Tropoja News

Tropoja News Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tropoja News, Film/Television studio, Tirana.

24/06/2026
21/06/2026

LAMTUMIRE LUMI i CURRJAVE (MERTURIT)
- Lamtumirë pusi i Kijeve!

Në një kohë kur Shqipëria po ngrihet në këmbë për të mbrojtur Zvernecin, Rrjollin dhe shumë hapësira të tjera natyrore, në Nikaj-Mërtur po zhvillohet një ndërhyrje që ka shqetësuar thellësisht banorët e zonës.

Prej rreth një jave, fadromat kanë nisur ndërhyrje në shtratin e Lumit të Mërturit. Sipas informacioneve të mbledhura dhe burimet e mija, po kryhen gërmime dhe po ndërtohen tre diga betoni, me përmasa tepër shqetësuese.

Shqetësimi është i madh, jo vetëm për ndërhyrjen në vetvete, por edhe për mungesën e transparencës. Në zonë nuk ka tabela informuese, nuk ka njoftime publike dhe banorët thonë se nuk janë vënë në dijeni për qëllimin e saktë të këtyre punimeve.

Nikaj-Mërturi ka mbi 30 vite që pret investime jetike. Shumë fshatra ende përballen me mungesë infrastrukture, me rrugë të amortizuara, me probleme të energjisë elektrike, me shkolla që janë mbyllur dhe me shërbime shëndetësore që po tkurren nga viti në vit.

Ndërkohë, rruga nga Ura e Tetajve deri te Ura e Mërturit, vetëm rreth 2 kilometra e gjatë dhe e përdorur nga banorët e pesë fshatrave, vazhdon të mbetet në një gjendje të papranueshme.

Pikërisht për këtë arsye, shumë banorë e shohin me habi faktin që ndërhyrjet po bëhen në lumë, ndërsa problemet më jetike të zonës vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

A bëhet fjalë për një projekt mbrojtës kundër depozitimit të dherave në liqen? A është ky hapi i parë drejt ndërtimit të hidrocentraleve të tjera? Deri tani nuk ka një sqarim publik dhe zyrtar.

Ajo që dihet është se Lumi i Mërturit ka pësuar ndryshime të vazhdueshme ndër vite, ndërsa prurjet e tij janë pakësuar ndjeshëm nga hidroçentrali i dhënë me konçension. Për këtë arsye, çdo ndërhyrje e re ngre pyetje dhe shqetësime të ligjshme për të ardhmen e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të Nikaj-Mërturit.

Banorët kërkojnë përgjigje të qarta: Çfarë po ndërtohet? Kush e ka miratuar projektin? Cili është ndikimi në mjedis? Dhe mbi të gjitha, çfarë te ardhmeje e pret lumin që për breza të tërë ka qenë zemra e kësaj zone.

Nga: Besnik Nikoll Palnikaj

03/06/2026

MOS HARRO

TE SHTUNEN ORA 11:00, LONDER

29/05/2026

Një foto për nostalgji, Curraj Eperm shum vite më parë. Disa mund ta mbajnë mend…

28/05/2026

DO KTHEHESH MA I FORTË, NUK JE VETEM.

Ka disa dit që po ndodh diçka e dhimbshme:
Po mësohemi me i goditë ata që japin, e me heshtë përballë atyne që nuk bajnë asgja.

E sot, kur dëgjon emrin e Sokol Ndue Prognit, nuk mundesh me folë vetëm për një njeri. Duhet me folë për veprat që ai ka ba në Salcë të Mërturit.
Kush e njeh atë zonë, e din fort mirë se çfarë asht ba aty vitet e fundit. Nuk janë vetëm gurë, beton apo rrugë. Janë punë të ba me zemër për vendin e vet.
Sokoli nuk u kthye në Salcë me përfitue.
Nuk u kthye me marrë diçka prej saj.
U kthye me dhanë.

Ngriti kryqin që sot shihet prej larg si simbol besimi e force.
Punoi për rrugë që sot i përdorin të gjithë.
Ndihmoi për ujë, për drita e për shumë gjana që njerëzit e asaj ane i dinë mirë.
Dhe mbi të gjitha, mundohej me i dhanë jetë një vendi që prej vitesh po boshatiset.

Ka pasë edhe projekte tjera.
Ka pasë andrra tjera për vendin e vet.
Po në këtë vend tonin, sa herë del dikush me ba diçka të mirë, dalin menjëherë edhe ata që mundohen me ta fikë dritën.

Njerëz pa zemër.
Pa din.
Pa iman.

Njerëz që nuk ndërtojnë vetë asgja, por lodhen tue pengue ata që ndërtojnë.
E sot asht e dhimbshme me pa një burrë që ka dhanë aq shumë për vendin e vet, me u përballë me procese, padi e arrest shpie, ndërkohë që punët që ka ba ai, vazhdojnë me u shërbye njerëzve çdo ditë.
Na duhet me qenë ma të drejtë me njerëzit tanë.

Sepse burri i mirë nuk dallohet në fjalë.
Nuk dallohet në Facebook.
Nuk dallohet në tavolina.
Burri i mirë dallohet në atë që len mbas.
E Sokoli ka lanë gjurmë në Salcë.

Eh more Sokol…
Ndoshta nuk ta thonë krejt.
Ndoshta shumë njerëz heshtin.
Po besoje një gja:
Ka plot që e dinë çfarë ke ba për atë vend.

Ka plot që sot kalojnë nëpër ato rrugë, shohin ato punë e e kuptojnë se aty asht djersa e një burri që nuk e harroi vendlindjen.

E mira ndoshta vonon…
Ndoshta lodhet…
Ndoshta goditet…

Po kurrë nuk humbet.

E mbi krejt, asht Dikush që sheh prej nalt.
E Ai e din fort mirë kush punon për të mirën e vendit, e kush mundohet me ia pre krahët atij që ndërton.

Respekt për burrat që japin nga vetja për vendin e tyre.

Nga: Besnik Nikoll Palnikaj

25/02/2026

Nyd de videoer og den musik, du holder af, upload originalt indhold, og del det hele med venner, familie og verden på YouTube.

✨🌟✨
06/02/2026

✨🌟✨

Teksti: Besnik Palnikaj IA

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tropoja News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tropoja News:

Shortcuts

Share