Botimet Bota Shqiptare

Botimet Bota Shqiptare Mirësevini në faqen zyrtare FB të Shtëpisë së Librit dhe të Filmit BOTA SHQIPTARE. Janë pritur mjaft mirë nga lexuesit e moshave dhe preferencave të ndryshme. M.

Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që
krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor. Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe k

ristalizoi fizionominë e saj unikale. Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë. Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend. Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 600 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar. Me botimet e saj,
BOTA SHQIPTARE ka sjellë pranë lexuesit autorë shqiptarë e të huaj, klasikë e bashkëkohorë. Në saj të BOTËS SHQIPTARE janë bërë të njohur e të suksesshëm edhe në shqip shumë autorë
modernë e të traditës, duke u përpjekur për pikëtakime me literaturën e sotme si dhe për të ruajtur shijen e pavdekshme të letërsisë klasike. Kolanat tona si: Letërsia e huaj, Letërsia Shqipe, Lexime historike, Biografi të mëdha, Të vërteta të fshehura, Kundër-rrymës, Dossier, Klasikë të mëdhenj, Studime-publicistikë, Letërsi për fëmijë etj. Në këto kolana janë botuar autorë si: E. Heminguej, E. Remark, S. Cvajg, J. D. Salinger, N. Kazanzaqis,
A. Kronin, B. Breht, G. Flober, A. Kamy, F. Kafka, L. N. Tolstoi, Balzak, Stendhal,
A. Peréz-Reverte, Y. Khadra, G. Musso, V. Hygo, A. Nesin, A. Çehov, N. Sparks, J. Marrs, D. Icke, S. Berry, E. Shafak, N. Mailer, K. Abe, G. Greene, E. Vizel, C. Ahern, J. Lindsay, L. J. Smith, Sh. Jones, G. Brooks, P. Merime, J. L. Borges, W. Martin-Leak, P. Gilliard, M. Zusak e shumë të tjerë.

Elif ShafakTri bijat e Evës
05/09/2026

Elif Shafak
Tri bijat e Evës

Lucy ScoreGjëra që nuk i kapërcyem kurrë
04/09/2026

Lucy Score
Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë

Marjan KamaliGratë luanesha të Teheranit
08/08/2026

Marjan Kamali
Gratë luanesha të Teheranit

Elif ShafakDyzet rregullat e dashurisë
04/08/2026

Elif Shafak
Dyzet rregullat e dashurisë

Johanna LindseySTUHI E BUKUR ✨ Një histori dashurie që sfidon krenarinë, pasionin dhe fatin.Stuhi e Bukur nga Johanna Li...
03/08/2026

Johanna Lindsey
STUHI E BUKUR

✨ Një histori dashurie që sfidon krenarinë, pasionin dhe fatin.

Stuhi e Bukur nga Johanna Lindsey është një roman historik plot emocione, personazhe të paharrueshme dhe kthesa që të mbajnë të lidhur me çdo faqe.

Nëse të pëlqejnë historitë romantike me karaktere të forta dhe atmosferë aristokratike, ky libër është zgjedhja e duhur.

Në të gjitha libraritë: Marjan Kamali Gratë luanesha të Teheranit“Gratë luanesha të Teheranit”, i krahasuar me “Gjuetari...
03/08/2026

Në të gjitha libraritë:
Marjan Kamali
Gratë luanesha të Teheranit

“Gratë luanesha të Teheranit”, i krahasuar me “Gjuetarin e balonave” është një roman magjepsës për miqësinë, dashurinë dhe guximin, si edhe një rrëfim prekës që zbulon fuqinë e jashtëzakonshme të lidhjeve të krijuara në fëmijëri.

* * *
“Një roman emocionalisht magjepsës për miqësinë mes grave dhe luftën për të drejtat
e tyre... një libër që duhet lexuar.”
– Denny S. Bryce, NPR

“Elegant... Një rrëfim i ndjerë dhe i shkruar mrekullisht për dy gra dhe zgjedhjet e tyre përgjatë më shumë se tridhjetë viteve.”
– Oprah Daily

“Një portret i fuqishëm i miqësisë, feminizmit dhe aktivizmit politik.”
– People

Anna Premoli ❤️Një ditë e përkryer për t’u dashuruar
02/08/2026

Anna Premoli ❤️
Një ditë e përkryer për t’u dashuruar

Nicholas SparksPranvera e ëndrrave
01/08/2026

Nicholas Sparks
Pranvera e ëndrrave

💥Freida McFadden📍E paftuara📍I burgosuri
01/08/2026

💥Freida McFadden
📍E paftuara
📍I burgosuri

Lisa KleypasSekrete të një nate vere
01/08/2026

Lisa Kleypas
Sekrete të një nate vere

Address

Bulevardi "Gjergj Fishta", Kulla Nr. 2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30
Saturday 08:00 - 15:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet Bota Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category