JOQ News

JOQ News Krijuar më 5 shkurt 2010, JOQ News është platforma më e madhe e lajmeve në hapësirën shqipfolëse.

Misioni ynë
Qëllimi i ynë është të themi të pathënat, të përcjellim pozitivitet dhe t'ju shpërqëndrojmë sadopak nga streset e jetës së përditshme.

07/09/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur në Myslym Shyri, Tiranë.

Në pamjet e dërguara, qytetari tregon automjetin e tij, mbi të cilin është vendosur një gjobë, ndërsa më pas filmon makinat e tjera të parkuara në të njëjtën zonë.

Sipas tij, asnjë prej automjeteve të tjera nuk është gjobitur.

“Përshëndetje JOQ, jam shumë i shqetësuar për këtë gjest që ka ndodhur. Vetëm makinës time i kanë vendosur gjobë, ndërsa makinave të tjera asnjë. Ju lutem shpërndajeni, sepse jam shumë i shqetësuar për këtë gjë. Kjo ka ndodhur në Tiranë, në Myslym Shyri.”

Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik dhe të verifikohet nëse gjobitja është vendosur në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me rregullat.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga autoritetet përgjegjëse.

07/09/2026

Një banore i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën në Mëzez, pas Casa Italias, ku sipas saj prej rreth dy muajsh kamionë të tonazhit të rëndë qarkullojnë vazhdimisht në zonë për shkak të punimeve për ndërtimin e pallateve.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen kamionë duke lëvizur në një rrugë të ngushtë, ndërsa nga qarkullimi i tyre ngrihen re pluhuri.

Sipas banores, kalimi i kamionëve ka sjellë trafik, pluhur dhe dëmtim të asfaltit, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme të banorëve.

“Po mbytemi nga pluhurat dhe nga trafiku. Nisim për punë çdo ditë dhe shkojmë me vonesë për shkak të trafikut që krijojnë kamionët.”

Ajo shprehet gjithashtu e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, veçanërisht me fillimin e vitit shkollor, ndërsa paralajmëron se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet e shiut e kthejnë rrugën e dëmtuar në baltë.

“Kemi frikë të nxjerrim fëmijët të luajnë në lagje. Tani që fillon shkolla kemi frikë se do na i shtypë kamioni fëmijët.”

Banorja kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Tiranë për të verifikuar situatën, për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve të rënda dhe për të rikthyer rrugën në gjendje të përshtatshme për banorët.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banores, ndërsa pret një reagim nga institucionet përgjegjëse dhe subjektet që kryejnë punimet në zonë.

07/09/2026

Situata e zjarreve në veri të vendit vijon të jetë shqetësuese, ndërsa pamje të reja të mbërritura pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania tregojnë flakët që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme malore në zonën e Mnelës, në Vaun e Dejës.

Në pamje dallohet një front i gjerë zjarri që po përshkon terrenin malor, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri në Mnelë të Madhe është konfirmuar edhe në përditësimet e fundit të situatës së zjarreve në Qarkun e Shkodrës, ku bëhet me dije se vatra vijon të jetë aktive dhe se forcat në terren janë të angazhuara për mbrojtjen e zonës së banuar.

Edhe zona e Pukës po përballet me një situatë të vështirë. Në Malin e Tërbunit, sipas raportimeve të fundit, vija e flakëve shtrihet në më shumë se 10 kilometra përgjatë kurorës pyjore, ndërsa era po favorizon përhapjen e zjarrit.

Qytetarja që ka dërguar pamjet në redaksi shprehet e alarmuar për situatën dhe pretendon se gjatë gjithë ditës nuk ka parë ndërhyrje nga ajri.

“Ka zonat e Pukës dhe të Mnelës. Asht tu ba nami. Nuk bajn asisen. Sot gjithë ditën asnji helikopter për ta fikur”, shkruan ajo.

Më tej, qytetarja shpreh frikën se, për shkak të erës së fortë, flakët mund të përhapen edhe më tej:

“Sonte me gjithë atë erë do marrë flakë gjithë Vau i Dejës.”

Ndërkohë, të dhënat zyrtare të publikuara më 7 shtator bëjnë me dije se në operacionet për përballimin e situatës në vend janë angazhuar qindra forca dhe mjete zjarrfikëse, ndërsa janë zhvilluar edhe operacione nga ajri në disa vatra.

Megjithatë, pamjet e reja nga Mnelë tregojnë se zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa kushtet e motit mbeten një faktor që favorizon përhapjen e flakëve.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë situatën në zonat e prekura dhe ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse.

07/09/2026

Një pasagjer i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet e udhëtimit në linjën Sarandë-Tiranë.

Sipas tij, autobusi nuk kishte kondicioner funksional, ndërsa udhëtimi i gjatë është kthyer në një përvojë tepër të vështirë për pasagjerët.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen pasagjerët brenda autobusit, ndërsa sistemi i ajrit të kondicionuar duket i mbyllur.

“Autobusi nga Saranda në Tiranë s’ka kondicioner, po vdesim këtu brenda. Kemi vuajtur si qeni gati 10 orë rrugë. Nuk është normale.”

Pasagjeri kërkon që situata të bëhet publike dhe që operatorët e linjës të marrin masa për kushtet e udhëtimit.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa pret një reagim nga operatori i linjës.

07/09/2026

Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar në lagjen “Vangjel Ceco”, ku sipas tij, punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë mbetur pezull prej rreth 3 muajsh.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet rruga e lënë në mes të punimeve, me gropa, inerte dhe materiale ndërtimi, ndërsa uji i kanaleve ka dalë në sipërfaqe dhe ka krijuar pellgje pranë hyrjeve të banesave.

Sipas banorit, gjendja ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe banorëve, ndërsa disa makina të familjeve private kanë mbetur të bllokuara për shkak të gjendjes së rrugës.

Ai pretendon gjithashtu se kanalizimet e hapura kanë krijuar erë të rëndë dhe se uji ka dalë deri te hyrjet e banesave.

“Gjendje e tillë prej 3 muajsh. Makinat e shtëpive private janë bllokuar, nuk mund të dalin jashtë, se rruga është në gjendje katastrofë me gropa të mëdha.”

Banori thotë se banorët kanë bërë ankesa, por deri tani nuk ka pasur ndryshim të situatës. Sipas tij, gjatë punimeve ka pasur edhe raste kur janë dëmtuar tubacionet e ujit, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë.

“Kanalet janë të hapura, nuk del dot jashtë se të qelb era e pisët, dhe uji i kanaleve ka dalë në asfalt dhe ka bllokuar hyrjet e shtëpive.”

Banorët kërkojnë që punimet të rifillojnë dhe rruga të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të rikthehet qarkullimi normal dhe të shmangen problemet me kanalizimet dhe furnizimin me ujë.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banorit, ndërsa kërkon një reagim nga institucionet përgjegjëse për ecurinë e punimeve dhe gjendjen e krijuar në lagjen “Vangjel Ceco”.

07/09/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast parkimi të parregullt në rrugën e OSBE-së, Kamëz.

Në pamjet e dërguara, një automjet është parkuar tërësisht mbi trotuar, duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke vështirësuar lëvizjen me karrocë fëmijësh.

Sipas denoncuesit, problemi ka kohë që vazhdon, pavarësisht denoncimeve në polici dhe komunikimit me pronarin e automjetit.

Ai thotë se nga policia i është komunikuar se automjetit i janë vendosur gjoba, por situata vijon të mbetet e njëjtë.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke sjellë në vëmendje shqetësimin e banorëve për bllokimin e trotuarit.

07/09/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e arkave në një pikë fruta-perimesh në Komunën e Parisit, Tiranë.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:25

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një person që afrohet te arkat dhe kutitë e kartonit të vendosura pranë biznesit. Ai i grumbullon dhe më pas largohet me to.

Qytetari kërkon që pamjet të publikohen me shpresën se personi mund të identifikohet.

“Postojeni pak, ju lutem. Vetëm po nuk e gjeta këtë që na vjedh arkat.”

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë për të sjellë rastin në vëmendje dhe për të ndihmuar në identifikimin e personit.

07/09/2026

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka hyrë këtë të hënë në ditën e 100-të, me protestuesit që janë mbledhur sërish para Kryeministrisë.

Pas grumbullimit fillestar në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen protestuesit të mbledhur në bulevard, ndërsa mbajnë pankarta dhe transparente me mesazhe kritike dhe politike.

Mesazhet e protestuesve lidhen kryesisht me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Protesta pritet të vijojë me fjalime dhe marshim në rrugët e Tiranës.

JOQ Albania publikon pamjet nga dita e 100-të e protestës.

07/09/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në zonën përballë Kalasë së Durrësit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të regjistruara në orën 00:06, shihet një grup personash duke kaluar në trotuar.

Në një moment, njëri prej tyre afrohet te një karrige e vendosur pranë rrugës, e merr dhe largohet me të, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit vazhdojnë rrugën.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për turistë, të cilët ai i ka cilësuar me ironi si “turistë elitarë”.

Pamjet tregojnë momentin kur karrigia merret dhe largohet nga zona.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit.

07/09/2026

Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e mbetjeve në fshatin Karpen, Maminas, Bashkia Shijak.

Në videon e dërguar në redaksi, e cila zgjat vetëm pak sekonda, shihen kontejnerët e mbetjeve të rrethuar nga një sasi e madhe plehrash, qese plastike, kartona, orendi të vjetra dhe mbetje të tjera.

Situata ngre shqetësim për mungesën e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në zonë, ndërsa hapësira përreth kontejnerëve është kthyer në një grumbull mbeturinash.

Ky është një tjetër rast që tregon problemin e vazhdueshëm të menaxhimit të mbetjeve në zona të ndryshme të vendit, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve.

JOQ Albania publikon pamjet me shpresën që Bashkia Shijak të ndërhyjë për pastrimin e zonës dhe të sigurojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when JOQ News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to JOQ News:

Shortcuts

Share