Shtepia Botuese Morava

Shtepia Botuese Morava Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991.

Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.

Libër i riTitulli:  Kur vetmia flet – Psikologjia e vetmisëAutore: Suela KalajaISBN ISBN 978-9928-314-85-7Çmimi: 1200 le...
27/10/2025

Libër i ri
Titulli: Kur vetmia flet – Psikologjia e vetmisë
Autore: Suela Kalaja
ISBN ISBN 978-9928-314-85-7
Çmimi: 1200 lekë

Ka vetmi që të thyen, por edhe vetmi që të rilind.
Ajo që ndodh në heshtje është më shumë se mungesë, është kthim te vetja e harruar, te zëri që nuk gjeti hapësirë të dëgjohej mes botës.
Vetmia nuk është boshllëk, por një pasqyrë e shpirtit që kërkon të njihet.
Është një tempull i brendshëm ku mësojmë të rrimë me veten pa frikë, të prekim plagët pa u fshehur dhe të dëgjojmë fjalët që zemra na i ka thënë gjithmonë në heshtje.
Ky libër është një udhëtim drejt asaj hapësire, aty ku njeriu më në fund dëgjon veten dhe gjen paqen që kërkonte jashtë.

Në fund të vetmisë nuk ka errësirë, ka dritë.
Është drita e vetëdijes, e kuptimit, e pranimit të asaj që jemi.
Sepse njeriu nuk shërohet duke ikur nga vetmia, por duke e dëgjuar atë. Kur mësojmë ta dëgjojmë, kuptojmë se s’jemi kurrë plotësisht vetëm, brenda nesh jeton një prani që s’na ka braktisur asnjëherë.
Dhe atëherë, heshtja nuk na tremb më: ajo bëhet strehë, frymë dhe fillim i një jete më të vërtetë.

Ky libër nuk të mëson si ta shmangësh vetminë, por si ta dëgjosh, ta kuptosh dhe ta kthesh në forcë.
Është një udhëtim i butë që shëron me fjalë.

Libër i riTitulli:  Mirëqenia psikologjike në punë - nga stresi te ndërhyrja efektiveAutore: Suela KalajaISBN 978-9928-3...
27/10/2025

Libër i ri
Titulli: Mirëqenia psikologjike në punë - nga stresi te ndërhyrja efektive
Autore: Suela Kalaja
ISBN 978-9928-314-85-7
Çmimi: 1200 lekë

Në një kohë kur institucionet përballen me sfida të shumta dhe ritme pune që shpesh tejkalojnë kapacitetet emocionale të individit, libri “Mirëqenia Psikologjike në Punë – Nga Stresi te Ndërhyrja Efektive”, vjen si një dritare reflektimi dhe veprimi. Me qasje të thelluar, të ndjeshme dhe shkencore, autorja na fton të rishikojmë rolin e psikologut në strukturat institucionale, jo si figurë periferike, por si aktor kyç në ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe profesional të stafit.
Me stil të kthjellët dhe angazhim profesional, autorja e kthen këtë vepër në një udhërrëfyes praktik për drejtuesit dhe profesionistët që besojnë në fuqinë e një ambienti pune të shëndetshëm. “Mirëqenia Psikologjike në Punë” është një thirrje për reformë, për integrimin real të psikologut në institucion, dhe për ndërtimin e një kulture që vendos njeriun në qendër të sistemit. Një kontribut i vyer për këdo që beson në fuqinë e një ambienti pune të shëndetshëm dhe në rolin transformues të psikologut në institucionet moderne

LIBËR I RITitulli: Na ishte se ç’na ishteAutor: Luigi CapuanaPërktheu: Marjana Çuçka“Na ishte se ç’na ishte” është një p...
19/06/2024

LIBËR I RI

Titulli: Na ishte se ç’na ishte
Autor: Luigi Capuana
Përktheu: Marjana Çuçka

“Na ishte se ç’na ishte” është një përmbledhje e jashtëzakonshme përrallash me motive folklorike dhe plot me elemente fantastike, që ushqehen nga tradita popullore italiane. Janë rrëfime që i ofrojnë lexuesit një panoramë të larmishme personazhesh dhe situatash nga bota e mbretërve dhe mbretëreshave deri tek ajo e njerëzve të thjeshtë.

LIBËR I RITitulli: Martesa e përsosurAutore: Jeneva RoseSara Morgan është një avokate e suksesshme 33-vjeçare dhe një nd...
23/05/2024

LIBËR I RI

Titulli: Martesa e përsosur
Autore: Jeneva Rose

Sara Morgan është një avokate e suksesshme 33-vjeçare dhe një ndër ortaket kryesore të një kompanie ligjore. Një profesioniste e spikatur, tërësisht e përkushtuar në punën e saj, së cilës duket se jeta i shkon pikërisht ashtu siç e ka parashikuar.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, Adamin, karriera e të cilit si shkrimtar nuk mund të konsiderohet edhe aq e suksesshme. Tashmë ka filluar të ndihet i lodhur nga marrëdhënia që ka me Sarën, e cila pjesën më të madhe të kohës ia kushton punës.
Larg qytetit, në shtëpinë e tyre të dytë, të veçuar mes pyllit, Adami përfshihet në një lidhje pasionante me Kelli Samërsin.
Kohë më vonë, një mëngjes, gjithçka kthehet përmbys. Adami arrestohet për vrasjen e Kellit, e cila u gjet e goditur për vdekje me thikë në shtëpinë e dytë të Adamit dhe Sarës.
Shumë shpejt Sara e gjen veten në rolin e avokates mbrojtëse të bashkëshortit të saj - i akuzuar për vrasjen e dashnores së tij.
Gjithçka ngre pyetjen: është fajtor apo i pafajshëm Adami?

Së shpejti në librari!
11/05/2024

Së shpejti në librari!

“Edhe nëse nuk merrje vesh fare nga politika, ishte e pamundur të mos e kuptoje helmin, që rridhte nga foltorja e kishës...
14/11/2023

“Edhe nëse nuk merrje vesh fare nga politika, ishte e pamundur të mos e kuptoje helmin, që rridhte nga foltorja e kishës Shën Maria del Fiore. Savonarola dukej sikur ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin dhe, kur të dy bashkë i hidhnin sytë mbi Firence, shihnin një qytet të korruptuar dhe mëkatar. Ai predikonte me aq pasion kur fliste për ferrin dhe e pikturonte aq të gjallë, sa të dukej sikur era e squfurit do të të përvëlonte shpirtin.
Por, me sa dukej, papa nuk ndante të njëjtin mendim me priftin. Ndërsa në Firence predikohej me të madhe dëlirësia, papa Borxhia kishte marrë me vete në Vatikan edhe dashnoren e tij, ndërsa postet e kardinalëve i ndante njëlloj, siç u shpërndante karamelet e sheqerosura fëmijëve të tij. Kur pushonte së bëri dashuri, papa ia niste luftës.”

Së shpejti!
11/11/2023

Së shpejti!

Titulli: Me synimet më të këqijaAutor: Alessandro PipernoPërktheu: Agim DoksaniNr. i faqeve: 288Çmimi: 1000 lekëKy roman...
03/07/2018

Titulli: Me synimet më të këqija
Autor: Alessandro Piperno
Përktheu: Agim Doksani
Nr. i faqeve: 288
Çmimi: 1000 lekë

Ky roman është i krahasueshëm me veprat e Philip Roth-it dhe Saul Bellow-t. Një sagë e guximshme dhe e larmishme për ritualin dhe lirinë, dashurinë dhe luftën, seksin dhe tradhtinë, e vendosur në lagjet e pasura të Romës bashkëkohore.

“Jashtëzakonisht tërheqës... të gjitha këto intriga shpalosen me mjeshtëri mbresëlënëse nga Paula Hawkins, e cila na tre...
10/05/2018

“Jashtëzakonisht tërheqës... të gjitha këto intriga shpalosen me mjeshtëri mbresëlënëse nga Paula Hawkins, e cila na tregon një histori të ndërlikuar... në formën e një kronike, faqet e fundit të së cilës përmbajnë zbulime mahnitëse”.
— THE WALL STREET JOURNAL

Address

Rr "Gjon Kastrioti", Laprake, Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+35542227202

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia Botuese Morava posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia Botuese Morava:

Share

Category