17/12/2025
Në 50-vjetorin e filmit të animuar shqiptar, vazhdojnë xhirimet e filmit “Karroca e Jetës”, me regji dhe skenar nga Shaqir Veseli dhe producent Adrian Guri. Një projekt i prodhuar nga AM-Production, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, që vjen si një homazh dhe vazhdimësi e traditës së animacionit shqiptar.