X-Media

X-Media X + Ty = Ti + Gjithçka që mund të imagjinosh X-Media është hapësira ku lajmet marrin zë dhe kuptim.
(634)

Me informacion të verifikuar dhe qëndrime objektive, ndihmojmë të kuptosh botën rreth teje. Qëndro i informuar, aktiv dhe gjithmonë në qendër të aksionit!

20/09/2026

Një autobus me nxënës nga Podgorica, që po ktheheshin nga një ekskursion, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident në aksin Mojkovac–Kolašin, në Malin e Zi. Rreth orës 20:35, si pasojë e një shembjeje shkëmbi, shoferi është detyruar të bëjë një manovër për t'u shmangur gurëve, duke u përplasur me një shkëmb në anë të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër nxënës dhe dy të rritur (mes tyre shoferi dhe mësuesja).

20/09/2026

Detaje të reja dolën në dritë nga atentati i sotëm në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murta (i njohur si “Tani Ruzhdiut”) dhe u plagos një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj.

Viktima Murta rezulton me precedentë penalë dhe ishte i përfshirë në plagosjen e dyfishtë të 17 korrikut 2025 në Sarandë (ku mbetën të plagosur Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj). Kjo ngjarje dyshohet se ka ndezur një sagë të rëndë hakmarrjeje në qytet, ku pak kohë më parë u vra me tritol edhe babai i një prej bashkëpunëtorëve të tij, Isuf Jacaj. Murta, i cili ishte liruar së fundmi nga qelia, u ekzekutua sot në qendër të qytetit nga autorë ende të paidentifikuar.

20/09/2026

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në zemër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg katër ish-krerët UÇK-së.Tubime në kundërshtim me vendimin e Speciales janë zhvilluar edhe në diasporë. Të dielën, protesta u mbajtën në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

20/09/2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës, ku një konflikt mes disa personash ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një kalimtar i rastit është plagosur. Rrethanat dhe shkaqet e këtij sherri tragjik mbeten ende të paqarta, ndërsa policia pritet të zbardhë detajet dhe identitetin e personave të përfshirë në vijim.

20/09/2026

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Gjenevës dhe Lozanës për të marshuar paqësisht kundër mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike, nën sloganin “Asnjë verë në 50 gradë Celsius!”. Protesta vjen pas vendimit historik të prillit 2024, ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Zvicrën si vendin e parë ndërkombëtarisht për masa të pamjaftueshme klimatike, ndërsa vala e demonstratave pritet të shtrihet në qytete të tjera zvicerane deri më 2 tetor.

20/09/2026

Rusia është përfshirë nga një valë masive sulmesh me mbi 300 dronë ukrainas, duke shkaktuar dy viktima, flakë në një rafineri nafte pranë Moskës dhe kaos në trafikun ajror me dhjetëra fluturime të anuluara. Autoritetet ruse e lidhën këtë sulm me përpjekjen e Kievit për të penguar ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare – të parat që zhvillohen që prej nisjes së konfliktit në shkallë të gjerë – ndërkohë që Kievi i ka cilësuar vetë zgjedhjet si një farsë.

20/09/2026

Këngëtarja Céline Dion u ka dhuruar fansave një moment vërtet të papritur dhe emocionues, duke u shfaqur zbathur mbi një makinë gjatë orëve të natës duke interpretuar para hotelit të saj. Ky gjest spontan ka magjepsur të pranishmit, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë dhe lidhjen e fortë që ajo ka me admiruesit e saj.

19/09/2026

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when X-Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to X-Media:

Shortcuts

Share