Trupi dhe Shendeti - Faqja Zyrtare

Trupi dhe Shendeti - Faqja Zyrtare Video, Artikuj, Postera edukues rreth shendetit 58 VJET Emision…! Gjithmonë në plan të parë publiku! Këtë traditë duam të vazhdojmë edhe me faqen tonë Online.

Trasmetimet e para të “Trupi dhe Shëndeti” kanë filluar në vitin 1962 ndërsa që nga 1969-a kanë vazhduar rregullisht, nga një javë në tjetrën, pa asnjë ndërprerje të vetme! Mjekësia moderne gjithmonë e më shumë thekson rëndësinë e madhe që ka parandalimi i sëmundjeve në krahasim me trajtimin në faza të përparuara të tyre. Të parandalosh do të thotë të shmangësh, do të thotë të mos sëmuresh ose së paku patologjitë të diagnostikohen në kohën e duhur që trajtimi i tyre të jetë i efektshëm dhe pa pasoja për të semurin. Si staf i emisionit kemi të drejtë të krenohemi që këtë ide e kemi përqafuar që në gjenezë të emisionit. Gjysëm shekulli që japim parreshtur këshilla për të sëmurët, por edhe informojmë, sensibilizojmë, edukojmë dhe orientojmë teleshikuesit për një stil jetese korrekt dhe të shëndetshëm. Jemi përpjekur të zgjedhim gjuhën e përshtatëshme për të përcjellë këshillat tona sa më thjeshtë e kuptueshëm për të gjithë. Dhe meqënëse të rinjtë më së shumti lundrojnë në Oqeanin e pafund të Internetit, faqja është përshtatur në atë mënyrë që të përcjellë informacione sa më të freskëta dhe interesante për ta. Jeni të mirëpritur të dërgoni komentet tuaja rreth artikujve të publikuar! Po ashtu mund të komunikoni drejtpërdrejtë me mjekët tanë bashkëpunetorë e t’i pyesni për cdo shqetësim shëndetësor që keni…

Dr. Flamur Topi

Kontrollet dhe ekzaminimet periodike janë mjete të rëndësishme për të zbuluar sëmundjet herët, kur ato mund të jenë më t...
07/09/2026

Kontrollet dhe ekzaminimet periodike janë mjete të rëndësishme për të zbuluar sëmundjet herët, kur ato mund të jenë më të lehta për t’u trajtuar.
Njihuni me disa nga kontrollet dhe testet që nuk duhen neglizhuar. 🩺
Lloji dhe shpeshtësia e kontrolleve varen nga mosha, gjinia, historia familjare dhe faktorët individualë të rrezikut. Këshillohuni me mjekun për kontrollet e përshtatshme për ju.

04/09/2026
Për më shumë informacion flisni me mjekun tuaj.
04/09/2026

Për më shumë informacion flisni me mjekun tuaj.

Çaji jeshil: Përmban antioksidantë të fuqishëm (veçanërisht epigallocatechin gallate ose EGCG) dhe kafeinë, të cilat stu...
02/09/2026

Çaji jeshil: Përmban antioksidantë të fuqishëm (veçanërisht epigallocatechin gallate ose EGCG) dhe kafeinë, të cilat studimet tregojnë se mund të nxisin lehtësisht termogjenezën (djegien e kalorive) dhe oksidimin e yndyrave.

Shqiponja është simboli ynë kombëtar. Por në rrugë, siguria dhe qartësia e sinjalistikës duhet të vijnë të parat.Kodi Rr...
01/09/2026

Shqiponja është simboli ynë kombëtar. Por në rrugë, siguria dhe qartësia e sinjalistikës duhet të vijnë të parat.
Kodi Rrugor përcakton që semafori për këmbësorët duhet të paraqesë figurën e këmbësorit. Arsyeja është e thjeshtë: sinjalistika duhet të jetë standarde, e dallueshme dhe të mos krijojë konfuzion.
Në këtë rast problemi bëhet edhe më serioz kur semafori i këmbësorëve është i dukshëm nga drejtuesit e automjeteve. Një dritë jeshile pa simbolin e qartë të këmbësorit mund të ngatërrohet me sinjalin për automjetet.
Dhe kjo nuk është vetëm teorike: në një kryqëzim të tillë, një drejtues automjeti mund të nisë lëvizjen duke menduar se është hapur jeshilja për të.

31/08/2026

Mbrojtja nga disa lloje kanceri mund të fillojë që në fëmijëri.
Vaksina kundër HPV-së është e aksesueshme për të gjithë dhe mund të gjendet në çdo farmaci.
Për më shumë informacion mbi vaksinimin, moshën dhe skemën e rekomanduar, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

SHËNDETI ME PUSHIMETë kesh një hall shëndetësor në fundjavë është mjaft stresuese.Spitalet private janë pothuajse me pus...
29/08/2026

SHËNDETI ME PUSHIME

Të kesh një hall shëndetësor në fundjavë është mjaft stresuese.

Spitalet private janë pothuajse me pushim, me sa duket, sëmundjet duhet të kenë mirësinë të shfaqen vetëm nga e hëna në të premte.

Në spitalet shtetërore, ndërkohë, shërbimi i fundjavës shpesh mbështetet te mjekë të rinj, me më pak përvojë, ndërsa mundësitë për konsultë me specialistë janë më të kufizuara.

Urgjencat mjekësore në Shqipëri janë një problem më vete. Por në fundjavë, problemi bëhet edhe më i dukshëm.

Shëndeti, për fat të keq, nuk njeh as fundjavë, as festa.
Po sistemi ynë shëndetësor?

29/08/2026

Ju njoftojme se sot emisioni transmetohet ne 17:25. Shikim te kendshem.

"Është thjesht lija e dhenve, kalon vetë..." — Sa herë e keni dëgjuar këtë fjali?​E vërteta është se varicela nuk vjen g...
27/08/2026

"Është thjesht lija e dhenve, kalon vetë..." — Sa herë e keni dëgjuar këtë fjali?
​E vërteta është se varicela nuk vjen gjithmonë e lehtë. Përtej disa pullave të kuqe dhe pak temperature, ajo mund të fshehë ndërlikime të rënda si infeksione të lëkurës, pneumoni apo deri në prekje neurologjike që kërkojnë trajtim spitalor.
​Pse ta lëmë shëndetin e fëmijës në dorë të fatit kur mbrojtja ekziston?
​Parandalimi është zgjedhje, jo rastësi: Mbrojtja më e mirë fillon përpara se virusi të trokasë në derë.
​Vaksinimi bën diferencën: Është mënyra më e sigurt dhe efektive për t'i kursyer të vegjëlve ditë të tëra dhimbjeje, kruajtjeje dhe rreziku.
​Mos prisni derisa të përballeni me pasojat. Bëni hapin e parë sot: pyesni pediatrin ose mjekun tuaj të familjes për vaksinën kundër varicelës.
​A e ka kaluar fëmija juaj varicelën, apo jeni duke menduar për vaksinimin? Ndani përvojën tuaj në komente ose shpërndajeni këtë mesazh me një prind tjetër që ka nevojë ta lexojë!

Programi më jetëgjatë dhe ndër më të vjetrit në vend, "Trupi dhe sh...

Simptoma alarmi që kërkojnë gjithmonë vlerësim nga mjeku.Shënim i rëndësishëm:​Prania e këtyre simptomave nuk do të thot...
26/08/2026

Simptoma alarmi që kërkojnë gjithmonë vlerësim nga mjeku.
Shënim i rëndësishëm:
​Prania e këtyre simptomave nuk do të thotë automatikisht kancer.
Megjithatë, vlerësimi nga mjeku është thelbësor për të përjashtuar çdo problem serioz dhe për të marrë trajtimin e duhur në kohë.

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 21:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Trupi dhe Shendeti - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Trupi dhe Shendeti - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share