22/12/2025
Kur të drejtat ekzistojnë vetëm në ligj.
Të punosh si gazetare në Shqipëri do të thotë të përballesh çdo ditë me presion, pasiguri dhe shkelje të të drejtave. Në këtë dokumentar, me Blerjana Bino, Drejtuese Ekzekutive e SciDEV, flasim hapur për realitetin e grave në media: nga kërcënimet për largim nga puna, te ngacmimet në ambientet e punës dhe mungesa reale e zbatimit të të drejtave të garantuara me ligj, përfshirë lejen e lindjes.
Një bisedë e domosdoshme për atë që Kodi i Punës premton, por që shpesh mbetet vetëm në letër: https://www.youtube.com/watch?v=ylrKhnQaOF8