FtiNews.al

FtiNews.al Portal Mediatik Studentor

Sipas strkuturës vjetore dhe procesit mësimor të vitit akademik 2025-2026, miratuar datë 9 Korrik 2025 nga rektori i Uni...
15/07/2025

Sipas strkuturës vjetore dhe procesit mësimor të vitit akademik 2025-2026, miratuar datë 9 Korrik 2025 nga rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës viti akademik 2025 do të nisë në datën 6 Tetor 2025

PËRMIRËSIMI I PROVIMEVEBAZUAR NË RREGULLOREN MËSIMORE TË UPT-SË STUDENTI KA TË DREJTË TË PËRMIRËSOJË DERI NË 2 (DY) NOTA...
18/06/2025

PËRMIRËSIMI I PROVIMEVE

BAZUAR NË RREGULLOREN MËSIMORE TË UPT-SË STUDENTI KA TË DREJTË TË PËRMIRËSOJË DERI NË 2 (DY) NOTA NË VIT.
PËRMIRËSIMI I NOTËS BËHET VETËM GJATË SEZONIT TË VJESHTËS.
KËRKESAT PËR PËRMIRËSIM NOTE I DORËZOHEN SEKRETARISË MËSIMORE NGA DATAT 30 QERSHOR – 8 KORRIK.
NOTA QË KËRKON TË PËRMIRËSOJË STUDENTI DUHET TË JETË E NJË DETYRIMI TË VITIT AKADEMIK QË SAPO KA MBYLLUR.

DII-DORËZIMI DHE MBROJTJA E PRAKTIKËS, SEZONI I VERËS, 2025Njoftohen studentët e Departamentit të Inxhinierisë Informati...
05/06/2025

DII-DORËZIMI DHE MBROJTJA E PRAKTIKËS, SEZONI I VERËS, 2025

Njoftohen studentët e Departamentit të Inxhinierisë Informatike për dorëzimin dhe mbrojtjen e praktikës.

Studentët e drejtimit :

Bachelor në Inxhinieri Informatike
Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
Master I Shkencave në Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim
Master Profesional në Inxhinieri Software
Njoftohen se:

Datat e dorëzimit të praktikës do të jetë 27 Qershor 2025 ora 9:00-13:00, salla 211.

Datat e mbrojtjes të praktikës do jenë:

Bachelor: 30 Qershor 2025, ora 09 :00, salla 211, 214

Master I Shkencave në Inxhinieri Informatike: 2 Korrik 2025, ora 09:00, salla 214.

Master I Shkencave në IAO: 2 Korrik 2025, ora 09:00, salla 213.

Master Profesional : 2 Korrik 2025, ora 09:00, salla 211

*Për dorëzimin e praktikës studentët duhet të dorëzojne një relacion të punimit dhe vërtetimin e zhvillimit të praktikës të cilin e merrni nga kompania ku keni zhvilluar praktikën.

*Për të zhvilluar mbrojtjen duhet të bëjnë një prezantim të punimit të praktikës.

Suksese!

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Kostaq Hila, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë FizikeSot, Univers...
23/05/2025

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Kostaq Hila, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

Sot, Universiteti Politeknik i Tiranës njoftoi me dhimbje ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës, një prej figurave më të ndritura të akademisë shqiptare dhe dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.

Prof. Hila ishte një studiues i shquar në fushën e matematikës së aplikuar, një intelektual i rrallë dhe një pedagog që ka lënë gjurmë të thella në formimin e brezave të rinj të inxhinierëve dhe matematikanëve.

Në shenjë respekti dhe kujtimi, anëtarja e Senatit Akademik dhe përfaqësuese e studentëve, Altea Kenuti, ka shprehur ngushëllimet e saj në një postim në Instagram, duke shkruar:
“Me dhimbje të thellë i përcjell homazhet e mia për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës. […] Prehu në paqe, Profesor! Trashëgimia juaj do të jetojë përherë në misionin tonë arsimor dhe kërkimor.”

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit universitar për këtë humbje të madhe.

🌐”Je student në universitet?! Zëri yt KA VLERË!📌Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po zhvillon ...
22/05/2025

🌐”Je student në universitet?! Zëri yt KA VLERË!

📌Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po zhvillon Sondazhin Kombëtar të Studentëve – një mundësi për të thënë mendimin tënd mbi cilësinë e mësimdhënies dhe për të ndikuar realisht në përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri!

🔎S’ka nevojë për emër, s’ka gjykim – plotësisht ANONIM dhe me impakt të madh!

Bëhu pjesë – shpenzo 5 minuta për një ndryshim afatgjatë!

⏰Afati i plotësimit: Datë 23. 05. 2025

Kliko në linkun më poshtë dhe shpreh mendimin tënd!”

Linku i anketimit:

https://ascal.al/sks2022/limesurvey/index.php/198582?token=VnQaez1RrZZTByu&lang=sq

Sapo kemi publikuar datat e provimeve të Ciklit Master:1. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike2. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë...
18/05/2025

Sapo kemi publikuar datat e provimeve të Ciklit Master:

1. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
2. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Datat e provimeve i aksesoni në linkun në bio të ndara sipas Fakulteteve.

Sapo kemi publikuar datat e provimeve të:1. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Draft2. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë ...
17/05/2025

Sapo kemi publikuar datat e provimeve të:

1. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Draft
2. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike Bachelor
3. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Bachelor
4. ⁠Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Bachelor, Master.

Datat e provimeve i aksesoni në linkun në bio të ndara sipas Fakulteteve.

Datat e Masterit i Publikojmë nesër

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë k...
14/05/2025

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas strukturës së ndryshuar, studentët e UPT dhe administrata do të jenë pushim 15 dhe 16 Maj

Pas më shumë se dy muajsh, rihapet sistemi online i notave BIT Albania. Prej fillimit të marsit, studentët e Universitet...
14/05/2025

Pas më shumë se dy muajsh, rihapet sistemi online i notave BIT Albania. Prej fillimit të marsit, studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kishin humbur aksesin në sistem, duke hasur vështirësi në kontrollin e notave dhe procedurat akademike. Rihapja e sistemit pritet të lehtësojë ndjeshëm komunikimin mes studentëve dhe administratës.

‼️FTINEWS.AL – SË SHPEJTI ME FAQE WEB!📲Portali mediatik studentor FtiNews.al po vjen shumë shpejt me një faqe të re dhe ...
10/05/2025

‼️FTINEWS.AL – SË SHPEJTI ME FAQE WEB!

📲Portali mediatik studentor FtiNews.al po vjen shumë shpejt me një faqe të re dhe të plotësuar, e ndërtuar enkas për nevojat dhe interesat e studentëve!

💻Përgatituni për:
• Lajmet më të fundit nga jeta universitare dhe akademike
• Njoftime zyrtare dhe informacione praktike për studentët
• Këshilla për karrierën, bursa, mobilitete dhe mundësi angazhimi
• Artikuj, opinione dhe hapësirë për zërin e studentëve
• Një platformë interaktive që lidh komunitetin studentor në mënyrë të drejtpërdrejtë

💡FtiNews.al – Zëri juaj, lajmet tona.
Qëndro me ne – faqja e re po vjen shumë shpejt!

Address

Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FtiNews.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share