Botimet IDK / LINUS

Botimet IDK / LINUS Botimet IDK/LINUS Vitet e fundit këtyre i është shtuar dhe një kolanë e veçantë kushtuar letërsisë botërore bashkëkohore.

I krijuar në janar 2001 (fillimisht, deri në vitin 2005, me emrin Shtëpia e Librit dhe Komunikimit) Instituti i Dialogut dhe Komunikimit është një institut i pavarur që shërben si qendër shumë funksionale, e cila ka si mision kryesor të nxisë ndryshime sistematike pozitive në Shqipëri, nëpërmjet promovimit të mendimit kritik, si dhe parimeve të një shoqërie të hapur. Tashmë IDK njihet si katalizat

or për promovimin e debatit publik, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Europës dhe botës në fushën e ideve dhe të informacionit. Rrjedhimisht veprimtaria e IDK-ës mund të thuhet se është e përqendruar në dy drejtime kryesore:

• Në projektin e titulluar “Për një Hapësirë Alternative të Komunikimit Publik”, i cili përfshin një sërë veprimtarish që shërbejnë për të nxitur debatin publik dhe të menduarit kritik.

• Në projektin e botimeve, i cili ka për qëllim të sjellë në gjuhën shqipe disa prej veprave më të rëndësishme të mendimit europian e perëndimor, sidomos atij bashkëkohor, duke i dhënë prioritet fushave të tilla si historia, shkencat politike, sociologjia, filozofia, antropologjia kulturore, apo veprave me një karakter të përgjithshëm informativ.

Vjen në shqip një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë gjermane për fëmijë Otfried Preußler me romaninKrabati – M...
29/11/2021

Vjen në shqip një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë gjermane për fëmijë Otfried Preußler me romanin
Krabati – Mulliri i dymbëdhjetë korbave

Krabati është një djalë, katërmbëdhjetë vjeç, jetim. Një natë ai sheh një ëndërr të çuditshme. Në ëndërr dëgjon një zë të largët që i kërkon të shkojë te një mulli misterioz. Kur zgjohet prej gjumit, Krabati niset për rrugë që ta kërkojë mullirin. Aty gjen njëmbëdhjetë djem të tjerë që punojnë si çirakë. Krabati bëhet çiraku i dymbëdhjetë. Por shpejt merr vesh se, në të vërtetë, s’bëhet fjalë për një mulli dosido, por për një shkollë të magjisë së zezë; vetë mullisi s’është mullis si gjithë të tjerët, por një magjistar i fuqishëm. Krabati përpiqet të mësojë sa më shumë për magjinë, por njëkohësisht kupton se duhet të bëjë çmos të largohet nga ai vend. Kjo dëshirë i shtohet edhe më kur njeh një vajzë nga fshatrat aty afër, por njëkohësisht nis të kuptojë se mullisi ka plane të tjera të mbrapshta për djemtë. Në fakt, shokët e tij nisin të vdesin njëri pas tjetrit nga aksidente të mistershme, dhe Krabati kupton se i duhet të vërë në përdorim gjithë magjitë që ka mësuar për të mposhtur mullisin-magjistar, që të shpëtojë nga ai vend bashkë me vajzën.

Një prej librave më të dashur nga fëmijët e të rinjtë në mbarë botën, i përkthyer në 55 gjuhë.

“Mulliri i dymbëdhjetë korbave” është një ndër librat më të famshëm të letërsisë gjermane për fëmijë: një bestseller për fëmijë e të rinj, që në formën e një përralle iu rrëfen atyre për misteret e jetës e të vdekjes, të dashurisë dhe të luftës. Corriere della Sera

Titulli: Krabati – Mulliri i dymbëdhjetë korbave
Autori: Otfried Preußler
Përktheu: Irena Nasi
Numri i faqeve: 239
ISBN 978-9928-136-81-7
Çmimi: 850 lekë

21/11/2021
Edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja e Panairit të Librit.Nxitoni të merrni autorët e preferuar me ulje.
21/11/2021

Edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja e Panairit të Librit.Nxitoni të merrni autorët e preferuar me ulje.

SALLY ROONEY vjen përsëri në shqip me një tjetër bestseller ndërkombëtar "BISEDA MES MIQSH"Dublin në ditët tona. Fransis...
19/11/2021

SALLY ROONEY vjen përsëri në shqip me një tjetër
bestseller ndërkombëtar "BISEDA MES MIQSH"

Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta, studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bëra të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste më e madhe në moshë, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato diskutojnë për botën, për jetën e tyre, kritikojnë kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në të njëjtën kohë, dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve, kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë ekuilibrin e miqësisë së tyre. Por romani “Biseda mes miqsh” nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një brezi.

Sally Rooney është një autore irlandeze, e cila sot konsiderohet nga kritika si “Salingeri i ditëve tona”, “romancierja më e madhe e viteve 2000”. E lindur në vitin 1991, ajo është autore e tre romaneve, të cilët kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, si nga kritika ashtu dhe nga lexuesit. Romani i saj “Njerëz normalë” u kthye në film prej BBC, me 12 seri, fitues i çmimit Emmy në 2020. Po ashtu romani “Biseda mes miqsh” është duke u bërë film po nga BBC, po me 12 seri, që do të dalë gjatë vitit 2022.

Titulli: Biseda mes miqsh
Autori: Sally Rooney
Përktheu: Ines Ekonomi
Numri i faqeve: 339 fq
Çmimi: 900 lekë
Botues: Botimet IDK
ISBN: 978-9928-136-80-0

Vjen në shqip nga Botimet IDK asi i futbollit argjentinas MESSI - Leksione Stili nga autori katalanas Jordi Puntí  Messi...
17/11/2021

Vjen në shqip nga Botimet IDK asi i futbollit argjentinas

MESSI - Leksione Stili

nga autori katalanas Jordi Puntí

Messi tashmë është kthyer në një legjendë. Ka që e krahasojnë me Mozartin, të tjerë me Pikason, por sidoqoftë, askush se vë në dyshim se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit. Qëkur nënshkroi kontratën e parë me Barcelonën në një pecetë letre, kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, ai ka fituar gjashtë herë ‘Këpucën e Artë’ dhe ‘Topin e Artë’ si dhe titullin ‘Futbollisti më i mirë i Vitit’. Ka fituar dhjetë herë titullin kampion të Spanjës, dhe katër herë atë të ‘Ligës së Kampionëve’, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e FC Barcelonës. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushë, driblimet që duket sikur tallen me vetë gravitetin, golat e pabesueshëm... tifozët në mbarë botën ndihen me fat sa herë që kanë mundësinë ta shohin atë duke luajtur.

“Jordi Puntí është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj katalanë dhe me këtë libër ai shënon kulmin e talentit të tij, duke na sjellë një portret magjepsës të asit argjentinas.” EL PAIS

“Asnjë tjetër nuk do ta shkruante më mirë këtë libër - jo të shpjegosh Messin por ta shijosh atë... Të shijosh edhe leximin”.
SIMON KUPER


Titulli: MESSI – LEKSIONE STILI
Autori: Jordi Puntí
Përkthyes: Bashkim Shehu
Numri i faqeve: 239 fq
Çmimi: 750 lekë
MESSI - Leksione Stili

17/11/2021

Në kohë krize, të gjithë duhet të vendosim vazhdimisht se kë të dashurojmë. Frank O’Hara
19/10/2021

Në kohë krize, të gjithë duhet të vendosim vazhdimisht se kë të dashurojmë. Frank O’Hara

12/10/2021

Sally Rooney, 30, was asked by Israeli publisher Modan to translate her new book into Hebrew but the author allegedly rejected the request due to her views on the Israeli-Palestinian conflict.

Ishte një lidhje dhe njëkohësisht nuk ishte. Çdo gjest i yni ishte spontan dhe nëse nga jashtë dukeshim një çift, neve n...
05/10/2021

Ishte një lidhje dhe njëkohësisht nuk ishte. Çdo gjest i yni ishte spontan dhe nëse nga jashtë dukeshim një çift, neve na dukej një rastësi interesante. Për këtë shpikëm edhe një batutë që nuk kishte kuptim për asnjeri, përfshirë ne: çfarë është një shok? Thoshim me shaka. Çfarë është një bisedë?

Fëmijë të dashur, në këtë fillim viti të ri shkollor ju ftojnë në udhëtime të jashtëzakonshme… me plot personazhe e vend...
29/09/2021

Fëmijë të dashur, në këtë fillim viti të ri shkollor ju ftojnë në udhëtime të jashtëzakonshme… me plot personazhe e vende magjike.is

Në moshën 30 vjeçare, autorja e "Njerëz normalë" Sally Rooney është tashmë romancierja më e përfolur e brezit të saj.
02/09/2021

Në moshën 30 vjeçare, autorja e "Njerëz normalë" Sally Rooney është tashmë romancierja më e përfolur e brezit të saj.

At 30, the Normal People author is already the most talked-about novelist of her generation. As she readies her third novel, she’s bracing for more (unwanted) attention

Address

Rr. Gjin Bue Shpata, Nr. 8
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet IDK / LINUS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet IDK / LINUS:

Share

Category