Pika pa sipërfaqe

Pika pa sipërfaqe Botues i pavarur. Letërsia, filozofia, dhe kritika më e mirë. Jo fitimprurës.

'pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.

13/03/2026

Panairi ka filluar. Sot dhe nesër, 09:00-19:00.

Urojmë shkrimtarin Arben Idrizi për përzgjedhjen në listën e kandidatëve për çmimin “European Union Prize For Literature...
04/03/2026

Urojmë shkrimtarin Arben Idrizi për përzgjedhjen në listën e kandidatëve për çmimin “European Union Prize For Literature 2026”, me librin “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” (Pika pa sipërfaqe, 2025). Fituesi shpallet më 29 maj, në Varshavë.

“Njeriu që habitej” është libri i dytë me prozë të shkurtër nga Idrizi. Më 2019 kemi botuar dhe “Libri i dhunës”.

Urojmë shkrimtarin Arben Idrizi për përzgjedhjen në listën e kandidatëve për çmimin “European Union Prize For Literature...
04/03/2026

Urojmë shkrimtarin Arben Idrizi për përzgjedhjen në listën e kandidatëve për çmimin “European Union Prize For Literature 2026”, me librin “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” (Pika pa sipërfaqe, 2025). Fituesi shpallet më 29 maj, në Varshavë.

“Njeriu që habitej” është libri i dytë me prozë të shkurtër nga Idrizi. Më 2019 kemi botuar dhe “Libri i dhunës”.

Të premten dhe të shtunën 13-14 mars, 09:00-19:00, organizojmë panairin e radhës. Si gjithmonë, do ketë libra të Pikës m...
02/03/2026

Të premten dhe të shtunën 13-14 mars, 09:00-19:00, organizojmë panairin e radhës.

Si gjithmonë, do ketë libra të Pikës me zbritje, libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, dhe një mini-ekspozitë librash të vjetër.

Ju mirëpresim!

Një intervistë me studiuesen frënge Nathalie Clayer, rreth librit “Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë, 19...
04/01/2026

Një intervistë me studiuesen frënge Nathalie Clayer, rreth librit “Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë, 1920-1930: Me, përtej dhe nën shtetin”, përkthyer nga Artan P**o dhe botuar nëntorin e shkuar.

Studiuesja Nathalie Clayer, në një intervistë për gazetarin Sebastian Zonja në Mcn Tv, ka folur për librin e saj “Një vështrim multifokal i historisë së Shqi...

Sot na bënë vizitë dy shkrimtarët e njohur shqiptarë, Cen Papa dhe Glendi Galli.Dilni nga kafazi, u thamë. Jo, na thanë,...
16/11/2025

Sot na bënë vizitë dy shkrimtarët e njohur shqiptarë, Cen Papa dhe Glendi Galli.
Dilni nga kafazi, u thamë.
Jo, na thanë, jemi më rehat brenda.
Libra nuk deshën; fara nuk kishim.

Ka dalë në panair, dhe do jetë së afërmi në librari "Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera", nga Enis S...
14/11/2025

Ka dalë në panair, dhe do jetë së afërmi në librari "Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera", nga Enis Sulstarova. Ky është një botim i zgjeruar i librit të botuar nga "Pika pa sipërfaqe" më 2015.

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarë të tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre. Ligjërimi nacionalist në Shqipëri është një hulumtim mbi vijimësinë dhe variacionet në konceptimin e kombit shqiptar nga ana e intelektualëve dhe politikanëve në tri periudha të historisë moderne të Shqipërisë: Rilindja Kombëtare, komunizmi dhe tranzicioni paskomunist. Nga krijimtaria politike e Rilindjes Kombëtare, janë hulumtuar tekstet e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos. Përderisa ideologjia e vetme politike gjatë komunizmit ishte ajo që buronte nga Partia e Punës, analiza e ligjërimit nacionalist në këtë periudhë bazohet në tekstet e kreut të saj, Enver Hoxhës. Si përfaqësues të ligjërimit nacionalist bashkëkohor janë zgjedhur tekste të Abdi Baletës dhe Hysamedin Ferajt. Krahas ribotimit të përditësuar të studimit, në pjesën e dytë të librit janë përfshirë edhe disa artikuj studimorë të autorit për tekste nga figura të tjera të nacionalizmit shqiptar, siç janë Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta dhe Branko Merxhani.

Në panair. 🚀
13/11/2025

Në panair. 🚀

Në panair.
13/11/2025

Në panair.

Del së afërmi në librari “Teori e partizanit: Një ndërhyrje në konceptin e politikes”, nga Carl Schmitt (përkthyer nga B...
12/11/2025

Del së afërmi në librari “Teori e partizanit: Një ndërhyrje në konceptin e politikes”, nga Carl Schmitt (përkthyer nga Bekim Qoku).

“Teori e partizanit” është një tekst themelor i mendimit politik bashkëkohor. Këtu Schmitt analizon me mprehtësi natyrën e konfliktit të armatosur në epokën moderne, epokë e luftës totale dhe armiqësive globale. Nga ky kontekst thelbësisht i ndryshëm, përvijohet figura e luftëtarit modern, partizanit. Duke e shqyrtuar partizanin si luftëtar me motivime thelbësisht politike, të lidhur ngushtë me një truall dhe një bashkësi politike (populli), por jashtë ushtrisë së rregullt, Schmitt përsiat kuadrin historik, domethënien filozofike dhe implikimet ligjore të fenomenit të luftës bashkëkohore.
“Teori e partizanit” u përpiluar mbi bazën e katër leksioneve që Schmitt mbajti më 1962 në Spanjë. I shkruar me saktësinë sintetike që e karakterizon Schmitt-in si mendimtar të shek. XX në fushën e teorisë politike, ky libër është një diagnozë origjinale e një prej veprimtarive më karakteristike të njeriut – luftës, në kohën tonë, por edhe përgjatë gjithë historisë njerëzore.

Carl Schmitt (1888-1985) lindi në Plettenberg, Prusi, në një familje katolike të shtresës së mesme. Studioi drejtësi në Berlin, Mynih dhe Strasburg. Që prej vitit 1916 dha mësim në disa universitete gjermane. Interesi i tij i spikatur për natyrën dhe ushtrimin e pushtetit politik, e bëri ta shqyrtojë këtë fenomen në disa plane, përtej kornizës legale, në atë historike dhe filozofike, çka i dha Schmitt-it një pozicion të privilegjuar dhe gjithpërfshirës në fushën e mendimit politik modern.
Skeptik, madje shpesh kritik i ashpër, i demokracisë liberale, Schmitt u vendos që herët në krahun konservator të filozofisë dhe politikës së kohës. Schmitt iu bashkua Partisë Naziste Gjermane më 1933. Gjatë sundimit nazist, Schmitt mbështeti në mënyrë aktive ligjet dhe nismat antiesmite të regjimit. Ndonëse u kritikua për qëndrime oportuniste, dhe që para luftës hoqi dorë nga rolet me natyrë politike, ai mbeti profesor në Berlin. Me mësymjen aleate në Gjermani, Schmitt u arrestua dhe kaloi një vit në kamp internimi. Pas lirimit e në vazhdim, mbeti një antisemit i bindur, dhe nuk u pendua kurrë për angazhimin politik dhe pozicionet teorike të mbajtura para luftës, çka solli përjashtimin nga rangjet akademike të Gjermanisë post-naziste. Megjithatë, Schmitt mbeti i angazhuar në fushën e mendimit politik, në izolim social, por jo intelektual, duke botuar një numër të rëndësishëm tekstesh që e zgjeruan dhe thelluan toerinë e tij politike.
Roli i tij aktiv qoftë në fushën teorike, qoftë në angazhimin praktik në mbështetje të regjimit nazist gjerman, e kompromentoi rëndë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në teorinë politike.
Schmitt pati një jetë personale të trazuar, dhe vdiq në moshën 96 vjeç në qytetin e lindjes.

Address

Rruga "Milan Shuflaj" Nr 28
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pika pa sipërfaqe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pika pa sipërfaqe:

Share

Category