07/09/2026
Grata, non grata – çfarë vjen mbrapa? Kur fjalia “Amerika ka folur” zëvendësoi analizën politike shqiptare
Nga Rafael Floqi
Për pesë vjet politika shqiptare jetoi nën hijen e dy fjalëve latine: “non grata”. Ato u shqiptuan si vendim gjykate, si dënim moral, si fund karriere dhe, herë-herë, pothuajse si mallkim politik. Mjaftonte të thuhej “Amerika e ka shpallur non grata” dhe diskutimi konsiderohej i mbyllur. Një pjesë e analistëve ndërtoi mbi këtë premisë teori të tëra për fundin politik të Sali Berishës; kundërshtarët e përdorën si provë përfundimtare të fajësisë së tij, ndërsa studio televizive të tëra u shndërruan në dhoma jehone ku përsëritej i njëjti përfundim: Washingtoni ka folur, çështja është mbyllur.
Por çfarë ndodh kur “non grata” nuk është më aq “non grata”? Çfarë mbetet nga gjithë ajo teologji politike kur politikani që u paraqit si i përjashtuar përgjithmonë nga Amerika merr vizë, kalon kontrollin kufitar dhe shkel përsëri në territorin amerikan? Dhe, mbi të gjitha, çfarë bëjmë me kilometra komente televizive, editoriale, deklarata dhe profeci që na siguruan se një vendim i një administrate amerikane ishte praktikisht i përjetshëm?
Këtu duhet të kthehemi te pyetja që shumë analistë shqiptarë çuditërisht nuk e bënë kur duhej: çfarë ishte juridikisht “non grata” e Sali Berishës?
Në kuptimin klasik diplomatik, persona non grata është një koncept i së drejtës diplomatike, i lidhur kryesisht me përfaqësuesit diplomatikë. Sali Berisha nuk ishte diplomat shqiptar në Washington që Shtetet e Bashkuara e shpallën persona non grata. Më 19 maj 2021, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi designimin publik të Berishës dhe familjarëve të tij të afërt sipas Section 7031(c), duke deklaruar përfshirjen e ish-kryeministrit në “significant corruption”. Ishte një masë serioze e ekzekutivit amerikan, me pasoja konkrete, por nuk ishte vendim i një gjykate penale amerikane dhe aq më pak një dënim penal i formës së prerë.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇