Minerva Botime

Minerva Botime Minerva është një imprint i Shtëpisë Botuese Onufri, themeluar në 4 Shtator 2012. Boton vetëm libra non-fiction, të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

SË SHPEJTI! LIBRI FENOMENAL I ZHVILLIMIT PERSONAL“Përvoja më transformuese ka qenë thjesht të dua veten…”Kur kompania që...
20/02/2026

SË SHPEJTI! LIBRI FENOMENAL I ZHVILLIMIT PERSONAL

“Përvoja më transformuese ka qenë thjesht të dua veten…”

Kur kompania që kishte ndërtuar për mbi një dekadë falimentoi, CEO‑ja i Silicon Valley-t, Kamal Ravikant, u gjend në një periudhë depresioni të thellë.

Pasi preku fundin, e vetmja dritë që gjeti erdhi në formën e një meditimi të thjeshtë: E dua veten. Kjo u shndërrua në një praktikë mendore që i ndryshoi jetën, përmes së cilës ai filloi të zbulonte një sistem mjetesh për të qëndruar pozitiv, i balancuar dhe për të ecur përpara.

Shumë prej nesh nuk mësojmë kurrë si ta duam veten, dhe në "Duaje veten sikur prej saj varet jeta jote", Kamal ndan gjithçka që ka mësuar. Një libër praktik dhe fuqizues që do t’ju transformojë dhe do t’ju japë dhuratën e paçmueshme të dashurisë jetëgjatë për veten.

Jemi të lumtur të ndajmë me ju website-in tonë: www.minervabotime.comPërdorni kuponin MINERVA20 në checkout për të përfi...
16/02/2026

Jemi të lumtur të ndajmë me ju website-in tonë: www.minervabotime.com
Përdorni kuponin MINERVA20 në checkout për të përfituar 20% zbritje në të gjithë librat tanë

Botim i ri! Një udhëzues financiar nga një ekspert për të kuptuar teknologjinë, potencialin dhe efektet revolucionarizue...
24/12/2025

Botim i ri! Një udhëzues financiar nga një ekspert për të kuptuar teknologjinë, potencialin dhe efektet revolucionarizuese të kriptomonedhave.

Në “Libri i vogël i Bitcoin-it”, themeluesi dhe ortaku menaxhues i SkyBridge Capital, Anthony Scaramucci, ofron një udhëzues gjithëpërfshirës për të kuptuar tronditjen që po përjeton industria financiare si rezultat i shfaqjes dhe rritjes së rëndësisë së teknologjisë së aseteve digjitale. Ky libër mbulon gjithçka — nga konceptet bazë deri te ndikimet që financa e decentralizuar ka mbi industrinë financiare dhe shoqërinë në tërësi.

Në këtë libër, lexuesit do të mësojë për:
-Hash-et, blockchain‑et, prodhimin e Bitcoin-it, dhe mënyrën se si këto tre procese punojnë si një orkestër për të bërë të mundur pjesëmarrjen globale në kripto
Bitcoin‑in si “ari digjital”, ngjashmëritë dhe dallimet e tij me kriptovaluta të tjera si Ethereum
- Tregtimin e kriptomonedhave të ndryshme — si atyre më të njohura, ashtu edhe atyre më pak të njohura — përmes platformave të centralizuara si Binance dhe platformave të financës së decentralizuar (DeFi) si Uniswap
- Teknologjinë premtuese që mundëson legjitimitet të anonimizuar, të quajtur “zero‑knowledge proof”, dhe mënyrën se si funksionon ajo.

“Libri i vogël i Bitcoin-it” është një udhëzues thelbësor dhe i përditësuar për asetet digjitale dhe teknologjitë e lidhura me to, që u vlen të gjithëve, nga menaxherët e fondeve të investimeve e deri te investitorët e rinj individualë, të cilët kërkojnë të kuptojnë dhe të përgatiten për botën e re të financave.

03/12/2025
Së shpejti!
15/10/2025

Së shpejti!

Tashmë në të gjitha libraritë, pjesa e dytë e Serisë së Virtyteve Stoike, "Disiplina është fati", nga Ryan Holiday!*GUXI...
18/07/2025

Tashmë në të gjitha libraritë, pjesa e dytë e Serisë së Virtyteve Stoike, "Disiplina është fati", nga Ryan Holiday!

*

GUXIMI. VETËPËRMBAJTJA. DREJTËSIA. URTËSIA.

Vetëdisiplina: asgjë nuk është e mundur pa të.
Nëse nuk kemi kontroll mbi emocionet, shtysat, zakonet tona, atëherë ku do të përfundojmë? Në mediokritet dhe pendesë.
Nga atletët elitarë, tek artistët e mëdhenj e deri te krerët e shteteve, betejat më të rëndësishme në histori kanë qenë gjithmonë me vetveten. Fitorja është thelbësore.

Ajo përcakton çfarë mund të bëjmë.
Ajo përcakton kush jemi.
Disiplina është fati. A e ke?

“Një lexim i gjallë dhe tërheqës.”
— Annie Duke, autore bestseller e Thinking In Bets

SË SHPEJTI!
02/06/2025

SË SHPEJTI!

Një traktat therës dhe sarkastik i shkruar nga filozofi gjerman Arthur Schopenhauer. Në të, Schopenhauer shqyrton gjiths...
19/05/2025

Një traktat therës dhe sarkastik i shkruar nga filozofi gjerman Arthur Schopenhauer. Në të, Schopenhauer shqyrton gjithsej tridhjetë e tetë metoda për të mposhtur kundërshtarin në debat. Ai e nis esenë me idenë se filozofët janë përqendruar gjerësisht në rregullat e logjikës, por nuk janë marrë (veçanërisht që nga koha e Immanuel Kant-it) me artin më të errët të dialektikës, të polemikës. Ndërsa qëllimi i logjikës thuhet tradicionalisht se është një metodë për të arritur tek e vërteta, dialektika, sipas Schopen- hauer-it, “… nga ana tjetër, do të trajtonte ndërveprimin midis dy qënieve racionale, të cilat, për shkak se janë racionale, duhet të mendojnë njësoj, por që sapo ndalojnë së rëni dakord si dy orë që mbajnë saktësisht të njëjtën kohë, krijojnë debat, ose një garë intelektuale”.

Përktheu: Jola Tasellari

SË SHPEJT!“Gary është një sipërmarrës i zoti dhe mjaft i talentuar në fushën e komunikimit, çka e bën atë të kapërcejë t...
10/05/2025

SË SHPEJT!

“Gary është një sipërmarrës i zoti dhe mjaft i talentuar në fushën e komunikimit, çka e bën atë të kapërcejë të gjitha barrierat që shpesh mund ta pengojnë dikë në rrugën drejt suksesit. Kemi të njëjtën filozofi të thjeshtë në biznes dhe prandaj jemi bërë shokë të mirë: duhet të jemi të predispozuar për të punuar shumë. Dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Kapi majat! është një libër i domosdoshëm për të gjithë individët të cilët duan të jenë më të mirët në fushën e tyre”.
— Dwayne “The Rock” Johnson

“Humori, urtësia dhe bujaria e Gary-t shfaqen plotësisht në këtë libër. Ai ka një aftësi të habitshme për t’iu folur me sinqeritet sipërmarrësve, duke iu dhënë udhëzime të qarta se si ta çojnë një ide drejt realizimit, pavarësisht industrisë ku janë”.
—Jessica Alba

“Emri GaryVee është bërë sinonim me motivimin e një brezi të tërë. Askush nuk e kupton më mirë se Gary pushtetin e rrjeteve sociale, sepse asgjë nga ato që thotë ai nuk është teori; janë konkluzione të përftuara nga përvoja e tij e thellë në biznes dhe në jetë”. — Casey Neistat

“Gary jep kontributin e tij për të kalibruar dëshirat dhe pritshmëritë e një brezi të ri që kërkon mënyra për të tërhequr vëmendjen. Ai lë gjurmë dhe është plot energji”.
— John Mayer

“Vaynerchuk identifikon në mënyrë tërheqëse dhe plot gjallëri komponentët më të rëndësishëm që ndikojnë në marketingun e suksesshëm në internet. Duke synuar shumë më tepër se udhëzuesit e zakonshëm për platforma të ndryshme, ai transmeton gjithçka që duhet për të pasur sukses në një mjedis konkurrues. Rekomandohet për këdo që kërkon të fillojë një karrierë në internet ose të rrisë popullaritetin e tij mediatik”.
— Laurel Tacoma, Fairfax Cty. P.L., VA

SË SHPEJTI!
08/05/2025

SË SHPEJTI!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Minerva Botime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category