DIGITALB, filloi transmetimet më 15 Korrik 2004, si një ndër të parat platforma Digitale tokësore në Europë, duke shënuar dhe ndryshimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe në një koncept më të gjerë rajonal, me një larmi programacioni dhe interaktivitet përmes transmetimeve televizive. Në sajë të zotërimit të teknologjisë më të fundit dixhitale dhe shkallës së
lartë të profesionalizmit të stafit, DIGITALB është kthyer në platformën më popullore në Shqipëri. Kjo, edhe në sajë të mbulimit me sinjal dixhital tokësor të qyteteve kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër e duke avancuar gjithnjë e më gjerë, në të gjithë territorin, ç’ka përbën dhe një ndër synimet e afërta kryesore të Platformës. Nga viti në vit, numri i abonentëve rritet në mënyrë të vazhdueshme. Në Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb ndërmerr një ndër investimet më të mëdha në fushën e transmetimeve duke u bërë pjesë e transmetimeve satelitore në mbarë Europën dhe duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht. Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e cilësisë në transmetimin e programeve, DIGITALB ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit dixhitale, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë në rajon e Europë. Madje, me 20 Dhjetor të vitit 2006 DIGITALB ishte kompania e 3-të (tretë) në botë që nisi zyrtarisht transmetimet me kanalet e tij nëpërmjet teknologjisë më të fundit, DVB-H, me anë të së cilës mund të ndiqet kudondodhesh TV në Celular. Tashmë këto transmetime menaxhohen nga marka e mëvetshme DIGITALB Mobile. Gjithashtu, në Dhjetor të vitit 2007 DIGITALB implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digitale; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfekte të mundshme, çdo detaj i figurës. DIGITALB hedh në satelit 6 (gjashte) kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë cilësi dixhitale. Gama e gjerë e programacionit ekskluziv dhe për më tepër të dubluar në gjuhën shqipe, mbështetur nga teknologjia e fjalës më të fundit në transmetimet televizive digitale, përbën dhe Çelësin e suksesit të menjëhershëm dhe rritjes së vazhdueshme të prezencës në ekranet e të gjithëve, duke e shndërruar DIGITALB në domethënien e televizionit. Help Desk - [email protected]
Marketing - [email protected]
Sh*tjet - [email protected]
Reklama - [email protected]