28/06/2025
The Love Coach Expo…
Në një edicion e “The Love Coach Expo/ Ekspozita e Trajnerit të Dashurisë” u zbulua se si ta shndërrojmë udhëtimin tonë shërues në një biznes të lulëzuar që transformon jetë.
Live Ekspozitat e Trajnerëve të Dashurisë me 10 nga trajnerët më vizionar në botën për dallimet dhe sukseset ku pjesëmarrës dhe folës ishin si:
Mama Gena - Lidere e lëvizjes globale të kënaqësisë.
Mary Morrissey - Eksperte e transformimit shpirtëror me 7 shifra.
Marci Shimoff - Mjeshtre e vetëbesimit "E lumtur pa asnjë arsye".
Layla Martin - Mësuese revolucionare e tantrës.
Claire Zammit - Vizionare biznesi e "Fuqisë Femërore".
Plus 5 mjeshtra të tjerë që ndajnë sekretet e tyre të integrimit.
Të gjithë këta folës ligjëruan për tematika të ndryshme duke qenë se dhe vetë fjala “coach” d.m.th. trajnues, i cili të bën të ligjërosh rreth çështjeve dhe problematikave të ndryshme. Folëset e lartpërmendura u shprehën rreth lidhjeve dhe marrëdhënieve shoqërore-bashkëshortore, dashurisë, vetëbesimit, fuqisë, motivimit, lidershipit, biznesit, transformimit etj. Çështjet tematike ishin të shumta ndërkohë që u fol për marrëdhëniet burrë-grua, se si të investohet në një marrëdhënie që të integrohet më shumë ndaj njëri tjetrit.
Ngritja e grave që të ndihen rehat, të forta dhe të fuqishme në trupat dhe shpirtrat e tyre.
Zhdukja e turpit dhe zëvendësimi i tyre me krenari dhe gëzim të papërmbajtshëm.
Rimarrja e madhështisë së harruar të feminitetit, në mënyrë që njerëzit e të gjitha gjinive të mund të ribalancojnë peshoret e tyre të brendshme dhe të jetojnë në harmoni me të vërtetën e tyre më të thellë.
Kjo për të treguar se: Nëse ndonjëherë jeni ndjerë të plagosur nga patriarkati, të pasigurt për hapat tuaj të ardhshëm, ose më pak se sa jeni të aftë të bëheni…është dikush aty për t’ju ndihmuar.
Por nga ana tjetër, kaq shumë gjëra janë të mundura. Mrekulli të tëra. Versione të tëra të madhështisë që ende nuk i kanë eksploruar.
Ligjëruesja dhe Autorja “Mama Gena” e cila është Lidere e Lëvizjes Globale ka shkruar dhe librin “Pussy a Reclamation”/ “Ripërtëritja e Vaginës”, ku në këtë libër që vetëm nga titulli duket interesant dhe shumë për tu zbuluar: Në të zbulon atë që askush nuk ju mësoi rreth burimit të fuqisë suaj femërore dhe si ta përdorni atë. Ky libër ofron një rrugë për ne si gra që të dalim nga viktimizimi dhe të hyjmë në shkëlqimin tonë të lindur. Duket si një udhërrëfyes për t’u çliruar, për t’u fuqizuar dhe për t’u ndezur nën afshin e pasionit.
Autorja u shpreh se e ka shkruar këtë libër për ta njohur përsëri një grua me atë pjesë të vetes që është çelësi i gjithçkaje që ajo ka kërkuar ndonjëherë, por që është mësuar ta injorojë, ta shtypë dhe ta përçmojë.
Që nga titulli duket që është provokues. Drejtpërdrejt ofendues për disa. Në të vërtetë, “Pussy” /Va**na është padyshim fjala më e rëndë në gjuhën angleze. Dhe si çdo fjalë e pahijshme e përdorur në mënyrë efektive, ky libër ka për qëllim të jetë një thirrje zgjimi. Është një rikthim, në një botë që kërkon me dëshpërim feminitetin.
“Pussy” /Va**na ofron një paradigmë krejt të re për mënyrën e funksionimit, së bashku me mjete dhe praktika që ndryshojnë lojën për të lundruar në çdo fushë të jetës suaj - marrëdhënie, karrierë, trup, vetëbesim, sensualitet dhe më shumë.
Është një rikthim i asaj që ka qenë gjithmonë e drejta juaj e lindur si grua. Sepse zëri juaj duhet të dëgjohet. Sepse është koha që ju të jetoni të vërtetën tuaj, pavarësisht gjithçkaje. Sepse dëshirat dhe ëndrrat tuaja janë të nevojshme që kjo kulturë të shërohet dhe të evoluojë.
“Pussy”/Va**na është thirrja juaj për t'u akorduar, për t'u ndezur dhe për të jetuar më me pasuri dhe plotësisht sesa keni menduar ndonjëherë se mund të bëni. Flasim për një turne force! Jam e magjepsur nga thellësia, humori dhe mençuria që ndryshon lojën në këtë libër. “Pussy: A Reclamation". Nul duhet lexuar vetëm. Lëreni të vërtetën e saj të depërtojë në trupin tuaj, drejt e në palcën tuaj të kockore. Lëreni që ky libër të ndryshojë jetën tuaj në mënyrën që ka ndryshuar dhe atë të autores.
Çfarë u ligjërua më tej, u fol rreth tematikave të marrëdhënieve të ndryshme midis individëve, shoqërisë, marrëdhënieve burrë-grua, bashkëshortore, dhe atë që duket dhe më interesante seksit dhe emancipimit, mentalitetit, pasionit dhe dashurisë.
Ndërkohë që praktikat më kryesore janë të nevojshme për të kërkuar dhe folur të vërtetën më në brendësi pavarësisht gjithçkaje.
Si të mishëroni vetëbesimin radikal edhe pse kjo do t'ju ndryshonte jetën tuaj.
Si ta përfundoni luftën me trupin tuaj dhe në vend të kësaj, si ta shihni atë për atë që është: i bukur, i shenjtë, i fuqishëm dhe kaq, i denjë për miratim.
Pse vetëdija sensuale e një gruaje është kritike për shëndetin e saj shpirtëror, intelektual dhe emocional.
Çfarë ju pret në kufirin e ardhshëm të feminizmit dhe si mund të ndihmoni që kjo të ndodhë.
Dhe shumë, shumë më tepër se kaq, u fol mbi marrëdhëniet seksuale, mbi lidhjet dashurore, martesore, mbi transformimin e marrëdhënieve duke u integruar dhe emancipuar duke lënë menjanë mentalitetin e kohëve të shkuara. Një mënyrë kjo, për ti dhënë formë dhe për të bërë kështu një revolucion në atë, të ashtëquajturën transformim me vetëbesim shpirtëror për tu motivuar në të qenurit i/e lumtur. Gjithashtu u fol dhe për vizionin e fuqisë femërore duke bërë kështu një akordim të ndezur midis pasionit, dashurisë, punës, karrierës, suksesit etj. Gjithashtu u ligjërua se si: Integrimi i femrës është si një forcë ku mund të ndryshojë të ardhmen me vetëbesimin ku mund të përcjellë tek të tjerët zërin e saj i cili duhet të dëgjohet jo vetëm në shoqëri, por kudo.