Pozitivi

Pozitivi Media online për gazetari konstruktive, mirëqenie dhe zhvillim shoqëror.

05/09/2026

⚡ Nga NASA te Inteligjenca Artificiale: si po ndryshojnë panelet fotovoltaike
Panelet diellore nuk janë më thjesht një mënyrë për të prodhuar energji. Sot ato po kthehen në sisteme inteligjente që vendosin vetë ku duhet të shkojë energjia: në shtëpi, në bateri, në makinë elektrike apo në rrjet.
Sipas Elton Çekrezit, CEO i Euro Elektra, teknologjia fotovoltaike ka bërë një revolucion të vërtetë gjatë dekadës së fundit, duke u bërë më e fuqishme, më efikase dhe më e zgjuar se kurrë.
📌 Nga panele 106 watt dikur, sot deri në 700–800 watt
📌 Eficienca është rritur ndjeshëm ndër vite
📌 Inteligjenca artificiale po optimizon automatikisht konsumin e energjisë
📌 Makinat elektrike mund të funksionojnë si bateri për shtëpinë
📌 Sistemet moderne po zëvendësojnë gjeneratorët dhe UPS-et tradicionale
💬 “Sot mund të kesh një sistem që menaxhon vetë energjinë dhe në rast nevoje makina elektrike mund të furnizojë shtëpinë.”
🎥 Ndiqni videon dhe zbuloni si po transformon teknologjia e re mënyrën se si prodhojmë dhe përdorim energjinë.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

04/09/2026

⚡ “Nuk po shesim vetëm panele. Po krijojmë prodhues energjie.”
Për shumë njerëz panelet fotovoltaike janë thjesht një teknologji. Për Elton Çekrezin, CEO i Euro Elektra, ato janë një mundësi për të prodhuar vlerë, të ardhura dhe energji brenda vendit.
Pas një dekade eksperience në Itali, ai vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të investonte në një sektor që në atë kohë dukej pothuajse futurist. Sot, energjia diellore po kthehet në një nga investimet më të rëndësishme për familjet dhe bizneset.
📌 Fotovoltaikët në Europë konsideroheshin teknologji e së ardhmes që në vitet 2010
📌 Shqipëria nisi zhvillimin e këtij sektori pas krijimit të kuadrit ligjor
📌 Një impiant nuk kursen vetëm energji, por prodhon vlerë ekonomike
📌 Energjia diellore e kthen konsumatorin në prodhues
📌 Përfitimi shkon përtej fitimit financiar dhe lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm
💬 “Ti merr rrezatimin diellor dhe e kthen në të ardhura për individin dhe për vendin.”
🎥 Ndiqni videon.








Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

03/09/2026

💰⚡ Mbi 8 mijë euro kursim në vetëm një muaj. Si është e mundur?
Një biznes në Shqipëri prodhoi më shumë energji sesa konsumoi gjatë muajit mars. Energjia e tepërt nuk humbi, por kaloi në rrjet dhe u regjistrua si kredi për përdorim në muajt në vazhdim.
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, ky është një nga avantazhet më të mëdha të sistemit të vetëprodhimit: energjia e papërdorur gjatë ditës kthehet në një rezervë që mund të përdoret më vonë.
📌 Një pjesë e energjisë konsumohet direkt në momentin e prodhimit
📌 Energjia e tepërt depozitohet në rrjet si kredi
📌 Kredia përdoret gjatë natës ose kur prodhimi është më i ulët
📌 Në mars biznesi prodhoi më shumë energji sesa konsumoi
📌 Kursimi i realizuar kaloi vlerën e 8 mijë eurove
💬 “Rrjeti funksionon si një bateri virtuale ku ruhet energjia që nuk përdoret menjëherë.”
🎥 Ndiqni videon dhe shihni me shembuj konkretë se si funksionon energjia diellore në një biznes shqiptar.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

02/09/2026

🏨⚡ Hotelet po humbasin mijëra euro sepse nuk kanë hapësirë për panele
A janë bizneset shqiptare ende skeptike ndaj energjisë diellore?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, përgjigjja është jo. Shumica e bizneseve që informohen për përfitimet e paneleve fotovoltaike janë të gatshme të investojnë. Sfida kryesore nuk është skepticizmi, por mungesa e hapësirës për të instaluar impiante që mbulojnë të gjithë konsumin.
📌 Bizneset janë gjithnjë e më të interesuara për energjinë diellore
📌 Pengesa kryesore është mungesa e sipërfaqeve të disponueshme
📌 Hotelet janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në Shqipëri
📌 Jo çdo biznes mund të mbulojë 100% të konsumit
📌 Edhe një reduktim prej 20–50% i faturës sjell përfitime të konsiderueshme
💬 “Nuk është e thënë të mbulosh 100% të konsumit. Edhe ulja e një pjese të faturës është një fitore.”
🎥 Ndiqni videon.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

01/09/2026

💸 Nga 10 njësi energji, biznesi paguan vetëm 5%
Sa mund të ulet realisht fatura e energjisë pas instalimit të paneleve fotovoltaike?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, nëse një biznes ka hapësirën dhe kushtet për të instaluar një impiant që mbulon të gjithë konsumin e tij, pjesa dërrmuese e faturës mund të eliminohet.
📌 Impianti mund të mbulojë deri në 95% të nevojave për energji
📌 Biznesi paguan vetëm një pjesë minimale të konsumit
📌 Muajt më të vështirë mbeten zakonisht janari dhe shkurti
📌 Kursimet vazhdojnë për dekada pas kthimit të investimit
📌 Sa më i madh konsumi, aq më i dukshëm përfitimi
💬 “Nëse impianti është dimensionuar për të mbuluar konsumin, biznesi mund të paguajë vetëm rreth 5% të energjisë që paguante më parë.”
🎥 Ndiqni videon.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

31/08/2026

💡 “Faturën lërja diellit” – por a mund të arrijë në zero?
Shumë njerëz pyesin nëse panelet fotovoltaike mund ta eliminojnë plotësisht faturën e energjisë. Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, një faturë zero absolute është e vështirë të arrihet, por ajo që është e sigurt është se kostot mund të reduktohen në minimum.
Përtej kursimit, impiantet fotovoltaike janë projektuar për të funksionuar për dekada me mirëmbajtje minimale dhe rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike.
📌 A ekziston vërtet fatura zero?
📌 Sa mund të reduktohen kostot e energjisë?
📌 Sa kushton mirëmbajtja e një impianti fotovoltaik?
📌 Sa jetëgjatë janë panelet diellore?
📌 Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur në funksion optimal?
💬 “Faturë zero ideale nuk ka, por pjesa dërrmuese e faturës mund të mbulohet nga impianti fotovoltaik.”
🎥 Ndiqni videon.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

30/08/2026

🏦⚡ Bankat po financojnë deri në 100% investimin për panelet fotovoltaike
A është mungesa e financimit pengesa kryesore për bizneset që duan të investojnë në energjinë diellore?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, problemi nuk është financimi, por mungesa e informacionit. Sot shumë banka e konsiderojnë energjinë fotovoltaike një nga investimet më të sigurta dhe ofrojnë produkte financiare të dedikuara për bizneset që duan të prodhojnë vetë energjinë.
📌 Shumë biznese ende nuk njohin potencialin e energjisë diellore
📌 Bankat e shohin këtë si një investim me risk të ulët
📌 Ka institucione financiare që kreditojnë deri në 100% të vlerës së investimit
📌 Në disa raste nuk kërkohet as kolateral shtesë
📌 Këstet e kredisë mund të jenë të ngjashme me faturën mujore të energjisë
📌 Pas 2.5–3 vitesh biznesi mbetet me impiantin dhe kursimet i përfiton plotësisht
💬 “Atë që do të paguaje si faturë energjie, mund ta paguash si këst kredie dhe në fund impianti mbetet i yti.”
🎥 Ndiqni videon.










Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

29/08/2026

🚗⚡ A do të dyfishojnë makinat elektrike faturën e energjisë?
Shumë familje dhe biznese po kalojnë drejt automjeteve elektrike. Por a jemi gati për energjinë shtesë që ato kërkojnë?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, rritja e numrit të automjeteve elektrike do të sjellë automatikisht edhe rritje të konsumit të energjisë, duke e bërë edhe më të rëndësishëm investimin në vetëprodhim.
📌 Çfarë ndodh me faturën e energjisë kur shtohen makinat elektrike?
📌 Sa mund të rritet konsumi i një familjeje?
📌 Pse bizneset me flota automjetesh janë më të interesuara për panelet?
📌 Si lidhet elektromobiliteti me energjinë diellore?
💬 “Nëse një familje shton dy automjete elektrike, konsumi i energjisë mund të dyfishohet.”
🎥 Ndiqni videon.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

28/08/2026

🔋 A ia vlejnë bateritë apo mjafton rrjeti?
Shumë njerëz mendojnë se panelet fotovoltaike duhet të shoqërohen patjetër me bateri. Por a është kjo e nevojshme në Shqipëri?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, për sa kohë ekziston rrjeti elektrik dhe funksionon skema aktuale e vetëprodhimit, energjia e tepërt mund të depozitohet virtualisht në rrjet, pa pasur nevojë për investime shtesë në bateri.
📌 A është e nevojshme të investosh në bateri?
📌 Çfarë përfitimi sjell rrjeti elektrik për vetëprodhuesit?
📌 Kur kanë kuptim sistemet me bateri?
📌 Pse shumë biznese nuk kanë nevojë për ruajtje fizike të energjisë?
💬 “Atë që do të bënte bateria, në kushtet aktuale e bën rrjeti.”
🎥 Ndiqni videon dhe kuptoni kur bateritë janë të nevojshme dhe kur jo.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

27/08/2026

🔄 Ku shkon energjia që nuk e konsumojmë?
Një nga pyetjet më të shpeshta për panelet fotovoltaike është: çfarë ndodh me energjinë e tepërt që prodhojmë gjatë ditës?
Sipas Ilir Qazimit, CEO i AMG Energy Albania, sistemi funksionon më thjesht nga sa mendojnë shumica. Energjia që nuk konsumohet në moment kalon automatikisht në rrjet dhe regjistrohet si kredi, të cilën mund ta përdorësh më vonë kur ke nevojë.
📌 Energjia e tepërt nuk humbet
📌 Çdo kW i prodhuar regjistrohet në rrjet
📌 Kredia e krijuar përdoret gjatë natës ose kur prodhimi bie
📌 Nuk ka nevojë për bateri që sistemi të funksionojë
📌 Paguhet vetëm diferenca nëse konsumi është më i lartë se prodhimi
💬 “Teprica kalon në rrjet dhe regjistrohet si kredi që e përdor kur të duhet.”
🎥 Ndiqni videon dhe kuptoni si funksionon në praktikë vetëprodhimi i energjisë.









Përgatitur për Pozitivi.org si pjesë e projektit Green Albania – Education for the Future, zbatuar nga Infinit +, me qëllim informimin dhe nxitjen e debatit publik mbi mjedisin, energjinë dhe qytetet ku jetojmë.

Address

Rruga Ismail Qemali 8, Pallati 11, Kati 2
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pozitivi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pozitivi:

Shortcuts

Share