Albanian Post

Albanian Post Për të parë botën me sy të rinj, gazetë e atyre që besojnë në të ardhmen e ëndrrave!

Mirë se vini në Gazetën AlbanianPost në Facebook - një qendër për bisedë në lidhje me lajmet dhe ideve.

15/03/2021

what i mean when i say i live in

21/07/2020

https://www.youtube.com/watch?v=p1m9jiHfoVw
Ende nuk keni vizituar Gjirokastrën?
Përse duhet ta vizitoni?
I njohur si një nga vendet e shpallura Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ky qytet i mrekullueshëm është ndërtuar e ruajtuar me kujdes gjatë shekujve në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Shpirti i Gjirokarstës është pasqyruar më së miri në romanet e birit të saj më të njohur, shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Shtëpia e tij së bashku me shtëpinë e fëmijërisë së Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, janë vetëm disa nga shumë atraksionet e qytetit. Tek sa ecën në rrugicat intime me kalldrëm nuk

Nuk mund të rrimë indiferent ndaj atyre që ikin nga lufta dhe uria e kalojnë para syve tanë. Famullia i hap dyert e saja...
06/06/2020

Nuk mund të rrimë indiferent ndaj atyre që ikin nga lufta dhe uria e kalojnë para syve tanë. Famullia i hap dyert e saja për një kafshatë bukë dhe një gotë ujë të freskët.

Erion Veliaj i babëzitur si mund të vjedhë edhe me tenderin e arkivolëve? Sepse të porositësh 136 arkivolë për viktimat ...
23/04/2020

Erion Veliaj i babëzitur si mund të vjedhë edhe me tenderin e arkivolëve?
Sepse të porositësh 136 arkivolë për viktimat e pritshme të Covid19 në Tiranë e mes tyre 56 për foshnje, është thjesht një praktikë korruptive, një qokë që i bëhet dikujt në këmbim të parave.
Sipas të gjithë ekspertëve, lokalë e botërorë por edhe statistikave aktuale kjo sëmundje i rrezikon aspak ose tmerrësisht pak fëmijët deri në 10 vjeç.
Pse atëherë duhen 56 arkivole fëmijësh?!
Duhen sepse kështu e fiton miku tenderin dhe fusni ju lekët në xhep.
Sepse ju nuk paskeni limite.
Ju vidhni edhe të vdekurit!

Seriozisht e ka ky plehra????🤬🤬🤬🤬

Legalizimi i kanabisit së shpejti në Shqipëri, Rama: Jemi në fazë të avancuarLegalizimi i kanabisit për arsye mjekësore ...
19/04/2020

Legalizimi i kanabisit së shpejti në Shqipëri, Rama: Jemi në fazë të avancuar
Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore mund të realizohet së shpejti në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e bëri me dije këtë fakt në emisionin “Zonë e Lirë”, ku tha se Qeveria ndodhet në fazë të avancuar të studimit, por nuk është ende në kapitullin e fundit.

“Atë pa leje nuk e lejojmë, por atë me leje po e studiojmë. E kanë bërë të tjerët. Jemi shumë të avancuar, por nuk jemi në kapitullin e fundit. Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore”, u shpreh Rama.
Kanabisi mjekësor është i lejuar në shumë shtete të Evropës, përfshirë fqinjin tonë, Greqinë, ndërkohë që ka vende edhe më tolerante të cilat lejojnë konsumimin për të gjithë qytetarët.
https://youtu.be/UPPBXyognD8

NDIHMA QEVERITARE PER TE PUNESUARIT "E PAPUNE" PER SHKAK TE COVID-19TIRANE- Ka hyrë në fuqi një pjesë e paketës së dytë ...
18/04/2020

NDIHMA QEVERITARE PER TE PUNESUARIT "E PAPUNE" PER SHKAK TE COVID-19

TIRANE- Ka hyrë në fuqi një pjesë e paketës së dytë financiare për “pagat e luftës” në kuadër të përballimit të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Së fundmi ka ardhur në reagim edhe nga Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë udhëzimin, që tregon në lidhje me procedurat e aplikimit. ‘Paga e luftës’ prej 40 mijë lekë mbulon periudhën prill-qershor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

Raiffesien Bank brenda artikujve
Nga paketa e dytë do të përfitojnë një pagesë të vetme 40 mijë lekë 176 mijë punonjës.

DEKLRATA E PLOTE E TATIMEVE

Paketa e ndihmës financiare nr.2
Në bazë të VKM nr.305 datë 16.04.2020 “ Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e covid-19”, aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre, përfitues sipas kritereve të VKM së sipërcituar.

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2”, tatimpaguesit të cilet plotësojnë kriteret e mësipërme, do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing dhe do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie duke filluar nga data 21 Prill e në vijim. Formulari nr.2 do të plotësohet me të dhënat e kërkuara vetëm 1 herë.

Kujdes:

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare do të kryhet nga subjekti i të punësuarit/ve dhe punonjësi/it, të cilët figurojnë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare 2. Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku banka dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë të rëndësishme. Plotësimi jo i saktë i këtyre të dhënave bllokon procesin e kalimit të pagesës në llogarinë e individëve përfitues.

Individët, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së 305, datë 16.04.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.

Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.

Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.

Nuk përfitojnë ndihmë financiare sipas VKM nr. 305 datë 16.04.2020:

Individët e punësuar, të cilët për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura bruto nga paga mbi 2.000.000 (dy milionë) lekë.
Punonjesit e institucioneve shtetërore si dhe të punësuarit në shoqëritë me kapital shtetëror.
Organizatat jofitimprurëse.

Individët e subjekteve me objekt veprimtarie: tregti të produkteve ushqimore, fruta – perime, aktivitetet farmaceutike. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjketesh.

Individët e subjekteve të regjistruara si persona fizikë, të cilët ushtrojnë aktivitet sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrit/ve të MSHMS. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjektesh.

Punonjësi/it të cilët përfitojnë sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milion leke, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e covid-19”.

Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me postimin e kryebashkiakut Veliaj?
17/04/2020

Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me postimin e kryebashkiakut Veliaj?

 Në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë që kanë mbetur jashtë vendit dhe që duan të kth...
17/04/2020



Në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë që kanë mbetur jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë.
Sipas Ballukut në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para. Sipas njoftimit të Ministrisë së Integrimit Europian , në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurit, Parisi dhe Londra. Shtetasit të cilët dëshirojnë të kthehen, ashtu sikundër është bërë e ditur gjatë këtyre ditëve, duhet që më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, të vendosura në dispozicion, ku do të karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, së bashku me pagesën, dhe më pas të bëjnë rezervimin e biletës.
E gjithë kjo procedurë mund të bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë Air Albania, ku duhet të ndjekin procedurat e riatdhesimit.

Mirëmëngjesi!!Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ... një shtëpi te Thjeshte dhe një zyrë te thjeshte ... Ai përjash...
17/04/2020

Mirëmëngjesi!!

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ... një shtëpi te Thjeshte dhe një zyrë te thjeshte ... Ai përjashton taksat ... ai dërgoi aeroplanët në të gjitha vendet e botës për të sjellë përsëri bashkëatdhetarët e tij të bllokuar në vendet e tjera ....! ! Ai i dha rrogat ..... dhe ushqimin ... ai qëndroi në rrugë për një orë megjithë të ftohtin nën akullnajë, për të parë kushtet dhe nevojat e tyre ...! Dhe dje, ai shikon nga kopshti i tij i përulur ..... dhe sytë e tij po lotojnë me lot për njerëzit e tij ..... dhe ai u thotë atyre se nëse jeta ime do të ishte në këmbim për t'ju kursyer, unë gjithashtu nuk do të kisha ndërmjetës. dhe nuk do të prisja shumë para se të mendoja ..... !!! Ai shtoi ... ((Gruaja ime gjithashtu është e infektuar dhe unë nuk bëj ndryshim midis saj dhe jush)).
Ai jep një raport (dhe jo një fjalim para një gazetari çdo ditë në orën 1 të mëngjesit), për të dhënë informacionin e duhur, udhëzimet dhe të vërtetën në lidhje me atë që bëri makina shtetërore në 24 orë.
Ata që janë përgjegjës për t'i shërbyer popullit janë punonjës të njerëzve dhe jo Lordë për adhurim dhe etje për fuqi.
Diçka për të qenë krenar për atë që ne qeverisen nga njerëz të përulur.

Mirënjohja ime iu drejtohet edhe kryeministrave të provincave, të cilët po bëjnë të njëjtën punë kolosale për të mirën e shëndetit të popullatës.

Jeta e përditshme në Tiranë gjatë epidemisë së Virusit Korona. Jeta e banorëve të kryeqyteti ka ndryshuar rrënjësisht si...
05/04/2020

Jeta e përditshme në Tiranë gjatë epidemisë së Virusit Korona.

Jeta e banorëve të kryeqyteti ka ndryshuar rrënjësisht si pasojë e masave shtrënguese të marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së Virusit Korona.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Post posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share