07/06/2022
Historia e vërtetë e serenatës
"Në pijetore unë jam ul"
Jam në një mbremje me familjen e Z Bujar Bakallit disident e patriot dhe një "ish" i Spaçit .Mes një gezimi familjarë dëgjojmë e këndojmë këngën "Ne pijetore unë jam ulur" te kënduar nga vëllezërit Prifti , dhe mbas mbarimit të kengës me tregon se eshte kompozuar ne burgun e Spaçit.
U habita shum , dhe e pyes se kush jane autoret ?
-Me thotë - muzika nga Andon Vanko ( nga Korcça i denuar me 20 vite burg ), tekstin e saj Astrit Delvina dhe Gezim Medolli ( me nga 21vite burg ) . Orkestrimin e beri Ali Hoxha ( me epitetin Li Trompa) ,mbaruar konservatorin e Pragës per vegla frymore, ku dhe ky ka bere 17 vite burg.
Origjinali I kesaj kënge eshte kënduar në korr nga te burgosurit e Spaçit të përshtatur nga maestro Lluk Kaçaj ,një bas I kalibrit botëror ku mes "këngëtareve te Spaçit " ishte Stavri Rafaeli ,ish një nga tenorët më te shquar lirik të kohës I dënuar me 25vite burg dhe mes tjerëve isha dhe unë -thotë Bujari ( I arrestuar në vitin e trete ne Liceun e Tiranes ku studio te per violinë e beri 15 vite burg).
Habitem që Vëllezërit Prifti o nuk e dinë o nuk e përmendin këtë te vërtete duke i mare atributet e krijimit te kesaj perle serenata të bëre në vendin e telave me gjemba, per ti dhëne frymën e jetes dhe të shpresës bashkëvuajtësve të tyre.
Mesojëni te vertetën nga të lirë që kanë sakrifikuar dhe me jetë për të drejtën.
Mirënjohje dhe shpirti Ju ndritë autoreve kesaj perle të muzikës shqiptare
Valbonë 2022
Marrë nga muri i Facebook i
Baftjar Nela.