Gazeta Standard

Gazeta Standard Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme "Standard". Parimi ynë është inf

Gazeta Standard, krahas versionit print, gazete e cila eshte ne treg qe prej vitit 2005, ka ne tregun mediatik edhe versionin e saj online. Ne portalin tone, qellim paresor eshte percjellja tek ndjekesit online i lajmit te thelluar dhe analizes pertej se dukshmes. Gazeta Standard ju jep informacionet me te fundit ne kohe reale per te gjitha zhvillimet, duke nisur nga ato politike, socio-ekonomike e kulturore deri tek lajmet nga rajoni, bota etj.

10/09/2026

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë tërisigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat nëShqipëri Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësi...

Ahmetaj: KAYO mënyra si devijohen paratë e buxhetit tek klientët e kreut të organizatësIsh-zv/kryeministri Arben Ahmetaj...
09/09/2026

Ahmetaj: KAYO mënyra si devijohen paratë e buxhetit tek klientët e kreut të organizatës

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot pasdite në një intervistë telefonike për emisionin “Task Force” se ‘KAYO’ është mënyra si devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës, në rastin konkret Roni, por më pas mund të jenë klientë të tjerë.

Ahmetaj shton se koncepti KAYO do vijojë të klonohet.

Këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje”.

Pjese nga intervista

Arben Ahmetaj: Do t’i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës.

Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës.

Sonila Meço: Se në Vlorë qendërzohen disa aktivitete, pra është Teci i Vlorës…

Arben Ahmetaj: E do ta përmend edhe Tecin e Vlorës sepse e përmendin drejtpërsëdrejti. Pra këta kanë ngritur fillimisht një sistem sulmues ku në emër, të një pseudo kauze, këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje. Dhe më pas pastaj dalin lloj-lloj personazhesh të cilët veprojnë në konceptin KAYO, që është klonuar dhe do të vijojë të klonohet, e theksoj do të vijojë të klonohet sepse kreu i organizatës e ka zakon.

Mbi një gjë të madhe që themi ne nga jugu, kërkon ta lajë me një gjë më të madhe sipër, që të s’dua ta përdor atë fjalën.

Dhe do të eci me atë konceptin e dinajit, të refuzimit, sepse praktikisht fatkeqësisht sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste është i gjithi në rresht. Edhe ata deputetë të cilët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo, çfarë është koncepti KAYO apo elementë të tjerë, kanë vendosur të mos flasin, është punë e tyre. Mua më vjen shumë keq, është e trishtë, por gjithsesi. Pra, koncepti KAYO është mënyra sesi devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës. Për shembull në rastin konkret klienti është Roni, por më pas mund të kesh klientë të tjerë, qoftë këta qytetarë ukrainas, nuk e di se çfarë qytetarësh janë…

Sonila Meço: Se këtu doja Zoti Ahmetaj… Po. Është shumë e qartë sepse edhe ju keni qenë shterues në shpjegimet tuaja tek Çim Peka Live lidhur me skemën se si funksionon. Kam disa pyetje në fakt lidhur… këta dyshtetëtas ukrainas, rusë… kush janë?

Arben Ahmetaj: Nuk i njoh me thënë të sinqertë, nuk i njoh profilet e tyre thellësisht, dhe kjo nuk është detyra ime.

Sonila Meço: Sigurisht, sigurisht.

Arben Ahmetaj: Është detyra e gazetarëve investigativë, unë nuk e di çfarë përfaqësojnë.

Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën ...
08/09/2026

Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën urdhërarrestin Benet Becit

Në intervistën për 'Çim Peka Live' ish zv/kryeministri hedh akuza të forta ndaj Altin Dumanit dhe Arben Krajës se i ka grisur urdhërarrestin Benet Becit. Ndërsa ngre disa pyetje: Pse s'e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës?

Pjese nga intervista

Arben Ahmetaj: Këta janë, kush punon te porti i Durrësit, pse nuk ndërhyn SPAK-u atje, pse nuk e bllokon ky? Marinën e Durrësit? Apo shkon, pse merret me portin e Vlorës ti, do ta grabisë? E di dhe ku, ka pasë tendencë për t'ia dhënë.

E tani vjen vërdallë se i ngelet në dorë, se Behgjet Pacollin apo kushdo që të jetë, ka për të shkuar në arbitrazh.

Dhe ky s'është përgjigjur për Becchetin. Edhe vazhdojnë këta të gju-butët. Ore, ke dëmtuar buxhetin e shtetit 132 milionë euro, ti, me SMS-të e tua. Përgjigju.

Edhe këta të segmentit të SPAK-ut të thonë dëmin që i kanë bërë unë buxhetit të shtetit. T'i thonë shqiptarëve çfarë dëmi kam bërë unë, një firmë ime. Le t’i tregojnë shqiptarëve, shiko një çik, një nga një, apo do fërkohet ky në pallatin e Dimiranos me 10.000 euro personi? Edhe do merret me mua ky, se ku kam udhëtuar unë me gruan time?

Kjo është? Domethënë, kjo është drejtësia? Kjo është drejtësia? Pse s'e marrin këtë? T'i thonë, hajde çik këtu ti.

A, po thonë aty brenda... këta thonë brenda që ky është jashtë sferës, 12 fluturime me charter e ka ky burri, vetëm nga një celular. Po nuk merren me këtë, po ti s'merresh me këtë, po ti vete çfarë bën ti si drejtësi?

Ti shkon edhe kërkon për plaçkitësen që ka bërë, është kalibër spektakolar në raport me vjedhjen, ti kërkon pezullim. Ore, çfarë e ke këtë pezullim? Unë e thashë, pezullimi nuk është autoriteti yt, pavarësisht se ligji dhe reforma e drejtësisë është konfuzuar, siç është konfuzuar gjithë pseudo-reforma.

Ç'punë ke ti? Ajo është tagër e kreut të organizatës, që shkon te Bajrami dhe pastaj shkon në parlament. Shko kërko imunitetin. E kërkon imunitetin me akuzat e buta dhe pastaj ky që është prokurori dhe gjyqtari del atje e thotë: "Po të isha unë prokuror dhe gjyqtar, thotë, shiko se kjo s'ka bërë asgjë, kjo s'ka as shpi, ky s'ka as shpi, ky merr përsipër ky."

Ky me autoritetin e Perëndisë. Ky është ringjallja e Oktavian Augustit, ky. E kupton?

Dhe, çfarë bën drejtësia? Pse s'e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E dini ti që janë të deformuar, prona, janë grabitur prona. Pse s'e marrin?

E pse Benet Becin, e që është një detyrë, duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit? Pse normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri? Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliajn e morën zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë?

Vazhdon gjakderdhja financiare, dhe ti s'i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore, shqiptarët s'janë naivë. https://www.standard.al/ahmetaj-pse-spak-nuk-bllokon-marinen-e-durresit-e-nuk-arrestojne-ish-drejtoreshen-e-kadastres-dumani-e-kraja-i-grisen-urdherarrestin-benet-becit/

Përgjimi/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmëNë intervistën e Arben Ahmetaj...
08/09/2026

Përgjimi/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë

Në intervistën e Arben Ahmetajt në ‘Çim Peka LIVE’, është publikuar dhe përgjimi ku izraeliti i Edi Ramës, Ron Yefet deklaron qartësisht, se nuk ndjek asnjë rregull dhe se ‘qeveria e ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëhen’.

Sipas Ahmetajt po flitet për vazhdimin e logjikës të përgjimeve të mëparshme, si KAYO koncept, si koncept kriminal, Delvina etj.

Pjesë nga intervista:

Arben Ahmetaj: Pra, i referohet plugut. Julian Hoxhaj në mos gabohem? Urime për plugun, se megjithëse këta qeshin, edhe shoë me the money thotë. Të tregoj unë paratë. Shoë me the money.

Edhe pastaj segmentet e SPAK-ut, le të refuzojnë të ndjekin paratë e inceneratorit të Tiranës, e inceneratorëve, të një kompanie që ka marrë koncesion rrugësh, të një kompanie ‘B’ kushërinj, të këtij që ka marrë koncesionet e rrugëve. Le t’i ndjekin paratë që i lidhin me plaçkitjen.

Le t’i ndjekin, që janë bërë nga 1, 140 milionë për një vit. Po, sepse ia lë në dorë koncesionari, i thotë urdhëro, ja, kjo është kompania jote, plaçkite, bëj çfarë të duash, mbushe. Dhe plaçkitësi e ka mbushur.

Nuk diskutohet. Pra jemi duke folur për vazhdimin e logjikës të përgjimeve të mëparshme. Pra, jemi KAYO koncept, si koncept kriminal, Delvina, që mësova disa ditë përpara që mund të jetë edhe një qytetar amerikan në arbitrazh. Më thanë që përgatitet tani në shtator që të bëjnë heqjen finale.

Çim Peka: Ato që i përdorin për t’i mbyllur gojën ambasadës e të tjera.

Arben Ahmetaj: S’po hyj fare d.m.th në atë.

Çim Peka: Kalojmë te episodi 6.

Arben Ahmetaj: Po, te episodi 6.

Arben Ahmetaj: Pra, Roni do të bëhet i pasur me paratë e shqiptarëve. Dhe vlera e vetme e Ronit, pa e paragjykuar profesionalizmin e Ronit në punët e veta dikur, është miqësia me kreun e organizatës. Dhe ai thotë t’i bëjmë punët e pista. E ke këtu, e ke këtu, ja dëgjoje tjetra.

Arben Ahmetaj: Pra dy gjërat e fundit se sigurisht që kemi mundësi t’i elaborojmë pafund… dy gjërat e fundit, Roni i thotë që s’keni nevojë për para, i thotë. Vetëm bëni anën teknike se paratë i derdhin shqiptarët nëpërmjet firmës së kreut të organizatës. Dhe thotë në fund, qeveria na ka marrë për të bërë gjërat e këqija të tyre. Domethënë, klonimi i të keqes nga qeliza alfa kancerogjene te qelizat satelitore kancerogjene hanë trupin e Shqipërisë. E hanë trupin e Shqipërisë. Pra janë tre orë. Ka perla sa të duash. Po sigurisht që shqiptarët do kenë mundësi në vazhdimësi t’i ndjekin edhe perlat e tjera.

Flasim për kreun e organizatës që ai thotë do kemi një mbledhje KKT-je, pastaj ka mbledhje Këshilli Ministrash, pastaj shiko referojuni pika e kontaktit është Erjon Raketa Nufi… pastaj Erjon Raketa Nufi bëhet ministër pas një muaji. Ne do marrim Vlorën.

Nuk po thotë, po flet, po thotë që shiko ka një tender për teatrin e Vlorës edhe do hyjmë atje, do zoti e marrim, të jemi më të mirët. S’bëhet fjalë për këto. Do marrim teatrin e Vlorës, do bëjmë këtë, do bëj atë, do bëj trafikun e armëve… ka perla. https://www.standard.al/pergjimi-ron-yefet-qeveria-na-ka-pajtuar-per-te-gjitha-gjerat-e-keqija-qe-duhet-te-bejme/

Ahmetaj zbardh prapaskenat e largimit të ish-ministres së Shëndetësisë, Evis SalësIsh-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj...
08/09/2026

Ahmetaj zbardh prapaskenat e largimit të ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Salës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbardhur prapaskenat e largimit te ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Salës.

Sipas Ahmetajt, Rama ka deklaruar në grup se Sala u largua pasi nuk pranoi të firmoste një marrëveshje që ai e lidhi me konceptin “KAYO” në sektorin e shëndetësisë.

“I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos ulin kokën dhe të ngrenë dorën. Po ju vjen ligji në shëndetësi. Është i njëjti koncept, KAYO koncept me izraelitetin tjetër Sani. E ka thënë në grup që ministrja iku se nuk firmosi. Më erdhi brenda grupit, që ka thënë do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin, prandaj ka ikur ministrja. Është tjetër izraelit ky, po është influenca e Ron Yefet”, tha Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live.

Ahmetaj kritikoi deputetët socialistë për mungesën e reagimit ndaj akuzave që ai ngriti. “Nuk i kuptoj deputetët e partisë time që nuk bëjnë zë për plaçkitjen. Bëjnë zë për asgjë, por nuk flasin për kalibrin ndërkombëtar të grabitjes dhe për këto që janë praktikisht mafia shtetërore”, u shpreh ai.

Ahmetaj plas ‘b@mbën’: Rama plan për të më eliminuar në burgIsh-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të fo...
08/09/2026

Ahmetaj plas ‘b@mbën’: Rama plan për të më eliminuar në burg

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për çështjen e inceneratorëve dhe urdhër-arrestin ndaj tij. Në një intervistë me “Çim Peka Live”, Ahmetaj pretendoi se procedurat për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë përdorur për ta bërë atë “kokë turku”, ndërsa mohoi përgjegjësinë për vendimet që, sipas tij, i atribuohen.

“17 vendime fap e fap për inceneratorin e Elbasanit! Çfarë bëra unë? Unë s’kam firmosur këto gjëra. Kalojmë te inceneratori i Fierit, a shihni ndonjë emër Arben Ahmetaj? Pse? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku”, deklaroi ai. Ahmetaj bëri edhe një pretendim të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn, duke thënë se ky i fundit kishte festuar pasi ishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij.

“Kur më doli emri për t’u arrestuar, Erion Veliaj hapi një shishe uiski. Këta do festonin, do hapnin dhe një shishe tjetër, kur unë në burg, për shkak të gjakxehtësisë time, do isha eliminuar”, u shpreh Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri pretendoi gjithashtu se ndaj tij kishte ekzistuar një plan për ta eliminuar gjatë qëndrimit në burg, duke e lidhur këtë me atë që ai e quan “kreu i organizatës”.

Ahmetaj vijoi deklaratat e tij duke përmendur edhe rastin e inceneratorit të Fierit dhe persona të tjerë të përfshirë në çështje, ndërsa akuzat e tij mbeten pretendime të tij dhe jo fakte të provuara gjyqësisht.

Ahmetaj: Agasi i pranishëm në darkën e Ramës me ish-kancelarin e Austrisë në vilën qeveritareIsh-zëvendëskryeministri Ar...
08/09/2026

Ahmetaj: Agasi i pranishëm në darkën e Ramës me ish-kancelarin e Austrisë në vilën qeveritare

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se Agasi ka qëndruar më shumë me Ramën se sa me familjen e tij.

Më tej, Ahmetaj u shpreh se Agasi ka qenë i pranishëm në një darkë të kryeministrit Rama në vilën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Kurz.

“Gys Agasi ka qëndruar më shumë me kreun e organizatës se me familjen e vet. Agasi ka qenë njeri i thjeshtë, e bëri të fuqishëm kreu i organizatës. Gysi dhe kreu i organizatës kanë ngrënë dreka darka në rezidencën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz”, tha Ahmetaj. https://www.standard.al/ahmetaj-agasi-i-pranishem-ne-darken-e-rames-me-ish-kancelarin-e-austrise-ne-vilen-qeveritare/

Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikaneNjë tjetër pretendim i fortë ë...
08/09/2026

Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

Një tjetër pretendim i fortë është bërë publik nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij për “Çim Peka LIVE”, këtë herë lidhur me një skemë që, sipas tij, synonte shmangien e vëmendjes së ambasadës amerikane.

Duke iu referuar audiopërgjimit që pretendon se ka siguruar, Ahmetaj tha se biznesmeni Ron Yefet fliste për krijimin e një kompanie shtetërore që do të shërbente si “mburojë” për strukturën e projektuar.

Sipas versionit të ish-zëvendëskryeministrit, në bisedë përmendet edhe krijimi i një trusti në Shtetet e Bashkuara, me synimin për të neutralizuar ndërhyrjen apo shqetësimet e ambasadës amerikane.

Ahmetaj e lidhi këtë skemë me aktivitetet që, sipas tij, synonin asetet publike në Shqipëri. Ai përmendi fillimisht gazin e Delvinës dhe më pas TEC-in e Vlorës, duke pretenduar se bëhej fjalë për një model më të gjerë të kontrollit dhe shfrytëzimit të pasurive shtetërore.

Në deklaratat e tij, Ahmetaj e vendosi sërish Ron Yefetin në qendër të akuzave dhe e lidhi atë me Edi Ramën, duke pretenduar se të dy kishin diskutuar mënyra për të shmangur vëmendjen e përfaqësisë diplomatike amerikane.

Ish-zëvendëskryeministri e cilësoi skemën si një mekanizëm të ngritur për të kontrolluar pasuritë publike, ndërsa paralajmëroi se audiopërgjimet e tjera mund të sjellin të dhëna të mëtejshme

https://www.standard.al/ahmetaj-si-e-beri-rama-dhe-yefet-planin-per-ti-shpetuar-vezhgimit-te-ambasades-amerikane/

Le Monde: Stararkitektët e vënë në shënjestër nga «revolucioni i flamingove» fshehin kokën si struciArkitektura është ve...
08/09/2026

Le Monde: Stararkitektët e vënë në shënjestër nga «revolucioni i flamingove» fshehin kokën si struci

Arkitektura është vendosur në qendër të debateve politike në këtë vend, ndër më të varfërit e Evropës. Një lëvizje e gjerë shoqërore denoncon prej muajsh korrupsionin e kryeministrit Edi Rama, i cili është përfshirë në projekte urbane po aq ekstravagante sa edhe të pakontrolluara

Në një artikull shterrues gazeta e referencës në Francë, Le Monde, e vizaton Edi Ramën si aktorin politik që ka krijuar dhe ushqyer modelin e zhvillimit urban dhe turistik që po kundërshtohet me protesta duke përdorur për këtë qëllim arkitektët me famë ndërkombëtare.
Arrtikulli e vendos protestën në kontekstin e akuzave për korrupsion ndaj kryeministrit dhe e përshkruan zhvillimin urban si “projekte ekstravagante” dhe “pa kontroll”.Por përgjatë tij theksohet se Rama fton arkitektë ndërkombëtarë me famë për të krijuar një imazh të Shqipërisë si vend modern dhe tërheqës. Por pas kësaj fasade ku arkitektura shihet si instrument imazhi dhe pushteti, fshihet favorizim i projekteve të mëdha private që përqendrojnë fitimet te një grup i vogël të privilegjuarish, në dëm të interesit publik. LAPSI.AL po e sjell të plotë....

Nga Isabelle Regnier

«Starchitect go home!» — «Arkitektë yje, shkoni në shtëpi!» — Më 3 qershor, mes flamingove rozë të fryrë dhe pankartave ku shkruhej «Shqipëria nuk është në sh*tje» apo «Edi Rama, dorëhiqu!», ky slogan me nuanca situacioniste, i vërejtur në bulevardin qendror të Tiranës, shprehte veçantinë e një situate politike që prej më shumë se tre muajsh i ka nxjerrë shqiptarët çdo ditë në rrugë.

Nuk ndodh çdo ditë që arkitektët të bëhen objekt sulmi në një kryengritje popullore. Por në këtë vend, ndër më të varfërit e Evropës dhe ndër më të korruptuarit — indeksi i perceptimit të korrupsionit i organizatës joqeveritare Transparency International për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të nga 182 vende — arkitektët më të famshëm luajnë një rol politik të dorës së parë.

Gjatë njëzet viteve të fundit, ata janë vënë në garë për të riformësuar kryeqytetin: njëri me një kullë të skalitur si një fytyrë, tjetri me një piramidë shumëngjyrëshe, një tjetër me një ndërtesë që të kujton një lojë gjigante Kapla.

Të ftuar drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, i cili mbështetet te fama e tyre dhe te ndërtesat e tyre ekstravagante për të projektuar imazhin e një vendi të angazhuar në një modernitet tërheqës, ata ndërhyjnë jashtë kuadrit rregullator të Bashkimit Evropian, pa kufizime të mirëfillta mjedisore apo sociale dhe pa u shqetësuar për planet lokale të urbanistikës.

Kjo «arch-army», siç e ka quajtur vetë porositësi, prej disa vitesh ka shtrirë aktivitetin edhe në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Në muajin maj, zbulimi i disa gardheve që rrethonin një hapësire bregdetare, e cila deri atëherë ishte e aksesueshme nga të gjithë, alarmoi banorët e komunës së Zvërnecit për atë që po përgatitej në zonën e tyre: një projekt resorti luksoz që shtrihet mes bregdetit dhe një ishulli fqinj, ishullit të Sazanit, të cilin një ligj i miratuar në vitin 2024 e autorizon ta shndërrojë në një destinacion turistik, ndonëse aty strehohet një rezervat i çmuar biodiversiteti.

Operacioni, me vlerë 5 miliardë dollarë (4,3 miliardë euro), financohet nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, dhe kompania e tij Affinity Partners, e cila qëndron gjithashtu pas projektit imobiliar lidhur me Gazën.

Represioni brutal, në fund të majit, ndaj një proteste të organizuar në Zvërnec i dha shkëndijën fillestare valës së protestave, e cila më pas u përhap në Tiranë.

Ndërkohë, protestuesit e ngritën nivelin e kërkesave të tyre, duke kërkuar një kontratë të re sociale, reformë kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe dorëheqjen e zotit Rama.

Po arkitektura, çfarë roli ka në gjithë këtë?

Ajo është në qendër të debatit. Së pari, sepse simbolizon ndërthurjen e pushtetit politik me spekulimin imobiliar dhe përvetësimin e fitimeve nga një grusht të privilegjuarish, në dëm të së mirës së përbashkët. Dhe së dyti, sepse ajo vetë merr pjesë në këtë proces.

Kjo u pa qartë më 3 qershor, ditën e hapjes së «Bread & Heart», një festival arkitekture i destinuar për të promovuar politikën e kryeministrit.

Nga Jeanne Gang te Bjarke Ingels, nga Reinier de Graaf te Pierre de Meuron, përmes Francis Kéré, Ma Yansong, Petra Blaisse, Christian Kerez apo Charles Renfro, arkitektët më të mëdhenj të botës kishin ardhur në Shqipëri.

Përpara zyrave të kryeministrit, ku zhvillohej aktiviteti, protestuesit u shpërndanë atyre fletëpalosje që riprodhonin një letër të hapur të publikuar online një ditë më parë.

«Kupola e propagandës»

E nënshkruar nga qindra arkitektë, artistë dhe ambientalistë shqiptarë, letra vinte në dukje cinizmin e temës së zgjedhur për këtë edicion, «Landscape of abundance» («Peizazh i bollëkut»), në një kohë kur «mijëra shqiptarë janë në rrugë» për të kundërshtuar «shkatërrimin e një prej peizazheve më të bukura dhe më të rëndësishme të vendit».

Ajo u bënte thirrje të ftuarve që të mos bëheshin «bashkëpunëtorë» në këtë «ndërmarrje për zbukurimin e “politikës së buldozerit”», të «kërkonin llogari» dhe të «bojkotonin» aktivitetin.

Asnjëri prej tyre nuk u përgjigj.

Deri në shfaqjen e «revolucionit të flamingove rozë», anëtarët e kësaj «arch-army» i thurnin vazhdimisht lavde Edi Ramës.

Fakti që projektet e tyre kërkonin rrafshimin e lagjeve të tëra, që ishin të destinuara për një popullsi shumë më të pasur se mesatarja e vendit, apo se mund të financoheshin me para të drogës, kishte peshë të vogël përballë terrenit të jashtëzakonshëm të lojës që përfaqëson ky Far West arkitektonik.

Fama e tyre mund të instrumentalizohej, por ata pretendonin se qëndronin jashtë lojës politike.

Tani kjo pozitë është më e vështirë për t'u mbajtur, pasi shqiptarët po e ngrenë zërin dhe nuk po gjejnë fjalë mjaftueshëm të ashpra për të shprehur zhgënjimin e tyre.

«Respekti ynë për këta arkitektë, të cilët i kemi admiruar aq shumë, ka rënë nën zero», shprehet një prej nënshkrueseve të letrës, e kontaktuar përmes WhatsApp-it.

«Arkitektura, në Shqipëri, nuk konsiderohet më ndryshe veçse si një kërcënim për komunitetet», shton një tjetër.

Të dyja gratë, megjithatë, shprehen të kënaqura me efektet e mobilizimit:

«Kupola e propagandës po çahet. Për herë të parë, mediat e mëdha ndërkombëtare po e shënjestrojnë drejtpërdrejt Ramën. Storytelling-u i tij ka filluar të kthehet kundër tij.»

I pyetur më 4 qershor nga CNN, kryeministri i hodhi poshtë shqetësimet e shprehura nga protestuesit për ndikimin e projektit të Kushnerit mbi peizazhin dhe biodiversitetin, dhe i cilësoi si fake news akuzat për mungesë transparence lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit.

Për ta mbyllur debatin, ai përdori sofizmin që ua kundërvë në mënyrë sistematike kritikëve të politikës së tij: përmendi emrat e pesë arkitektëve të famshëm të angazhuar në projekt, duke lënë të kuptohet se kjo listë vlente sa të gjitha çertifikatat e përsosmërisë së bashku.

Sipas informacioneve të Le Monde, dy prej tyre, Jean Nouvel dhe Bjarke Ingels, kishin punuar vetëm për Zvërnecin dhe jo për ishullin e Sazanit, ndërsa në atë kohë ishin larguar tashmë nga projekti.

Tre të tjerët — Kengo Kuma, K-Studio dhe Emre Arolat — nuk iu përgjigjën kërkesave tona për koment.

Sherri i biznesmenëve për pronën/ Çfarë kërkon të groposë Rama nën ullinjtë e PalasësReagimi i Luan Muçës ngre dyshimin ...
08/09/2026

Sherri i biznesmenëve për pronën/ Çfarë kërkon të groposë Rama nën ullinjtë e Palasës

Reagimi i Luan Muçës ngre dyshimin se pas përplasjes së armatosur në Palasë nuk qëndron një “sherr banal”, siç e quajti Rama, por një konflikt pronësie i prodhuar nga institucionet shtetërore, gjurmët e të cilit kryeministri tenton t’i mbyllë përmes shpronësimit të tokës.

Sapo ka dalë nga burgu, biznesmeni Luan Muça, që pak ditë më parë u përfshi në një përplasje me armë në resortin Regina Palm, ka shpërndarë versionin e tij për sherrin me biznesmenin tjetër, Vasil Bedinaj. Sipas asaj që tregon Luan Muça shkak i përplasjes me armë është prona në Palasë.

Nga ky version i ngjarjeve del se përpjekja e Ramës për ta mbyllur sherrin duke sekuestruar pronën, ishte në fakt një përpjekje për të mbuluar paligjshmërinë.

Jo më kot, Rama u përpoq ta shuajë konfliktin me një akt të pazakontë. Kryeministri vendosi konfiskimin e pronës, me shpjegimin se tokën do ta marrë shteti dhe aty do të mbillen ullinj. Kryeministri e quajti atë që ndodhi një “konflikt banal dhe brutal mes dy ndërtuesve” dhe njoftoi se qeveria kishte vendosur “ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën” dhe ta kthente në një park kushtuar ullirit.

Ndërhyrja e Ramës në konflikt ishte e çuditshme. Pse duhej shteti të ndërhyjë në një mosmarrëveshje pronash, kur dihet se në Shqipëri gëlojnë me qindra apo me mijëra mosmarrëveshje të tilla? Aq më tepër kur, siç rezulton nga dokumentacioni i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në këtë rast çështja e pronësisë dhe mundësia e mbivendosjeve kishin mbërritur tashmë në institucionet shtetërore.

Versioni i Luan Muçës për sherrin me Vasil Bedinajn
Shpjegimi që jep Luan Muça e kompromenton seriozisht pozicionin e kryeministrit në këtë ngjarje. Nëse pretendimet e Muçës janë të vërteta, problemi është se çfarë ka ndodhur në institucionet e shtetit me dokumentat e pronësisë së tokës.

Muça pretendon se konflikti nisi pikërisht pasi zbuloi se mbi një pronë që ai thotë se e kishte blerë, po promovohej një projekt tjetër.

“Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit”, deklaroi Muça.
Madje, sipas tij, mbi këtë pronë “po reklamohej për sh*tjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme”.

Nga përgjigjja zyrtare që AZHT i ka dhënë Lapsi.al rezulton se pretendimi i Muçës se ishte dhënë një leje tjetër ndërtimi nuk përputhet me statusin administrativ të dosjeve. Projekti “Regina Collection Palasë” nuk rezulton të ketë marrë leje përfundimtare ndërtimi.

Por kur ka parë se mbi tokën që ai pretendon pronësinë po bëhej gati ndërtimi i resortit Regina Palasë, nga Vasil Bedinaj, Muça thotë se iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për të kërkuar shpjegime.

"Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit" thotë Muça.
Paralelisht më këtë, punonjës të AZHT njoftuan biznesmenin tjetër, Vasil Bedinajn se Muça po ankohej për projektin e tij dhe gjithçka po verifikohej.

Për këtë arsye Luan Muça thotë se mori një telefonatë nga Vasil Bedinajn për ankesën e tij. “Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time”, thotë Muça.

Pas kësaj telefonate, sipas tij, u la takimi në hotelin e Bedinajt në Orikum. Aty ndodhi përplasja që më pas përfundoi me të shtëna armësh. Muça thotës e Vasil Bedinaj kishte vendosur njerëz të armatosur në hotel dhe ata e kanë qëlluar me të shtëna armësh

Sqarimi i AZHT-së e rrëzon pretendimin se janë dhënë dy leje ndërtimi mbi të njëjtën pronë, por nuk e mbyll historinë. Përkundrazi, dokumentet tregojnë se institucionet kishin përpara një problem real pronësie dhe kishin ngritur vetë pikëpyetje për mbivendosjet.

Në këtë situatë, në vend se të propozojë mbjelljen e disa rrënjëve ullinj, Rama duhet të jepte shpjegime, se çfatë ka ndodhur në kadastër me dokumentat mbi të njëjtën pronë për dy biznesmenë të ndryshëm?

Më shumë se sa “pajtimtari” i dy biznesmenëve që përplasen me armë, Rama tani duket si zyrtari që tenton të fshehë gjurmët e një afere me mbivendosje pronash në Palasë. Kësisoj, kryeministri nuk mund të fshihet pas versionit të një “konflikti banal” mes dy biznesmenësh, por duhet të shpjegojë se cili nga dy resortet i kishte dokumentat të rregullta dhe cili me dokumenta të falsifikuara, veprime që duhet të hetohen, para se mafia e pronave të groposet nën rrënjët e ullinjve të Palasës. https://www.standard.al/sherri-i-biznesmeneve-per-pronen-cfare-kerkon-te-gropose-rama-nen-ullinjte-e-palases/

Address

Luigj Gurakuqi
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Standard posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share