Sprint.al

Sprint.al Faqja zyrtare në Facebook e Portalit informativ "Sprint.al"

🔴 Ish deputeti i PS, Nazmir Bilani, shkruan:✍ “PS-në e gjeta si një bo****lo”, tha një ditë Rama me atë buzëqeshjen e ti...
25/07/2025

🔴 Ish deputeti i PS, Nazmir Bilani, shkruan:

✍ “PS-në e gjeta si një bo****lo”, tha një ditë Rama me atë buzëqeshjen e tij përçmuese.

Po sot? Sot s’kemi më bo****lo – kemi komplet një rrjet ku ai vetë është pronari, rekrutuesi dhe klienti kryesor.

Shikoni ç’ndodh në partinë e tij të Rilindjes:
Shykriu, Gici, Peçi, Subashi… dhe këta janë vetëm ca emra të përmendur nga rastësia, jo ndonjë meritë.

Se poshtë në hallkat e shtetit, në bashki, drejtori, borde, agjenci – është plot me “emërime shërbimi”, jo me figura publike. Të emëruar për bindje, jo për dije. Për zell, jo për dinjitet.

Dikur e quajti PS-në bo****lo, por të paktën atëherë ishte hipokrizi. Sot është realitet.
Sot bo****loja është funksionale, me turne ditë e natë, dhe me qarkullim të garantuar: servilë, trafikantë, mediokër, mashtrues – të gjithë me vula partie dhe rrogë shteti.

Nuk ka mbetur asgjë nga PS-ja e dikurshme. Sot është një organizatë e degjeneruar ku Rama emëron nga krerët e partisë në rrethe deri te kapterët e bashkive – mjafton të përulen, t’i këndojnë lavde dhe të bëjnë “çfarë duhet” për karrigen.

Sot në këtë parti nuk hyn dot njeri me integritet, por hyn pa problem kush ka shërbyer, përkëdhelur, puthur… ku duhet.

Kjo nuk është thjesht shthurje politike. Është projekt i qëllimshëm. Një sistem i ndërtuar për t’u sunduar nga padroni dhe për t’u shërbyer nga një klasë e ulët në moral, por e gatshme për gjithçka.

Me pak fjalë, Rama nuk gjeti bo****lo – e bëri vetë, e mobiloi vetë, dhe tani e menaxhon vetë. PS-ja sot është veçse bo****loja e tij personale.

🔴 THIRRJE PËR BOJKOT NDAJ DHL PAS MANIPULIMIT TË VOTAVE NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT 2025Thirrje 👇Pas vëzhgimeve të besueshme...
25/07/2025

🔴 THIRRJE PËR BOJKOT NDAJ DHL PAS MANIPULIMIT TË VOTAVE NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT 2025

Thirrje 👇

Pas vëzhgimeve të besueshme për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis kompanisë DHL dhe Qeverisë Shqiptare në manipulimin e votave të Diasporës Shqiptare gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025, si dhe për shkak të mbështetjes së dukshme të Ambasadës Gjermane në këtë akt, ne shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë më të thellë për këtë shkelje flagrante të parimeve demokratike.

Kjo ndërhyrje cënon legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe besimin e popullit shqiptar në të drejtën për të votuar lirisht, kudo që ndodhet.

Si reagim ndaj këtyre veprimeve, u bëj thirrje të gjithë demokratëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, TË BOJKOTOJNË SHËRBIMET E DHL SI NJË FORMË REZISTENCE QYTETARE DHE PROTESTE NDAJ ROLIT TË SAJ NË SHTREMBËRIMIN E VULLNETIT TË POPULLIT.
Kjo le të jetë një thirrje e qartë dhe e fortë: nuk do të pranojmë manipulimin e votës sonë, as ndërhyrjen e aktorëve të huaj në proceset tona demokratike.

========================================

AUFRUF ZUM BOYKOTT VON DHL NACH WAHLMANIPULATION IN ALBANIEN AM 11. MAI 2025

ERKLÄRUNG:

Nach glaubwürdigen Hinweisen auf eine direkte Zusammenarbeit zwischen dem Unternehmen DHL und der albanischen Regierung bei der Manipulation der Stimmen der albanischen Diaspora während der Parlamentswahlen am 11. Mai 2025 – sowie angesichts der offensichtlichen Unterstützung durch die Deutsche Botschaft – äußern wir unsere tiefste Besorgnis über diesen schweren Verstoß gegen demokratische Grundprinzipien.
Ein solcher Eingriff untergräbt die Legitimität des Wahlprozesses und das Vertrauen des albanischen Volkes – im In- und Ausland – in das freie Wahlrecht.

Als Reaktion auf diese Handlungen rufe ich alle albanischen Demokraten weltweit dazu auf, DIE DIENSTE VON DHL ZU BOYKOTTIEREN, ALS AUSDRUCK DES ZIVILEN WIDERSTANDS UND PROTESTS GEGEN DEREN ROLLE BEI DER VERFÄLSCHUNG DES VOLKSWILLENS.
Dies soll ein klares und entschlossenes Zeichen setzen: Wir werden keine Manipulation unserer Stimmen dulden – und keine ausländische Einmischung in unseren demokratischen Prozess akzeptieren.

===========================================

CALL TO BOYCOTT DHL FOLLOWING ALLEGED VOTE MANIPULATION IN ALBANIA’S MAY 2025 ELECTIONS
STATEMENT:

Following credible indications of collaboration between DHL and the Albanian Government in the manipulation of votes cast by the Albanian Diaspora during the general elections of May 11th, 2025, and the apparent complicity of the German Embassy in supporting these actions, we express our deepest concern regarding this grave violation of democratic principles.
Such interference undermines the legitimacy of the electoral process and the trust of the Albanian people, both at home and abroad.

In response to these actions, I call upon all Albanian democrats — inside the country and across the diaspora — TO BOYCOTT DHL’S SERVICES AS A FORM OF CIVIC RESISTANCE AND PROTEST AGAINST ITS INVOLVEMENT IN DISTORTING THE WILL OF THE PEOPLE.
Let this be a clear and firm message: we will not tolerate the manipulation of our votes, nor the interference of foreign actors in our sovereign democratic processes.

===========================================

APPEL AU BOYCOTT DE DHL SUITE À LA MANIPULATION DES VOTES LORS DES ÉLECTIONS GÉNÉRALES EN ALBANIE DU 11 MAI 2025

DÉCLARATION :

Suite à des indications crédibles faisant état d’une collaboration directe entre l’entreprise DHL et le gouvernement albanais dans la manipulation des votes des membres de la diaspora albanaise lors des élections générales du 11 mai 2025 — ainsi qu’au soutien manifeste de l’Ambassade d’Allemagne à ces actions — nous exprimons notre plus vive inquiétude face à cette grave atteinte aux principes démocratiques fondamentaux.

Une telle ingérence compromet la légitimité du processus électoral et sape la confiance du peuple albanais, tant à l’intérieur qu’à l’extérieur du pays. EN RÉACTION À CES ACTES, J’EN APPELLE À TOUS LES DÉMOCRATES ALBANAIS, EN ALBANIE ET DANS LA DIASPORA, À BOYCOTTER LES SERVICES DE DHL, EN GUISE DE RÉSISTANCE CITOYENNE ET DE PROTESTATION CONTRE SON RÔLE DANS LA DÉFORMATION DE LA VOLONTÉ POPULAIRE.
Ce boycott doit être un message clair et déterminé : nous ne tolérerons ni la manipulation de notre vote, ni l’ingérence d’acteurs étrangers dans notre processus démocratique.

=========================================

APPELLO AL BOICOTTAGGIO DI DHL DOPO LA MANIPOLAZIONE DEI VOTI NELLE ELEZIONI GENERALI IN ALBANIA DELL’11 MAGGIO 2025
DICHIARAZIONE:

Dopo aver ricevuto informazioni credibili sulla collaborazione diretta tra la compagnia DHL e il Governo albanese nella manipolazione dei voti della Diaspora albanese durante le elezioni generali dell’11 maggio 2025 — e constatando il sostegno evidente dell’Ambasciata tedesca a tali azioni — esprimiamo la nostra profonda preoccupazione per questa grave violazione dei principi democratici fondamentali.
Un’interferenza di tale portata mina la legittimità del processo elettorale e la fiducia del popolo albanese, sia all’interno del Paese che all’estero.

IN RISPOSTA A QUESTI ATTI, INVITO TUTTI I DEMOCRATICI ALBANESI, IN PATRIA E NELLA DIASPORA, A BOICOTTARE I SERVIZI DI DHL, COME FORMA DI RESISTENZA CIVILE E PROTESTA CONTRO IL SUO RUOLO NELLA DISTORSIONE DELLA VOLONTÀ POPOLARE.

Che questo boicottaggio sia un messaggio chiaro e determinato: non tollereremo la manipolazione del nostro voto, né l’ingerenza di attori stranieri nei nostri processi democratici.

/ Mal Berisha/

🔴 Rrezikon shembjen – ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit, Dom Gjergj Meta reagon ashpër: Si mund të bllokohet aksi kry...
25/07/2025

🔴 Rrezikon shembjen – ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit, Dom Gjergj Meta reagon ashpër: Si mund të bllokohet aksi kryesor në kulmin e sezonit turistik?

Ura e vjetër e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur përfundimisht për qarkullimin e automjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse të saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, dëmtimet janë pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së rregullt dhe tërheqjes së inerteve në afërsi të strukturës, çka ka dobësuar ndjeshëm stabilitetin e urës.

Vendimi për mbylljen është marrë si masë sigurie për të shmangur rrezikun e shembjes, duke e bërë të pamundur kalimin mbi të. Deri tani, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ketë ndërhyrje për rikonstruksion apo cilat janë planet për të ardhmen e kësaj ure strategjike. Situata është përkeqësuar për shkak të fluksit të lartë të trafikut në aksin Milot–Lezhë, sidomos në këtë periudhë ku lëvizja është intensifikuar nga turistë dhe emigrantë të kthyer për pushime.

Mbyllja e urës pritet të shkaktojë kaos në qarkullim, me radhë të gjata në hyrje dhe dalje të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e banorëve dhe pushuesve.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër presidenti i Konferencës së Ipeshkvijve të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, i cili e cilëson bllokimin e aksit si një papërgjegjshmëri të institucioneve shtetërore. “Si ka mundësi që në mes të sezonit turistik, në kulmin e ardhjes së emigrantëve dhe të organizimit të dasmave, të mbyllet ura e Milotit?”, shprehet ai në një reagim të fortë publik.

“Çfarë inkompetence absolute nga institucioni që merret me rrugët. Asnjë llogaridhënie, asnjë lajmërim paraprak, asnjë sqarim se si do të bëhet, kur do të bëhet… vetëm thjesht: 'Ndalohet!'”, shton ai, duke vënë në dukje mungesën e transparencës dhe të planifikimit.

Dom Gjergj Meta ngre edhe një pyetje të rëndësishme: A kontrollohet me kohë gjendja e urave për të ndërhyrë në mënyrë parandaluese, para se të arrijë në këtë pikë kritike?

Ndërkohë, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve presin me pasiguri zgjidhjen e situatës, ndërsa mungesa e një plani alternativ po krijon bllokime të mëdha dhe pakënaqësi të thella.

Fasule pastërma duken.Kurse turshia dhe byreku dallohet ashiqare....
25/07/2025

Fasule pastërma duken.

Kurse turshia dhe byreku dallohet ashiqare....

Ai që sot nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve palestinezë do mundet nesët ta dëgjojë ulërimën e fëmijëve të vet!Nga Kim Meh...
24/07/2025

Ai që sot nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve palestinezë do mundet nesët ta dëgjojë ulërimën e fëmijëve të vet!

Nga Kim Mehmeti

Le të mbahet mend: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut refuzoi që në rend dite të vendoset një rezolutë e cila bën thirrje për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga sulmet izraelite.

Pra parlamenti i Maqedonisë së Veriut jo vetëm që nuk arrin të dënojë gjenocidin në Gaza, por nuk ka guxim të kërkojë ndihmë humanitare për fëmijët palestinezë që vdesin nga uria.

Sa u përket deputetëve shqiptarë ata edhe tragjedinë e Gazës e përdorën për ta akuzuar njëri tjetrin: ata të VLEN’it bënë çmos të dëshmojnë se janë më të ‘njerëzishëm’ se të BDI’së, e këta të dytët donin të tregojnë se s’ka si u dhimbsen fëmijët palestinezë atyre që e gënjejnë popullin e vet duke i shërbyer një qeverie që është marr peng nga ‘Bota Serbe’.

Sidoqoftë duhet thënë se të gjithë burrështetasit e Maqedonisë së Veriut, njësoj si edhe deputetët e saj që e kundërshtuan votimin e kësaj Rezolute, harrojnë se ai që sot nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve palestinezë, nesër do mund ta dëgjojë ulërimën e fëmijëve të vet. (Kim Mehmeti)

🔴 Pse Manastirliu nuk shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm Tola pas akuzave të rënda të KLSH?!Ministrja Ogerta Manastirliu...
24/07/2025

🔴 Pse Manastirliu nuk shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm Tola pas akuzave të rënda të KLSH?!

Ministrja Ogerta Manastirliu po përballet me një stuhi të re akuzash, ndërsa pyetja që mbetet pa përgjigje është, se pse ajo refuzoi të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, pas kërkesës së qartë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)?

Z. Tola, i përfshirë në një sërë shkeljesh ligjore sipas raportit të KLSH-së, vazhdon të qëndrojë në detyrë, duke ngritur dyshime mbi ndikimin dhe mbrojtjen që gëzon brenda strukturave të Ministrisë.

Dokumentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar shkelje të rënda nga ana e Tolës dhe qysh para disa muajsh është kërkuar largimi i tij nga shërbimi civil.

Kërkesa e KLSH

Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kërkuar qysh para një viti që Erzen Tola, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP të largohet nga shërbimi civil. Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa disiplinore për disa zyrtarë të tjerë. Por sot qe flasim Z. Tola është ne detyre dhe Manistriliu refuzon ta shkarkoje ate duke e përdorur si “ushtar” kundër ligjit.

Ja dokumenti i KLSH për MAS

MASA DISIPLINORE

Mbështetur në nenin 59, pika 4, shkronja “a” dhe “b”, të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 115, datë 05.03.2014, “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, I rekomandojmë Ministrit të Arsimit dhe Sportit në vlerësim të parregullsive të konsideruara nga ana jonë, sipas pikës 1 shkronja “a” dhe “b” të nenit 57 të ligjit nr. 152/2013, të urdhërojë fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore për personat përgjegjës në procesin e mbështetjes financiare të studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve civilë të administratës shtetërore dhe për mos kryerje të detyrave funksionale në kohë dhe inicimin me vonesë ose fare të proceseve gjyqësore për kthimin e lekëve të marra nga përfituesit e Fondit të Ekselencës në buxhetin e shtetit në shkelje të detyrimeve kontraktuale, të trajtuara në mënyrë të detajuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, në proporcion me shkeljet sipas nenit 58, shkronja “b”,”c” dhe “ç” të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, e konkretisht:

PËR PUNONJËSIT NË MARRËDHENIE PUNE

1. Z. Erzen Tola Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP, sipas urdhrit të Ministrit të MAS, nr. 194, datë 19.05.2015, Largim nga shërbimi civil sipas nenit 58 pika ç;

Shkëputur nga një artikull i gazetës " Sot".

🧿 Denoncimi i fortë i Berishës: Karteli i Sinaloas dhe karteli i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ kanë marrë leje ndërtimi në z...
24/07/2025

🧿 Denoncimi i fortë i Berishës: Karteli i Sinaloas dhe karteli i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ kanë marrë leje ndërtimi në zonat më të mira në Himarë dhe Vlorë

Tjetër, vëllezërit Lulaj. Vëllezërit Sinaloa. Janë vëllezërit Hysa pas vëllezërve Lulaj.
Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1-3 kat nën tokë’, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Valona Konstruksion’ sh.p.k.
Besnik Lulaj është përfaqësuesi i Luftim Hysës dhe vëllait të tij që sot kryesojnë kartelin Sinaloa të Meksikës, kartelin më të fuqishëm në botë, të cilët Edi Rama i priti në zyrë dhe u dha licencë për hotel me 5 yje dhe kazino.

Si anëtarë të këshillit mbikëqyrës së kompanisë Entertaiment rezultojnë Besnik Lulaj, aksioneri kryesor, Jetmir Shabani, pa të dhëna dhe Mihal Denaj, shofer ekskavatori tek Valona Construktion. Veç Valona Konstruktion, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor dhe në 6 kompani të tjera.

Lulaj dikur ka qenë në PD, por pasi mori këtë rrugë, u përqafua me Edi Ramën. Që ta dinë shqiptarët.

Vazhdojmë. Pra, siç e shihni tani vjen karteli tjetër, karteli i cili ka në dosje para të gjithë këtyre aktiviteteve, 28 vrasje, grabitje dhe thyerje bankash.

Karteli i organizatës terroriste ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Tani ja ç’bën Edi Rama se thuhet që këtu janë paratë e Olsi Ramës.
Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbime’, me vendndodhje pranë Rrugës së Unazës, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Blue Horizont 2005’ sh.p.k dhe ‘Feniks Konstruksion’ sh.p.k.

Feniks Konstruktion është kompania ne pronësi të Jaho Shytit dhje Ilir Shytit, djemtë e Roland Shytit, pjesëtar i ‘Hakmarrjes për drejtësi’. Roland Shyti ose ‘Mustaqekuqi’ është i njohur për aktivitetin e tij kriminal. Në vitin 2008, pas 12 vitesh hetime, u dënua me 25 vite burg pasi u shpall i fajshëm për 17 akuza që nga organizatë terroriste, vrasje, grabitje, rrëmbim, etj. Deri në vitin 2013 mendohet se Roland Shyti ka jetuar jashtë vendit, pasi vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë. Por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtetit ai kthehet në Shqipëri. Shyti është përfolur dhe për lidhjet e tij direkte me Saimir Tahirin.

Roland Shyti hap kompaninë Feniks Konstruktion në emër të djalit të tij Jaho Shyti. Por duket se statusi i tij si person i dënuar nuk e lejonte të ishte person juridik, dhe kështu e regjistron në emër të djalit të tij, Jaho Shyti në atë kohë 18 vjeç, por me datëlindje të falsifikuar.

Themeluesi pra Jaho Shyti që është i datëlindjes 29.02.1996 në aktin e themelimit të kompanisë rezulton i datëlindjes 29.02.1969.

Vetëm ky fakt do të bënte që ai të skualifikohej nga të gjitha vendimet qeveritare. Ndërsa kompania ‘Blue Horizont’ drejtohet nga një individ i panjohur me emrin Liljana Selimi. Nga hulumtimet tona në lidhje me këtë individ na rezulton se punon si sanitare në kompaninë HYDROSOLAR ENERGY (HSE)e cila ka vetëm dy punëtore, Liljana Selimi në pozicionin e sanitares, dhe Adriatik Kapllanaj, vëllanë e Agron Kapllanajt- i kuptoni ju tani, mentorit të Alibeut, të Enkeledit, shikoni lidhjet me ‘Hakmarrjen për Drejtësi’ ja ku dalin, si administrator dhe pronar i kompanisë.

Një shkrirjë mafioze kriminale e paimagjinueshme.

Tjetër. Vëllezërit Shyti Rezultojnë pronarë edhe të pikës më të madhe të grumbullimit në Lushnje të quajtur Agrocon. Kjo kompani e krijuar në dhjetor të vitit 2013 nga shtetasi me emrin Klad Flaga, iu s**t shoqërisë Balfin në vitin 2016 për vlerën e 100 mijë lekëve.

Vetëm një vit më pas shoqëria Balfin merr statusin e investitorit strategjik me afat 1-vjeçar, për të ndërtuar në një sipërfaqe prej 3000 m2 zhvillimin e objektit ‘magazinim, grumbullim, paketim perimesh të prodhuara nga aktiviteti’.

🔴 Dje u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg dhe mos-ushtrim të funksioneve publike, sot në Këshillin Bashkiak votoi në mbrojt...
24/07/2025

🔴 Dje u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg dhe mos-ushtrim të funksioneve publike, sot në Këshillin Bashkiak votoi në mbrojtje të Erion Veliajt!



Ditën e djeshme më 23 korrik, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shpalli vendimin për çështjen e abuzimeve me tenderat publikë, ku ndër të akuzuarit ishte edhe ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.

Ajo u shpall fajtore për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe u dënua me 6 muaj burg, i cili u pezullua dhe u zëvendësua me shërbim prove për 6 muaj, si dhe ndalim për të ushtruar funksione publike për një vit.

Por pavarësisht dënimit dhe ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike Sonila Qato është shfaqur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku edhe me votën e saj është hedhur poshtë debati për Erion Veliajn që vazhdon ende pas 6 muajve në qeli i akuzuar tashmë zyryarisht për korrupsion, të jetë kryetar i bashkisë.

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranë është shoqëruar me debate, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të futet në rend dite edhe diskutimet për Erion Veliajn, i cili u mor i pandehur dhe ditën e djeshme iu komunikuan akuzat në paraburgimin e Durrësit.

Po ashtu, është kërkuar që të diskutohet edhe situata aktuale në Bashkinë e Tiranë, ku Belinda Balluku merr në intervistë drejtorët apo Edi Rama shkarkon nënkryetarët.

Ka qenë Dorian Teliti, ai i cili e ka bërë kërkesën, por që iu refuzua nga ana e këshilltarëve socialistë me pretendimin se e kishin diskutuar një herë./Alfapress.al

🔴 Një hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen për kompleksin strategjik të Lori Hoxhës së Top Cannel-it.📌...
24/07/2025

🔴 Një hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen për kompleksin strategjik të Lori Hoxhës së Top Cannel-it.

📌 Në hyrje të parkut të Liqenit Artificial, në rrugën Skerdilajd Llagami, do të ndërtohet një kompleks i madh me 3 kulla me funksione të përziera, banim, hoteleri dhe shërbimesh. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9 mijë e 600 metrash katrorë ose gati 1 hektarë dhe është pagëzuar me emrin Anima.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar me procedurë të përshpejtuar lejen e ndërtimit të kompleksit, i cili do të realizohet nga shoqëritë Animacon dhe EB Construction. Shoqëria e parë është krijuar në qershor të vitit 2022.

Ajo zotërohet nga pronarja e Top Channel, Lorena Hoxha. Ndërsa kompania tjetër, EB Construction, zotërohet nga Ilir Bregasi, djali i biznesmenit Luan Bregasi.

Në prill të këtij viti, rreth 1 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, projekti Anima mori statusin e Investimit Strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejton kryeministri Edi Rama.

Pas marrjes së statusit, KKTU ka miratuar me urgjencë lejen e ndërtimit të projektit, i cili parashikon ndërtimin e disa kullave në zonën e Parkut të Liqenit.

Sipas dokumentit për statustin e Investimit Strategjik, projekti Anima është hartuar nga studio ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e një kompleksi me funksion të përzier si hotel, rezidencial, godina banimi dhe shërbimesh.

“Vlera e investimit të projektit të investimit “ANIMA” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë rreth 55.6 milion Euro,” thuhet në dokumentin e dhënies së statusit.

Sipas Komitetit të Investimeve Strategjike, toka mbi të cilën ndërtohet kompleksi është në pronësi private dhe investitorët kanë kërkuar nga shteti vetëm asistimin me procedurë të përshpejtuar./kapitali.al/

🔴 Vëllai i Vangjush Dakos merr 50 katësh në Tiranë, kreu i PD Vlorë që u konvertua drejtor hipoteke, 2 leje në Sarandë!🔴...
24/07/2025

🔴 Vëllai i Vangjush Dakos merr 50 katësh në Tiranë, kreu i PD Vlorë që u konvertua drejtor hipoteke, 2 leje në Sarandë!

🔴 Vendimet e KKT/ Vëllai i Vangjush Dakos merr 50 katësh në
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.

Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.

Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj.

Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.

Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.

Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Res**t Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C.

Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako.

Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë.

Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë.

ISEC e dhëndrrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh, ndërsa Dine Fratari është rikthyer me një kompleks të madh rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri të quajtur Riverëay City, i cili do të ndërtohet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.

Hajredin Fratari u bë i njohur publikisht kur para shumë vitesh akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar bashkie se kërkonte rryshfet 20 për qind për lejet e ndërtimit.

Por më vonë ndërtuesi, vajza e të cilit kandidoi për deputete me Partinë Demokratike, i tërhoqi akuzat.

Paralelisht KKTU ka miratuar lejet e zhvillimit apo ndërtimit edhe për dhjetra projekte të tjera, kryesisht në Tiranë dhe zonat e bregdetit./Kapital

🔴 Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë ngritur një padi për shpifje ndaj komentatore...
24/07/2025

🔴 Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë ngritur një padi për shpifje ndaj komentatores amerikane Candace Owens, për publikimin e pretendimeve se zonja Macron kishte "lindur si mashkull" dhe kishte "ndryshuar identitet".

Padia është dorëzuar në një gjykatë të shtetit Delaware të SHBA, dhe përmban 22 akuza, përfshirë shpifje, keqdashje dhe përfitim financiar përmes përhapjes së informacionit të rremë. Owens, në një seri prej tetë episodësh të podcast-it të saj “Becoming Brigitte”, pretendoi se zonja e parë e Francës kishte vjedhur identitetin e dikujt tjetër dhe kishte kryer një tranzicion gjinor.

Sipas çiftit Macron, këto akuza janë “plotësisht të pavërteta”, dhe ata e akuzojnë Owens për “spekulim të qëllimshëm” për të fituar vëmendje dhe para përmes “sensacionalizmit dhe teorive të konspiracionit”.

Në dokumentet e padisë, thuhet se Owens refuzoi tri herë të tërhiqej, pavarësisht kërkesave ligjore që nga dhjetori i kaluar. Pasi kërkesat për tërheqje u injoruan, Macrons vendosën ta çojnë çështjen në gjykatë, duke thënë se “kjo është një fushatë shpifjesh që ka synuar të na poshtërojë dhe dëmtojë familjet tona.”

Owens, nga ana e saj, reagoi duke e quajtur padinë “një sulm nga një qeveri e huaj ndaj lirisë së fjalës në SHBA” dhe deklaroi se nuk do të tërhiqej. Ajo e cilësoi veprimin e Macron “një përpjekje për të heshtur gazetarët” dhe u shfaq live në YouTube duke lexuar pasazhe nga padia dhe duke mohuar se kishte thënë pjesë të caktuara të cituara aty.

Padia gjithashtu përmend se Owens nisi publikimin e këtyre pretendimeve në mars 2024, ndërkohë që punonte për "The Daily Wire", ku më pas u largua. Më vonë, ajo nisi podcast-in e saj të pavarur dhe vijoi me të njëjtat akuza, tashmë në mënyrë të pavarur dhe të monetizuar.

Çifti Makron kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që thonë se kanë pësuar, si edhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të pretendimeve, duke e cilësuar këtë “një rast të qartë shpifjeje me dashakeqësi”.

Deputetët e vitit 1922Foto e pjesshme e Këshillit Kombëtar (parlamenti). Viti 1922. Kam identifikuar shumë deputetë. Dal...
24/07/2025

Deputetët e vitit 1922

Foto e pjesshme e Këshillit Kombëtar (parlamenti). Viti 1922. Kam identifikuar shumë deputetë. Dallohen Fan Noli, Ahmet Zogu, Bektash Cakrani, Ndre Mjeda, Visarion Xhuvani, etj (emrat mund të lexohen).
Vendi i fotos në oborrin e parlamentit (sot sheshi nga ballkoni i Akademisë së Shkencave).

Kastriot Dervishi

Address

Tirana
<<NOT-APPLICABLE>>

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sprint.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sprint.al:

Share