12/08/2026
UNAZA vazhdon rrugëtimin e tij! 🇦🇱🇮🇹
Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se filmi “Unaza”, me regji të Klajd Papadhimitri dhe skenar Linda Fejzaj , është përzgjedhur për financim nga Ministria e Kulturës së Italisë – Drejtoria e Përgjithshme për Kinemanë dhe Audiovizualin, në kuadër të fondit për bashkëprodhimet ndërkombëtare minoritare.
Projekti është gjithashtu i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) në Shqipëri, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e filmit drejt realizimit.