Na ishte dikur

Na ishte dikur Foto historike, personazhe, ngjarje, kujtime nga kohë që nuk kthehen më. Për marketing në faqen tonë kontaktoni në +355697559931

https://www.naishtedikur.com

Kjo është një faqe e krijuar pa ndonjë motiv të veçantë nostalgjie e dashurie për një periudhë e cila ka shkuar e tashmë për fat të mirë nuk mund të kthehet më. Kjo faqe është përpjekje modeste për të paraqitur ngjyra të zbehta apo të forta, kujtime të hidhura apo të magjishme kryesisht të gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri, dhe si e tillë ka vend për përmirësime të vazhdueshme. Autor

ët e saj e krijuan atë të shtyrë jo vetëm nga nderimi i thellë për brezin paraardhës, respekti për brezin e tyre por dhe për t'i treguar se kush ishim dhe atyre që na pasojnë. Për të gjitha këto, janë të mirëpritura të gjitha vërejtjet, sugjerimet e materialet e mundshme, në mënyrë që kjo faqe të jetë përherë në nivele të larta. Materialet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe, nëse nuk specifikohet ndryshe, nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë qëndrime zyrtare të ndonjë grupimi, por vetëm pikëpamje personale të administratorëve.

18/02/2026

Dikur në Tiranë...

18/02/2026

Sa prej jush e kaluat fëmijërinë në atë botë pa nxitim, pa celular, pa teknologji, por plot jetë?

Foto e rrallë: Darka e diplomimit të Kadri Veselit, prezent Adem Jashari, Sefedin Morina, Jakup Nura dhe shokët e tjerë ...
18/02/2026

Foto e rrallë: Darka e diplomimit të Kadri Veselit, prezent Adem Jashari, Sefedin Morina, Jakup Nura dhe shokët e tjerë 🇦🇱🇽🇰
Shkurt 1993, Tiranë, Shqipëri📍

Burimi: PrishtinaPress

18/02/2026

Na ishte dikur… një qytet që kishte jetë...

18/02/2026

Ju kujtohet kur posterat e këngëtarëve mbulonin muret e dhomës? Për cilat vite bëhet fjalë?

Më 18 shkurt 2006, 20 vite më parë, u nda nga jeta Kel Kodheli, “Nderi i Kombit” (1918-2006).Një nga piktorët e shquar s...
18/02/2026

Më 18 shkurt 2006, 20 vite më parë, u nda nga jeta Kel Kodheli, “Nderi i Kombit” (1918-2006).

Një nga piktorët e shquar shqiptarë të brezit të formuar në akademitë italiane të viteve ’40.

Veprat dhe kontributi i tij mbeten pjesë e çmuar e artit tonë kombëtar. E kujtojmë me nderim dhe respekt. 💐

18/02/2026

Shembulli më i pastër i një heroi të vërtetë...

Më 18 shkurt 1975, në Tiranë ndërroi jetë aktori i miënjohur Naim Frashëri (1923-1975). E kujtojmë me nderim e respekt 💐
18/02/2026

Më 18 shkurt 1975, në Tiranë ndërroi jetë aktori i miënjohur Naim Frashëri (1923-1975).
E kujtojmë me nderim e respekt 💐

Gëzuar Ditëlindjen të gjithë atyre që sot festojnë ditën e tyre të veçantë! 🎉Urojmë që kjo datë t’ju sjellë gëzim, shënd...
18/02/2026

Gëzuar Ditëlindjen të gjithë atyre që sot festojnë ditën e tyre të veçantë! 🎉
Urojmë që kjo datë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe plot bekime në çdo hap të jetës.
🌟 18 Shkurt 2026 🌟

"Një burrë, pas 48 viteve u ndesh me mësuesen e tij të fillores. Ai iu afrua asaj me shumë siklet dhe i tha: "Mësuese,a ...
17/02/2026

"Një burrë, pas 48 viteve u ndesh me mësuesen e tij të fillores. Ai iu afrua asaj me shumë siklet dhe i tha: "Mësuese,a po me njihni ?"
Mësuesja e vjetër:
- Më fal, nuk po ju njoh!
Burri:
- Mësuese, si nuk më njihni!? Unë jam nxënësi juaj i shkollës fillore. Njëherë kur nje shokut te klasës sonë i humbi ora e dores dhe hajduti isha Une. Dhe per ta kërkuar orën e humbur ju na urdhëruat të gjithve që të ngrihemi në këmbë dhe ti vendosnim duart mbi derrasën e zezë. Unë po vdisja nga frika dhe sikleti dhe nuk mund ta paramendoja fytyrën tuaj kur do ta gjenit orën në xhepin tim.
Kur papritmas ju bërtitët:
"Tani të gjithë mbyllni sytë".
Unë isha diku në mes. Kur erdhi radha ime të më kërkonit, ju e morët orën nga xhepi im dhe më heshtje vazhduat të kërkonit deri në fund të radhës. Atëherë ju u ulët ne karrigen tuaj dhe ja kthyet djalosh*t pa thënë asgjë për mua dhe askënd.
Unë mendoj se mësimi më i madh në jetë ishte atë ditë. Sa herë që më vinte në mendje e ndieja veten nën hijen mbrojtëse të virtytit tim.
Një fjalë e urtë thote:
"Është e tmerrshme të jetosh me turp, por edhe më e frikshme është ta kultivosh atë me vetëdije"
A ju kujtohem tani?
Mësuesja me zë të ulet ja ktheu:
- Unë të nesërmen e kisha harruar atë incident. Tani që më tregove mu kujtua.
Kur ju thashë juve ti mbyllni sytë, unë në fakt i kisha mbyllur edhe sytë e mi, sepse nuk doja të krijoja një paragjykim kundër nxënesit i cili ishte mashtruar, siç do mund të ishte mashtruar çdo fëmijë i asaj moshe.
Më vjen mirë që e folëm atë rast tani pas 48 viteve."/Filozofia

17/02/2026

"Më mire të dish së sa te kesh" , por po ti kesh të dyja është edhe më mirë 🤣

✍️Unë ju akuzoj!"Letra e mësuesit italian Marco Galice që shkruan për drejtuesit e programeve më të njohura televizive n...
17/02/2026

✍️Unë ju akuzoj!"

Letra e mësuesit italian Marco Galice që shkruan për drejtuesit e programeve më të njohura televizive në Itali, që janë formate të ngjashme me " Big Brother" " Love story", " Përputhen" në Shqipëri.

Mësuesi shkruan:

""Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë ushtrinë e këtij ferri.

Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe grryerjes morale, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik ,shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.

Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik që ka rrënjosur bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në kërkim të famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të klikimeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo atë që ne jemi.

Ju keni kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore.

U keni dhënë famë personazheve injorantë dhe pa edukatë që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë e as moral.

Ju keni frikë nga të diplomuarit shkëlqyeshëm, nga ata që studiojnë dhe investojnë në kulturë. Ju jeni investuar në përshkallëzimin e arratisë nga vendi të të irrituarve prej programeve tuaja me aktorë rruge.

Une flas si mesues, që shoh nxënësit të imitojnë në mënyrë të egër arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësine që përhapin personazhet e televizioneve tuaja.

Realiteti i trishtuar që ju përhapni ngjall te nxënësit e mi, te ata që nuk përshtaten me atë që ju na prezantoni, mungesë besimi për të ardhmen, frikë, hutim, izolim. Dhe si shpërblim marrin margjinalizim dhe tallje.

Unë si mësues shoh qindra nxënës të sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t'u përpjekur të jenë si ata.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj në shkatërrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar këtij vendi".

Marco Galice mësues në Itali.

Letra e shqipëruar nga Ilir Cuci.

Address

1016
Tirana
1017

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Na ishte dikur posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share