Ditari Publik

Ditari Publik Platformë komunikimi ku analizohen ngjarjet ditore.

26/07/2025

Ditari Publik (25 korrik 25)

Mbrëmë Hashim Thaçi dha intervistë nga Haga (intervistë me shkrim). Përgjigjjet e tij nuk ishin përgjigjje prej kryetari partie por prej personaliteti përmbi partitë. Ai foli "si baba i shtetit", paçka se ky titull është mitizim. Para dy ditësh pashë një prononcim të Ibrahim Rugovës të vitit 1999, ku e pyesnin për Thaçin. Rugova midis asaj armiqësie të egër mes LDK e LPK, arriti u ngrit lart dhe tha se Thaçi ka vendin e tij, se Kosova jonë nuk duhet të bjerë viktimë e përçarjeve por duhet të ndërtojmë një bashkim plural. Sot edhe mund ta thuash ketë fjali por asokohe kishte kuptim tjetër dhe rëndësi tjetër.

Hashim Thaçi ma kujtoi intervistën e Rugovës si lartësi mendore ku politikani arrin të ngjitet. Politikanët aktualë të Kosovës janë të mbytur në kalkulime banale partiake, ata nuk po arrijnë t'i themelojnë institucionet. Duhet kujtuar se Ibrahim Rugova edhe pse pati fituar thellë dhe kishte popullaritet absolut, ia dha postin e kryeministrit Ramush Haradinajt, një partie tjetër, vetëm për të krijuar stabilitet në një kohë me shumë rreziqe. Edhe Hashim Thaçi për të mos shkaktuar krizë institucionale ia ka dhënë postin e kryeministrit edhe Ramush*t edhe Isa Mustafës, ka shkuar vetë zëvëndës i Isa Mustafës dhe ministër i tij. A mundeni ta imagjinoni dikë tjetër duke shërbyer si zëvëndës i kryetarit të partisë kundërshtare? Jo, nuk mundeni.

Hashim Thaçi ua dha një leksion, sikur të ishte analist ndërkombëtar i cili e njeh thellë me rrënje gjendjen politike. Në kushte normale intervista e Thaçit nuk do të ishte leksion, atë e ngre në nivel leksioni amatorizmi politik në Prishtinë.

Hashim Thaçi i ka "të gjitha të zezat" politike. Është figurë polarizuese sepse siç dihet, liderët karizmatikë polarizojnë. Mirëpo Hashim Thaçi është mirë të procedohet e të gjykohet për akte korruptive si kryeministër e si ministër. Gjykimi i tij duke shpallur liderët e UÇK si "ndërrmarje e përbashkët kriminale", duke shkelur haptaz të gjitha rregullat, duke shkelur vetë objektin në kohë të Gjykatës Speciale, kërcet keq dhe denoncon vetë qëllimet e procesit.

Si përfundim, si Hashimi, si Kadria, si Jakupi, si Rexhep Selimi, ska gjë të keqe nëse dënohen për vepra konkrete, krime lufte, sipas definicionit për krimet e luftës; psh tiu dhuhet në filan datë, filan ngjarje, jeni të faktuar e të provuar që keni kryer krime lufte. Nuk duan t'i dënojnë kështu me prova konkrete, duan t'i dënojnë si "ndërrmarje kriminale" duke paraqitur vrasjet që ka kryer dikush tjetër, pa urdhër të provuar nga këta, vetëm mbi një nen ku thuhet "duhet ta kishin ditur e duhet ta kishin parandaluar".

Kjo është poshtërsia.

24/07/2025

24 korrik 25

Franca sapo njohu shtetin e Palestinës. Qëllimi është të parandalohet zhdukja dhe dëbimi i njerëzve nga Gaza. Që një shtet të ruajë prestigj ndërkombëtar dhe t'i hapet rruga, nevojitet që të investojë në platforma paqeje nëpër rajone të botës. Qeveria e Izraelit, duke deklaruar haptas se do t'i shpërngulë 2.2 milion njerëz nga Gaza ka cënuar seriozisht civilizimin perëndimor dhe prestigjin e tij, përderisa Izraeli mbahet shtet aleat. Franca e Britania dhe 25 shtete të tjera janë deklaruar në mbrojtje të Gazas. ShBA, jo. Këtu lind edhe problemi sepse çështjen e zgjidh fuqia e ShBA. Mbetet të shihet nëse ShBA do ta ruajë prestigjin e një "perandorie" e cila influencat i ndërton duke krijuar siguri në rajonet problematike të botës apo do të bjerë në banalitetin e "ndërtimit të resorteve të bukura në Gaza" dhe rrjedhimisht nga shtet unik do të ulet në kategori dhe do të pozicionohet si kompani sigurie.

21 korrik 25Në Kosovë u shpall kryepeshkopi autoqefal ortodoks i Kosovës. Tre kryetarë komunash, Prishtinë, Pejë, Gjakov...
22/07/2025

21 korrik 25

Në Kosovë u shpall kryepeshkopi autoqefal ortodoks i Kosovës.

Tre kryetarë komunash, Prishtinë, Pejë, Gjakovë, takuan kryepeshkopin në fjalë. Më ngjau si ata komedianët rusë të cilët telefononin kryeministra të ndryshëm dhe i tallnin.
Kosova nuk ka ortodoksë shqiptarë. Ka pasur në Mesjetë por ska mbijetuar asgjë. Kishat bizantine ku luteshin edhe arbërit dhe vllehët, u kapën nga serbët në vitet 1200 me infiltrim e me pushtim dhe u sllavizuan. Dikush ka shpikur një pretendim se kishat e tanishme serbe në Kosovë janë kisha katolike të cilat u kthyen në ortodokse, kjo për të krijuar imazhin historik sikur e gjithë Kosova ka qenë katolike, gjë që është e pavërtetë, ka qenë gjithmonë miks por ka pasur prani të fortë ortodokse.

As Vatikani vetë nuk e ka ketë pretendim, ska ndonjë dokument që fjalavjen Manastiri i Deçanit të ketë qenë ndonjëherë kishë katolike. Nuk e ka Vatikani por e dinë shqiptarët e internetit. Nxjerrin disa foto ku brenda oborrit të manastirit duken burra me veshje shqiptare dhe ajo sipas tyre është prova e pakundërshtueshme të cilën nëse guxon ndokush ta kundërshtojë, shpallet tradhëtar. Në të vërtetë ata janë ushtarët e Vojvodës së Gash*t Rrustë Alija i cili ishte "badigardi" i manastirit, ose "badibilldingi", siç do ta quante vojvoda i Drenasit. Vojvoda i Gash*t e ruajti manastirin me dekada deri kur vojvoda i fundit dha dorëheqjen në vitin 1991 mos gabofsha. Manastirin e Pejës e ka ruajtur Vojvoda i Kelmendit Zhujë Veseli, ndërsa të Deviçit, Vojvoda i Berishës Berham Vojvoda.

Në Mesjetë të hershme Kosova ka pasur dominancë ortodokse bizantine, nën pushtetin e Kostandinopojës dhe të Patriarkanës së Ohërit, kishat kanë qenë të Bizantit. Komplekset kishtare serbe janë ndërtuar prej vitit 1240 deri në 1340. Car Dushani i serbëve u shpall perandor në Seres, afër Selanikut dhe serbët krijuan mbretëri nga Rashka e Branisheva deri në Vlorë e Selanik. Ata e pronësuan ortodoksinë duke ia marrë eparkitë kishëtare Bizantit si dhe duke ndërtuar kisha të reja sllave. Sa më larg detit, territori ka qenë më pak katolik e më shumë ortodoks. Në regjistrat osmane (censuset) si ai i vitit 1485, 1571, 1591, për Sanxhakun e Dukagjinit e Shkodrës, emrat e njerëzve janë 70% ortodoksë dhe me dominancë sllave. Me instalimin e pushtetit osman, disa arbër u kthyen muslimanë, kush mbeti ortodoks në Veri-Lindje mbeti me kishën serbe sepse ajo mbeti i vetmi institucion i njohur edhe nga Stambolli.

Që Kosova të ketë kryepeshkop ortodoks shqiptar, duhet të ketë komunitete ortodokse shqiptare dhe status të njohur të ortodoksisë. Edhe Shqipëria e cila ka shumë ortodoksë shqiptarë e vllehë me rit të pashkëputur, kishën e ka shpallur në vitet 1920 me Sinodin e Beratit dhe është njohur nga Patriarkana në vitin 1937 me negociata direkte të mbretit Zogu I.

Shqiptarët në Kosovë edhe në rast konvertimi, gjë që është tepër e vështirë, mund të themi e pamundur, nuk e përfytyrojnë të bëhen ortodoksë pasi e asociojnë me "fenë e shkaut". E asociojnë gabimisht, sepse fjalavjen qysh në Mesjetë, Andrea Muzaka II, sundues ortodoks i aksit Durrës-Kostur, ka qenë kampioni i luftës kundër Dushanit dhe pastaj ka arrestuar dhe marrë peng mbretin serb Vukashin, si dhe dëbuar princin Marko. Ortodoksia është rit i vjetër i shumicës së arbërve, përfshi Balshajt, Kastriotët, Muzakajt, Arianitët, nuk është pronë e serbëve.

Mirëpo në Kosovë nuk ka komunitet shqiptar ortodoks ekzistues, kësisoji këto shfaqjet e kryepeshkopëve pa xhemat, janë qesharakizim dhe tallje me fenë. Kur ska komunitete ortodokse, a mundemi ta imagjinojmë si ngjan një bari pa dele? Imagjinoni sikur dikush del në mal dhe thotë jam bari, por ska dele. A do dukej gallatë? Po.

Ky që ka shkuar në Kosovë është bari pa dele. Këta që e takojnë dhe e presin në institucion duhet ta pyesin, ku i ke delet? Feja është diçka shumë e rëndësishme për ta qesharakizuar.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ditari Publik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share