20/07/2026
📣 THIRRJE PËR APLIKIME – INTERNSHIP
🎓 Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ART Magazine Albania hap thirrjen për aplikime për praktikë profesionale me kohëzgjatje 3–6 muaj.
Nëse je i/e apasionuar pas medias, artit, kulturës, komunikimit dhe krijimtarisë, kjo është mundësia ideale për të zhvilluar aftësitë e tua dhe për të fituar eksperiencë reale në një mjedis profesional.
🔹 Fushat e praktikës:
• Gazetari & Redaktim
• Menaxhim i Rrjeteve Sociale
• Marketing Digjital
• Dizajn Grafik
• Fotografi & Video
• Administrim & Komunikim
✅ Trajnim praktik me profesionistë të fushës
✅ Përfshirje në projekte reale mediatike dhe kulturore
✅ Certifikatë në përfundim të praktikës
✅ Mundësi punësimi për kandidatët më të suksesshëm
📩 Dërgo aplikimin në: [email protected]
Bëhu pjesë e ART Magazine Albania dhe zhvillo karrierën tënde në media dhe industri kreative!
Art Kulture Marketing GraphicDesign DigitalMedia Karriera