27/11/2025
Arrestohet oficeri i policisë për rrjedhje informacioni dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge
📌 Oficeri i Policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, u arrestua nga AMP me urdhër të GJKKO, pas dyshimeve se ka ndihmuar një grup kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.
• ⚠️ Haxhiaj akuzohet për shpërdorim detyre, zbulim të akteve sekrete dhe korrupsion pasiv, pasi u ka dhënë personave të dyshuar informacione hetimore në këmbim të pagesave.
• 🌍 Hetimi është zhvilluar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore mes SPAK, Antimafias së Breshias dhe Prokurorisë së Zvicrës, që ka dokumentuar një rrjet trafikimi kokainë me logjistikë në Itali.
• 🚚 Lënda narkotike transportohej nga Amerika e Jugut dhe shpërndahej përmes gjashtë bazave logjistike në Itali, ndërsa paratë ktheheshin cash përmes “money mules”, përfshirë shoferë autobuzësh Itali–Shqipëri.
• 🚔 Operacionet italiane kanë sjellë 10 arrestime, sekuestrim të 550,000 eurove, 130 kg kokainë, dhjetë automjeteve dhe armë zjarri. Në total janë bllokuar mbi 1,300 kg kokainë gjatë hetimit.
• 📱 Përfshirja e Haxhiajt u identifikua përmes analizës së komunikimeve në SKY ECC, që ka dokumentuar bashkëpunimin e tij me grupin.
• 🕵️♂️ Ky rast shton listën e zyrtarëve të policisë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, krahas dosjeve që përfshijnë Dedan Gjonin dhe Jonida Babameton.
📖 Lexo të plotë në shteg.org
Link në BIO ose koment 👇