02/09/2026
Pas botimit në gjuhën greke, "Princeshëza e Hënës” vazhdon udhëtimin e saj – tashmë edhe në Itali.
Jemi të lumtur që besuam që në fillim te ky libër, duke parë tek ai jo vetëm një aventurë të bukur për fëmijë dhe të rinj, por një libër me tema universale dhe shumë aktuale.
Dashuria dhe respekti për natyrën, raporti gjithnjë e më kompleks i njeriut me teknologjinë, forca e mendjes, e ndjenjave dhe e zgjedhjeve njerëzore përballë saj, janë në zemër të kësaj historie, ku aventura dhe fantazia ndërthuren natyrshëm me një dimension filozofik, pa e rënduar rrëfimin dhe pa humbur magjinë që një libër për të rinj duhet të ketë.
Prandaj e kemi konsideruar gjithmonë “Princeshëzën e Hënës” një libër që mund t’u flasë të rinjve kudo. 🇦🇱📚🇮🇹
Urime për shkrimtarin .
📖 Nëse ende nuk e keni lexuar këtë histori origjinale, "Princeshëzën e Hënës”, tani është një moment i bukur për ta zbuluar. Lexojeni, dhurojuani fëmijëve dhe të rinjve tuaj dhe udhëtoni bashkë me ta në një histori që na kujton se, sado larg të shkojë teknologjia, natyra dhe ajo që na bën njerëzorë mbeten të pazëvendësueshme.