JOQ Sport

JOQ Sport Shtëpia sportive më e mirë e lajmeve, fotove dhe videove në internet. Part of JOQ Media.

Në një mbrëmje spektakolare në Santiago Bernabéu, Kylian Mbappé ishte protagonisti absolut, duke udhëhequr Real Madridin...
27/08/2026

Në një mbrëmje spektakolare në Santiago Bernabéu, Kylian Mbappé ishte protagonisti absolut, duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të thellë 4-1 ndaj Real Sociedadit.

Skuadra baske arriti të vendosë përkohësisht në vështirësi madrilenët, pasi Luka Sučić barazoi shifrat në pjesën e parë pas golit të Mbappés. Por më pas, sulmuesi francez mori sërish kontrollin e ndeshjes.

Mbappé shënoi për herë të parë në minutën e 40-të, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe dy gola të tjerë, në minutat 60 dhe 80, duke kompletuar një hat-trick të jashtëzakonshëm. Vinícius Júnior ishte autori i golit tjetër për Real Madridin, duke vulosur suksesin 4-1.

Përveç tre pikëve, kjo paraqitje ishte e veçantë edhe për Mbappén në aspektin personal. Francezi kaloi shifrën e 100 kontributeve direkte në gola me fanellën e Real Madridit, duke përfshirë golat dhe asistet.

Një tjetër paraqitje madhështore e “breshkës” franceze, e cila konfirmon edhe një herë rolin e tij si një nga figurat kryesore të Real Madridit.

Ayman Kari, ish-talenti i akademisë së Paris Saint-Germain dhe ish-lojtar i përfaqësueseve të Francës në nivelet e të ri...
26/08/2026

Ayman Kari, ish-talenti i akademisë së Paris Saint-Germain dhe ish-lojtar i përfaqësueseve të Francës në nivelet e të rinjve, ka vendosur të largohet nga futbolli profesionist në moshën vetëm 21-vjeçare. L’Equipe raportoi në dhjetor 2025 se mesfushori kishte vendosur të merrte një pauzë nga futbolli, ndërsa raportimet më të fundit tregojnë se kjo tërheqje është kthyer në një largim nga sporti profesionist.

Kari ishte konsideruar prej vitesh një prej talenteve premtues të akademisë së PSG-së dhe kishte qenë pjesë e ekipeve të Francës në moshat e reja. Ai u huazua te Lorient, ku zhvilloi ndeshjet e para në elitën e futbollit francez, por nuk arriti të konsolidohej në nivelin që pritej. Në vitin 2025, ai u largua nga PSG pas përfundimit të kontratës.

Sipas raportimeve të L’Equipe, të afërmit e tij e lidhën vendimin me lodhjen dhe pakënaqësinë ndaj kërkesave dhe mënyrës së funksionimit të futbollit profesionist. Tashmë, sipas raportimeve të publikuara më 26 gusht 2026, Kari ka nisur një rrugëtim të ri profesional jashtë futbollit.

Vendimi ka tërhequr vëmendjen pikërisht për shkak të moshës së tij. Një lojtar që dikur shihej si një nga emrat më premtues të gjeneratës së tij ka zgjedhur të ndryshojë drejtim në vetëm 21 vjeç, duke lënë pas një karrierë që ende nuk kishte arritur të merrte formën e parashikuar.

Megjithatë, raportimet theksojnë se largimi i tij nuk përjashton domosdoshmërisht një rikthim të mundshëm në të ardhmen, pasi ai mbetet ende shumë i ri.

Shqipëria ka marrë një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, këtë herë falë paraqitjes së mundësit Ardit Ze...
24/08/2026

Shqipëria ka marrë një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, këtë herë falë paraqitjes së mundësit Ardit Zeneli.

Sportisti shqiptar ka arritur të ngjitet në podium dhe të sigurojë medaljen e bronzit në disiplinën e mundjes, duke zhvilluar një garë të fortë dhe duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Ky rezultat i shtohet paraqitjeve pozitive të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare, ku Shqipëria po kërkon të lërë gjurmën e saj përmes rezultateve dhe medaljeve.

Medalja e bronzit e Zenelit është një tjetër vlerësim për punën dhe përkushtimin e tij, ndërsa podiumi në Taranto i jep një tjetër moment krenarie sportit shqiptar.

24/08/2026

Një moment tepër emocionues është regjistruar pas ndeshjes së Manchester Cityt, ku një tifoz i vogël i skuadrës angleze nuk ka mundur t’i mbajë lotët pasi mori një dhuratë të veçantë nga Antoine Semenyo.

Sulmuesi i dha fanellën e tij të ndeshjes tifozit të ri, një gjest që për vogëlushin kishte një domethënie të jashtëzakonshme.

Në momentin që mori fanellën, ai shpërtheu në lot nga emocionet, ndërsa pamjet e reagimit të tij janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Një fanellë e dhuruar pas ndeshjes u shndërrua kështu në një kujtim që vogëlushi vështirë se do ta harrojë. Gjeste të tilla tregojnë edhe një herë anën njerëzore të futbollit, ku një veprim i thjeshtë i një lojtari mund të ketë një ndikim të madh tek një tifoz i vogël.

🎥:

José Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij të dytë në stolin e Real Madridit. “Los Blancos” mposhtën 1-2 Espanyo...
22/08/2026

José Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij të dytë në stolin e Real Madridit. “Los Blancos” mposhtën 1-2 Espanyolin në transfertë, në debutimin e tyre në La Liga për sezonin 2026/27.

Real Madridi kaloi në avantazh në pjesën e parë me Jude Bellingham, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi të Arda Güler. Espanyoli reagoi dhe gjeti barazimin me Álex Calatrava, duke e çuar ndeshjen në ekuilibër.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Carlos Espí u shfaq në momentet e fundit dhe shënoi golin e fitores për Real Madridin. Sulmuesi, i futur nga stoli, vulosi kështu një debutim të ëndrrave me fanellën “merengue”.

Fitorja merr edhe më shumë rëndësi për Mourinho-n, i cili rikthehet në pankinën e Real Madridit pas 13 vitesh. Trajneri portugez e nis kështu mandatin e tij të ri me tri pikë në transfertë, ndërsa Reali merr një start pozitiv në kampionatin spanjoll.

Një fitore e vuajtur, por me fundin që Mourinho dhe tifozët e Realit dëshironin.

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një episodi të diskutueshëm në sfidën mes Inter Miamit dhe Phila...
22/08/2026

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një episodi të diskutueshëm në sfidën mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Kapiteni i Inter Miamit, i cili arriti të shënonte edhe një gol në këtë përballje, u përfshi në një moment të tensionuar me Quinn Sullivan. Në minutën e 101-të, Messi goditi me shuplakë kundërshtarin në pjesën e pasme të qafës, një veprim që u konsiderua antisportiv nga autoritetet e ligës.

Komisioni i Disiplinës i MLS vendosi ta gjobisë argjentinasin, ndërsa shuma e penalizimit nuk është bërë publike.

“Komisioni i Disiplinës në MLS gjobiti me një shumë të padeklaruar sulmuesin e Inter Miamit, Lionel Messi, për shkelje të politikës së Ligës në lidhje me kontaktet me duart në fytyrën, kokën ose qafën e një kundërshtari”, thuhet në komunikatën zyrtare të MLS.

Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Messi rrallëherë është përfshirë në episode të tilla gjatë karrierës së tij.

21/08/2026

Kylian Mbappé dhe Antonio Rüdiger kanë dhuruar një moment argëtues gjatë stërvitjes së Real Madridit, duke lënë për pak minuta futbollin dhe duke iu rikthyer një prej lojërave më të njohura të fëmijërisë: “Gur, Letër, Gërshërë”.

Dy yjet madrilenë u përfshinë në një sfidë spontane, duke u përballur me njëri-tjetrin në një lojë ku fati dhe shpejtësia e reagimit vendosin gjithçka.

Momenti është shoqëruar me të qeshura dhe batuta mes dy futbollistëve, duke treguar edhe atmosferën e çlirët që mbizotëron në skuadër gjatë përgatitjeve.

Mbappé dhe Rüdiger njihen për karakterin e tyre energjik, ndërsa kjo skenë në stërvitje ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët janë mësuar t’i shohin në fushë duke luftuar për trofe, por këtë herë i panë në një “duel” krejt tjetër.

Gur, letër apo gërshërë? Këtë herë, sfida nuk kishte të bënte me gola apo asistime, por vetëm me atë se kush do të ishte më me fat.

FIFA ka marrë masa të forta disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), disa futbollistëve dhe pjesëtarë...
21/08/2026

FIFA ka marrë masa të forta disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), disa futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të kombëtares, pas incidenteve të regjistruara në finalen e Kupës së Botës.

AFA është dënuar me një gjobë prej rreth 275 mijë eurosh, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës në shtëpi duhet të zhvillohen me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit.

Një pjesë e gjobës, rreth 85.5 mijë euro, do të përdoret për një program të posaçëm kundër diskriminimit. Megjithatë, një pjesë e sanksioneve është pezulluar për periudhë prove, përfshirë një nga dy ndeshjet me kapacitet të reduktuar dhe shumën prej 85.5 mijë eurosh.

Sanksionet individuale kanë prekur disa prej futbollistëve argjentinas. Leandro Paredes është pezulluar për plot 10 ndeshje, ndërsa është gjobitur me rreth 77 mijë euro.

Nahuel Molina ka marrë një pezullim prej 7 ndeshjesh dhe një gjobë prej rreth 77 mijë eurosh.

Ndërkohë, Tiago Almada është dënuar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej rreth 25.6 mijë eurosh.

Masat disiplinore kanë prekur edhe stafin e kombëtares. Roberto Ayala është pezulluar për 3 ndeshje dhe është gjobitur me rreth 25 mijë euro, ndërsa Pablo Martin Paez Gavira do të mungojë në një ndeshje dhe është dënuar me të njëjtën masë financiare.

Vendimi i FIFA-s pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te Argjentina, e cila do të përballet me kufizime në ndeshjet e ardhshme në shtëpi dhe me mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve.

20/08/2026

Jude Bellingham dhe Arda Güler kanë mbërritur në të njëjtën kohë këtë mëngjes në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Dy prej emrave më të rëndësishëm të brezit të ri të klubit madrilen u panë duke mbërritur së bashku në Real Madrid City, teksa skuadra vijon përgatitjet.

Prania e Bellingham dhe Güler në të njëjtën kohë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, sidomos për shkak të marrëdhënies së mirë që dy futbollistët kanë krijuar brenda skuadrës.

Anglezi është tashmë një nga liderët e Real Madridit, ndërsa Güler po kërkon të konsolidohet gjithnjë e më shumë në formacionin e ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho.

Dy yje të rinj, një destinacion dhe një tjetër mëngjes në Madrid që ndez pritshmëritë për sezonin e ri.

20/08/2026

Një histori e veçantë mes Mohamed Salah dhe tifozit të vogël Isaac Kearney ka marrë një tjetër kapitull, këtë herë në Turqi.

Pas transferimit të Salah te Trabzonspor, Isaac udhëtoi drejt Trabzonit për të takuar sërish idhullin e tij. Klubi turk organizoi një surprizë të veçantë për tifozin e vogël, duke i dhuruar edhe një fanellë të personalizuar të Trabzonspor me emrin “M. Salah 10” në shpinë.

Ribashkimi mes të dyve ishte veçanërisht emocionues, pasi Isaac kishte krijuar një lidhje të veçantë me Salah gjatë viteve të tij te Liverpool.

Takimi i tyre i parë ishte kthyer në një moment të paharrueshëm për Isaac-un. Ai kishte mundësinë të takonte lojtarët e Liverpool-it dhe madje të zbriste në fushë si maskotë në ndeshjen ndaj Manchester City-t në Anfield, ku Liverpool fitoi 2-0.

Këtë herë, skena ishte ndryshe. Jo më në Anfield, por në Turqi, aty ku Salah ka nisur një kapitull të ri të karrierës së tij pas nëntë vitesh me Liverpool-in.

Isaac vazhdon ta ndjekë idhullin e tij edhe pas transferimit, duke treguar se për një tifoz të vogël, dashuria për një futbollist mund të shkojë përtej klubit ku ai luan.

Nga Liverpool në Trabzon, rrugët e Salah dhe Isaac u kryqëzuan sërish. Një takim i dytë, por me të njëjtin emocion.

Credits: Trabzonspor

Address

Hoxha Tahsim
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when JOQ Sport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share