësh. Çdo letër është një rrëfim, një kujtim, një copëz e së vërtetës që ai nuk pati guximin t’ia thoshte sa ishte gjallë. Por, ndërsa fjalët e tij marrin jetë, e kaluara fillon të zhvishet nga heshtja dhe një sekret tronditës del në dritë, duke vënë në pikëpyetje gjithçka që Hana besonte për dashurinë, martesën dhe jetën e tyre së bashku.

Një roman lirik dhe thellësisht emocional, ku natyra, bletët dhe fuqia shëruese e faljes ndërthuren në një histori që të prek në mënyrën më të qetë, por më të ndjerë.

Caryl Lewis është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore uellsiane. Romanciere, dramaturge dhe skenariste shumë herë e vlerësuar me çmime, ajo është autorja e parë që ka fituar tri herë Wales Book of the Year, e njohur për prozën e saj poetike, ndjeshmërinë e rrallë dhe aftësinë për të kthyer historitë intime familjare në letërsi universale.

📖 “Mjalti i Hidhur” është një kujtesë se ndonjëherë, e vërteta më e rëndësishme është ajo që mbërrin vetëm pasi heshtja ka zgjatur shumë. Shqipëroi mjeshtërisht Sidita Dano-Hoxhiq. Sidita Hoxhiq

📮 Porosit online dhe përfitoni -10% ulje.

Maja dhe Natasha janë motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e par...
07/08/2026

Maja dhe Natasha janë motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e parë e trupës së Baletit Kirov, e rënduar psikologjikisht nga lindja në kohë lufte dhe humbja përgjithmonë e mundësisë për të shkëlqyer si balerinë, i dha fund jetës fill pas lindjes së foshnjave. Vajzat, që u rritën nga shoqja e ngushtë e prima balerinës së Kirovit, trashëguan talentin e së ëmës. Me kalimin e viteve, Akademia e Baletit Vaganova dhe regjimi totalitar sovjetik, janë të vetmet botë që ato njohin. Në vitin 1958, në vitin e fundit në Vaganova dhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, gjithçka që Maja, Natasha dhe shokët e tyre të klasës dëshirojnë, është që të kërcejnë me Kirovin dhe t’i bashkohen trupës në turneun që do të bëhet në Amerikë. Por një ligj i qeverisë së Kremlinit përmbys të ardhmen e motrave: anëtarët e së njëjtës familje nuk lejohen që të udhëtojnë bashkë jashtë vendit nga frika e arratisjeve. Prandaj, në trupën e baletit të famshëm Kirov mund të pranohet vetëm njëra prej tyre. Maja, që është mësuar prej kohësh të jetojë në hijen e së motrës, e pranon me hidhërim fatin e saj, derisa një partner i ri kërcimi e frymëzon duke i zgjuar ëndrrat. Për herë të parë dhe në momentin më mizor të mundshëm, dy motrat janë të barabarta. Më pas, njëra e tradhton tjet rën, dhe jetët e tyre ndryshojnë përgjithmonë, duke u ndarë në dy drejtime të ndryshme. Ndërsa njëra prej binjakeve ndjek karrierën në balet dhe përjeton emocionet e një jete jashte territorit të Rusisë, në Amerikë, tjetra peragitet që të interpretojë në përshtatjen e filmit epik “Lufta dhe paqja”, i financuar nga regjimi sovjetik Kur Lufta e Ftohtë behet edhe më kritike, Maja dhe Natasha fillojnë të kuptojnë më mirë lidhjen me njëra-tjetrën, përballjen me hijet e së kaluarës, pendesat dhe thirrjen e gjakut. Shqipëroi mjeshtërisht Elona Qose Elona Qose

Address

Boulevard Gjergj Fishta, Kompleksi Tirana 2000, Kulla 4, Ap. 4
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OMBRA GVG posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to OMBRA GVG:

Shortcuts

Share

Category