30/07/2017
Pasanikët e Shqipërisë = Kancer të Ekonomisë
Pasanikët e Shqipërisë, familjet dhe fëmijët e tyre kanë arritur nivelet e atyre perëndimorë.
Por këtë nuk mund ta themi për nivelin e jetesës për 99% të popullsisë!
PËRSE?
Shqiptarëve iu s**t terapia shock si zgjidhje magjike. Mjaftonte që të krijohej një shtresë të pasurish dhe kapitalizmi do vihej në punë vetvetiu.
Po kështu nuk ndodhi!
Si çdo sistem ekonomik që të funksionojë, ai duhet të promovojë talentin dhe jo mediokritetin. Kështu ndodhi në komunizëm, kështu po ndodh në kapitalizëm.
Kasta që përfitoi nga deindustralizimi dhe privatizimet nuk ishte virtuoze por mafioze. Bijtë e kastës bllokuan ekonominë, politikën, median dhe akademinë. Privilegjet e vjetra do të vijonin në një formë të re.
Kjo kastë nuk mund të kthehej në kapitenë të një ekonomie prodhimi. Kjo lloj ekonomie kërkon talent, sakrifica e risk prej konkurrencës, sepse pasuria nuk është e përjetshme por duhet të qarkullojë.
Kasta e Tranzicionit nuk e dëshiron zhvillimin e një kapitalizmi normal!
Ajo na ktheu nga ekonomi prodhimi në koloni importimi!
Ajo duhet të bllokojë çdo kanal që rrezikon këto privilegje:
1. Kontroll të plotë politik. Rotacioni duhet të mbetet brenda kastës, pavarsisht flamujve. Partitë, shoqatat, ojf, sindikatat e çdo lloj organizimi duhet të pilotohet nga kasta.
2. Kontroll fin-ekonomik. Çdo monopol duhet të mbetet brenda kastës. Populli duhet të kënaqet me biznese si lokale, byrektore apo parukeri.
3. Konttoll mediatik. Garancia më afatgjatë është propaganda në çdo nivel ku fshihen problemet e përgjegjësit. Skllevërit fajësojnë njëri tjetrin, shohin sistemin si të pandryshueshëm e prandaj duhet të kënaqen me "të keqen më të vogël"
4. Mbështetja e lobeve ndërkombëtare me të cilat ndahet plaçkitja e kursimeve shqiptare e pasuritë kombëtare!
5. Kontrolli kriminal. Të gjitha grupet kriminale udhëhiqen nga njerëzit e politikës. Kufiri mes krimit, politikës, ekonomisë dhe medias është imagjinar.
Lëvizja shqipON është i vetmi organizim politik që kërkon jo arnimin por përmbysjen e oligarkisë politiko-ekonomiko-mediatike!
Kjo nuk mund të bëhet me reforma kozmetike por .
Jo rotacion fytyrash e siglash por përmbysje të Raporteve të Forcës!
Fundin e kësaj kaste dhe vemjet e tyre që kontrollojnë Shqipërinë!
Kalimin e pushtetit qytetarëve shqiptarë jo me sllogane e premtime por mbi një kontratë të re sociale, një Kushtetute të re për Normalizimin e Vendit!
Lëvizja shqipON kërkon mobilizimin e të gjitha energjive pozitive të kombit: sipërmarrësit e prodhimit, punëtorët, studentët, intelektualët, emigrantët dhe cdo patriot shqiptar
Guxojmë!
Shqipon.com