Lot Dhe Dashuri

Lot  Dhe Dashuri Jeta eshte e shkurter, gjithmone mbas shiut del dielli. Ka Dite dhe Nate. ka te Mira dhe te Keqia. ka Lumturi dhe Dhimbje. Ka Lot dhe Dashuri.

01/12/2024

Pa titull

Sa shumë qetësi si nata me yje
Sa shumë freski si malet me pyje
Sa shumë ngrohtësi si dielli mengjesit
Sa zgjim i ëmbël nga kenga këndesit

Një qetësi e vdekur ku asgjë nuk ekgziston
Një freski e munguar ku çdokujt i mungon
Ngrohtësia që kurrë nuk u ndje
Këndesi kendon çdo ditë ëmbël sot e dje

Qetësi në shpirt kur ora me zor punon
Çang çang, sekondat ajo numeron
Sikur bërtet e therret me gjithë shpirt
Koha sdalon ajo ecën shpejt çdo ditë

Në qetësi i humbur prapë mbetëm
Një freski shpirti, nga malet se gjetëm
Ngrohtësia që kurrë nuk u ndje
Këndesi që sot këndon, këndoi dhe dje

Krijoi Martin Vlashi

06/07/2024

Gjë s'di

Ç'po ndodh kështu, as veten spo e njoh
Dielli shkrin gurin a mua spo me ngroh.
Plot njerëz te qeshur me zemer te ngrirë
Plot ditë të zymta që nuk mbyllen mirë.

Rini që shpejt pa punë do të pasurohet
Inteligjenca artificiale që ç'do ditë avancohet.
E plot njerëz të prapambetur po shton
Një jetë skllaverimi modern që nuk mbaron

Diku i pasuri nga i varfëri pasurohet
Diku i pa fytyri për fe të flitet dëgjohet
Aty ku prindi femijë të edukojë s'di
Një botë e shthurur që jeton unë dhe ti

Krijoi: Martin Vlashi

28/04/2023

Qingji urtë

Prej shekujsh rronte e thëna
Se Qingji urtë pin dy nëna
Vec kanë harruar që të dëftejnë
Se kopili shuan kopenë

Po më kot se dhe qingjat kopil u bonë
Mbyll nji e bon sikur sdegjonë
Po do thoni se gabim e kam
Rrugaç e i pa shoq unë jam

Por veten tuaj shpejt e harroni
Beni sikur dini dhe vec tregoni
Se çfar ju ndodh ska rendesi
Dhelpër e bukur dinake plot mirësi

Si su bëmë të ndërgjegjësuar
Të mirën tonë për të shpëtuar
Se po na shtypin e spo ndihemi
Për të tjerët jo e jo por as për vete sjemi.

Krijoi : Martin Vlashi

04/01/2023

Flas me veten

Se ç'më është bërë një lëmsh e s'po e kuptoj,
Flas me vete, i tirshtuar ndihem këdo që dëgjoj.
I sinqertë si kristali në acarin dimrit të ashpër si dreq,

Mundohem të jemë i mirë me veten por prapë si mos më keq.
Dëgjoj e shikoj shumë, per te folur kamë por kujt,

Më mirë i flas vetes se më kupton se dikujt.
Dikujt që mirmëngjes i thua plac i duket
Lakmia e ka mbytyr të shkretin c**a po i zhduket.

Ah sa më merr malli kur njerzit s'kishin internet.
Njerëz të zgjuar, të ngrohtë , fjalëartë dhe plotë dinjitet.

E sot dinjiteti është zhdukur, fjalori fjalë nuk ka.!
Sot flet pamja, flet paraja, miqësia pavarsisht nëse mend nuk ka.

Po s'ke ç'bën kjo botë kështu u ndërtua,
Pa cipë, rrugaç në të folur nëse para kam jam mbret dua apo s'dua.

Ndaj kur paraja flet fjalë të arta s'ka, bëhem dhe i mirë.
Dua te bisedoj por me kë? Me vete të flas s'kam dëshirë.

Krijoi: Martin Vlashi

23/02/2022

Të dashuroj

Pse dreqin të dua dhe kur s'të kam
Ç'do herë që rri e mendoj ,me ty jam.
Në ç'do vend që shikoj ty të mendoj
Valle a vertet të dua apo vec ëndërroj.

Sikur mos më mjaftonin hallet që kam
Tani dhe ti më duhesh, pa ty i lumtur s'jam.
Sa herë buzëqesh dihet ty të mendoj
Zemra më këndon pasi ty të dashuroj.

Ndoshta jam ç'mendur e s'di çfarë flas
Di që sa herë që të shikoj zemra më plas.
Dy fjalë dua ti them, sa herë që ty të shikoj
Por pa fjalë ngelem si buf ty të veshtroj

Ah sikur ti thoja ç'do gjë që mendoj,
Ndoshta te gjitha jo, por veç që të dashuroj.
Dhe atë buzëqeshje që ke, e cila më çmend
Të të përqafoj dhe puth pasi më lë pa mend.

Pa mend jam dhe këtë e di, ty të dashuroj,
Sa herë që larg teje jam, ty të mendoj.
Kur ty të shikoj fjalë të flas nuk kam
Pasi ti më mahnit dhe gjithmonë i lumtur jam.

Krijoi: Martin Vlashi

23/12/2021

Enderrimtar i heshtur

Enderroj te behem poet
E fjalet mos i shkruaj une
Ato te shkruhen nje per nje vete
Se gjithmone jam i zen dhe pse skam pune

Do te doja biznesmen te isha
Makina e shum lek te kisha
Se cdo sqiptari ashtu i shkon
Mburret shum sa as vete se beson

Sikur te isha dhe pak deputet
Popullin do mashtroja! Jo drejt per drejt
Politikanet gjithmone njesoj veprojne
Xhepat e tyre plot, e fukuarenjte enderrojne

Sikur te kisha nje zanat
E kot enderra sdo thoja
Do e mendoja e kujtuar dite e nat
Enderrimtarin e heshtur do veproja.
Krijoi : Martin Vlashi

24/01/2021

Just sometimes

You know sometimes its hard to believe, sometimes its easy to speak, sometimes you make mistakes, sometimes you want to take bac the words you say buts can't, sometimes you know that some stupid things are part of life. But that's what it is you can't change the flight because you don't like the clouds.
Remember clouds makes the flight more beautiful than without them.
Mistakes are the same.
Never forget

29/12/2020

Dashuria

Dashuri. Fjale qe shpirtin ta zbukuron
C'do sekonde ne te jeta ndricon
Eshte e embel por shije specifike nuk ka
Vec zemra rreh fort sa dashurine prane ka

E c'te them dashuria eshte oqeani
Eshte jeta plot ngjyra qe ta do xhani
Poete plot per dashurine shkruan
Shkruan per dashurine qe perjetuan

Dashuria e embel mund dhe te hidheroje
Eshte xhelozia qe cdo gje do te shkatrroje
Lot si rrebesh pranvere gjithmone derdhen
Dashuria e pa kuptimte kur zemrat zhgenjehen

Lot dhe dashuri te dyja kane kuptim
Ashtu si nata e erret me henen qe shendrin
Ashtu si shiu dhe dielli qe harmoni krijojne
Ashtu dhe zemrat e ciltra qe vec dashurojne.

Krijoi : Martin Vlashi

28/12/2020

Fantazma

Fantazme me je bere, kudo te shoh
Mundohesh si asnje tjeter, me fjale s'me ngroh
Vazhdon si filozof peshperit e peshperit
Apo mos ndoshta je i mire por prap i pa shpirt

Ndonjehere mendoj se shum te durova
Miresine time dobesi e more dhe s'te ndalova
Mos valle do qe parameje hero te dukesh
Ah cme gjeti me fantazme fals a nuk merr vesh.

Te mire tregohen, plot plane te mira
E liga fshihet nuk i dihet deshira
Pamja te mallengjen foto e bukur
Pas saj fantazma filozofe plane duke thurur

Sdi c'te bej! Te shikoj apo te besoj
Fantazma filozofe tjeter tha tjeter tregoj
Pamje fasade gjithkujt i tregohen
Planet e liga gjithmone pas krijohen.

Krijoi : Martin Vlashi

28/09/2020

Burr sikur femer

Te dija trim e burr me namuz.
Paske qen femer dhe mashtrus.
Tme thoje se burr nuk jom
Vec ty po ta fut se keshtu e kom.

Mem kallzu se peder ke qon
Do ishe ma burr se ata qe vetit burr i thon.
Nejse byrazer ne emer
Mje dukur si burr ama qonke krejt si femer.

Kurrkujt mos me i besu
Ata qe hiqen burra nuk jon ashtu
Vec reklama para sysh
E mas shpine ta kan fut m'dysh

Krijoi Martin Vlashi

Zot na mbro
28/11/2019

Zot na mbro

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lot Dhe Dashuri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lot Dhe Dashuri:

Share

Category