Kind News

Kind News Kjo faqe eshte per te gjithe ata qe duan te ndajne mendime me miq te tjere mbi gjithcka ju zgjon kuriozitet, i ngacmon apo i shqeteson gjate dites...:)

Vij nga një qytet i vogël dhe më mungon pafund shëtitja e çdo pasditeje.Nuk ishte thjesht një shëtitje — ishte kuptimi i...
10/01/2026

Vij nga një qytet i vogël dhe më mungon pafund shëtitja e çdo pasditeje.
Nuk ishte thjesht një shëtitje — ishte kuptimi i gjithë ditës.

Midis orës 4 dhe 5 gjithçka ndalonte: punët mbaronin, njerëzit mblidheshin, ndanim si kishte shkuar dita, çlodheshim, visheshim bukur dhe dilnim në lulishten e qytetit.
Ishte kohë me familjen, socializim, kujdes për veten, por edhe kulturë — një zakon i shëndetshëm familjar që rritej bashkë me ne.

Për ne, ajo ishte koha më e rëndësishme e ditës.

Sot jetoj në një qytet shumë të madh, ku kjo kohë është zëvendësuar me trafik, vajtje-ardhje nga puna dhe lodhje. Koha për fëmijët dhe për familjen është zvogëluar.
Dhe në fund, ndodh paradoksi: bën kaq shumë gjëra që i do, por nuk gjen kohë për atë që do më shumë — kohën me familjen.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kind News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share