15/09/2026
Një video ku shfaqej Jozi duke kënduar në një dasmë u publikua mbrëmjen e kaluar nga një agjenci e njohur që merret me filmimin dhe dokumentimin e eventeve.
Në përshkrimin e videos pretendohej se Jozi ishte “i ftuari special i mbrëmjes së djeshme në një dasmë”, duke ndërsa pamjet u shpërndanë më pas edhe nga Bling Magazine.
Por, pas publikimit, Jozi na ka kontaktuar drejtpërdrejt me redaksinë e Bling duke mohuar se pretendimi i videos ishte i vërtetë.
Në një moment kur emri i Jozit është bërë sërish pjesë e vëmendjes mediatike pas përplasjes me Eduart Kuqin, për të cilën ai ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, videoja ngriti pikëpyetje në rrjet.