01/07/2024
Mesazhi i përjetshëm që më ka lënë Kadareja mua si biograf i tij “Ylli i shkrimtarit”
Sot ndërroi jetë shkrimtari madh shqiptarë Ismail Kadare.
Një ngushëllim shumë të ndjerë kamë për Elenën bashkëshorten e tij më të ngusht dhe të tërë familjes.
Do dëshiroja sot të perifrazoja një shprehj të Rexhep Qoses studiuesit dhe shkrimtarit të nohur shqiptarë të bërë në fillim të viteve 1990 se : “ Shqipëria është mbarsur 500 vjet për të lindur Ismail Kadarenë”.
Si mik i ngusht i tij dhe i familjes, jam tërësisht i dëshpëruar që Ismalin ,si unë, por edhe milona lexues të tjerë brënda dhe jashtë Shqipërisë, nuk do ta kemi më prezent fizikisht ,por do kemi veprën e tij të madhe përjetësisht.
Mua personalisht me Kadarenë më ka lidhur vetëm miqëisia e vlera të rralla, që ka krrjuar për Shqipërinë historike ,letrare dhe tërë qytetërimi botëror .
Jam njohur vetëm dy dekada më pare, kur unë do ti bëja një rezume të shkurtër për biografinë që kisha shkruar për të, në Golem të Durrësit, në rezidencën e tij.Por gjithashtu me kuriozitetin ta njiohja më nga afër si njeri.
Por kjo çudit֝risht nuk ndryshoi asgjë.Ismaili ishte ai që kisha unë “njohur” me përfytërimin tim të zgjatur.
Ky takim ishte dicka sfiduese për të dhe për mua gjithashtu ,jo vetëm për takimin njerëzor , por edhe për iden time” misterioze” që une e kisha bërë fakt.
Në fakt unë kisha shkruar një biografi 550 fq me format të madh që ishte produkt i 18 dosjeve të mia të ruajtura për një ekspozitë në të ardhmen , të mbushura me skedat e miat dhe mbresa. Ishte një punë mbi 40 .
U habit nga idea ime dhe e priti me mosbesim ,siç kishte natyrën mosbesuese në fillim gjenia e tij ,ndonse më kishte lexuar në shtyp dhe në vepra.
Por edhe unë duke patur besim në ato që kisha shkruajtur i mëshova shumë suprizës.Kjo është një histori e gjatë , ku mund të them paraprakisht, se e pëlqeu jashtëzakonisht veprën dhe këtë sot kam të drejt ta them për here të pare publikisht, por ato kujtime më ngjizën rëndësinë dhe vlerësimin e një libri të këndëshm më vete, që po shkruaj për këtë personazh të madh të Shqiprisë sonë.
Por unë sot ndryshe nga shumë të tjerë si biograf i jetës së tij” Ylli i shkrimtarit” kam një mesaszh të përjetshëm nga vepra e Kadaresë i cili sotë është më i vlefshëm se kurrë:
“Mos u tërhiq, mos e lejo skëterrën që të triumfojë mbi ty!”
I përjetshëm qoftë Ismail Kadare me veprën e tij të madhe !