Shtëpia Botuese Neraida

Shtëpia Botuese Neraida Na bashkon dashuria për librin e mirë! https://neraida.al/

SOT VIZITORË, NESËR LEXUES!
13/11/2025

SOT VIZITORË, NESËR LEXUES!

NATASHA LUSHAJAFTËSIA VETËTRANSFORMUESE E TEKSTIT AUTENTIK“…Një studim i tillë i guximshëm dhe novator, që prek plagë es...
12/11/2025

NATASHA LUSHAJ

AFTËSIA VETËTRANSFORMUESE E TEKSTIT AUTENTIK

“…Një studim i tillë i guximshëm dhe novator, që prek plagë e
sëmundje, prejt të cilave mund të shpërfytyrohet letërsia e vërtetë,
mund të shpërfillet vullneti i çdo testamenti autorial dhe të sundojë
“Sodoma” e kulturës së falsit, ka qenë dëshpërimisht i nevojshëm
dhe dëshpërimisht i munguar në studimet tona. Shpresoj dhe jam i
bindur paraprakisht, se me botimin e këtij studimi do të hapet një seri e pasosur hulumtimesh nga filologë të rinj, pasi shtresa e falsifikimeve të vjetra është trashur me manipulime të reja … Rastet janë të pafundme dhe, për gjithë këtë ndërmarrje të madhe filologjike të së ardhmes, për gjithë këtë punë të madhe “sanitare” në universin e repertorit tonë letrar, mendoj se ky studim i shkëlqyer i studiueses Natasha Lushaj do të shërbejë pashmangësisht si model dhe pikënisje.”

Dr. Agron Tufa

NATASHA LUSHAJHija ime që s'më njeh më - Tregime, ese, skica..Ai nuk fliste. Ndieja si më dridhej dora që mbante cigaren...
12/11/2025

NATASHA LUSHAJ
Hija ime që s'më njeh më
- Tregime, ese, skica
..
Ai nuk fliste. Ndieja si më dridhej dora që mbante cigaren. Ashtu si atje, te këmbët e varrit ku qëndrova për herë të parë dhe ndoshta të fundit, pasi i kisha lënë edhe atij një të ndezur te koka. Më kishin thënë se e gdhinte shpesh netëve duke pirë cigare, i vetëm në errësirë. Xixa e kuqe duhet të ngjante si një sy i kuq. Sikur zinte vendin e syrit të dytë, që e kishte humbur dikur. Sepse më dukej se shumicën e jetës im atë e kishte kaluar me ndjenjën se kishte vetëm një sy.
Edhe unë i njihja këto lloj netësh. A thua e kemi gdhirë ndonjë natë bashkë, me nga një sy të kuq që digjet në errësirë në të njëjtën kohë, dhjetëra kilometra larg? Pyetjen e kisha bërë pa zë, por vështrimin e hodha në fytyrën përballë, që tani ishte zbardhur...

Natasha LushajPASUJANATë gjitha këngët'Pasujana' në të gjitha këngët e saj përpiqet të konceptohet si një cikël poetik i...
12/11/2025

Natasha Lushaj

PASUJANA
Të gjitha këngët

'Pasujana' në të gjitha këngët e saj përpiqet të konceptohet si një cikël poetik i kohës moderne, ku autorja shpërfaq kulturën e saj të gjerë, njohjen e thellë të jetës; ajo është një nga specialistet më të mira të letërsisë...
Mbijetesa është lajtmotivi i këtij libri, janë “të gjitha këngët e Pasujanës”, i të gjitha cikleve. Subjekti lirik është një “i mbijetuar” që jeton në një gjendje të pezullt mes jetës dhe vdekjes, kujtesës dhe harresës, tokës dhe ujit, dritës dhe terrinës. Ai është i shkëputur nga realiteti, i përhumbur në një botë të turbullt perceptimesh dhe ndjesish. Poezia është e ngarkuar me simbolikë dhe imagjinatë të errët...

Petraq Risto

Natasha LushajSHQYRTIME LETRAREAnaliza dhe shkrime kritike"Teksa po i rilexoja, të përmbledhura në një libër, pra duke b...
12/11/2025

Natasha Lushaj
SHQYRTIME LETRARE
Analiza dhe shkrime kritike

"Teksa po i rilexoja, të përmbledhura në një libër, pra duke bërë një jetë të dytë, më të sigurt, kuptova se tërësia e librit, për lexuesin, është një gjendje letrare tjetër, me gjasë një gjendje specifike e mendimit, të shqiptuar si kritikë, studime të thelluara, si një parakusht që sendërgjon larminë shprehëse, që e shkrifton mendimin kritik dhe studimor.....
Siparin e analizës studimore e ngre me interpretimin e romanit Oh, të mjeshtrit të letërsisë moderne shqipe. Mendoj se qasja ndaj këtij teksti është më e plota, më e thella, që kam lexuar ndër shqyrtimet kritike dhe studimore, për këtë roman. Përqendrimi te fjala, rrëfimi, grimcimi i personazheve dhe “fabulës”, realizuar me kaq densitet mendimi, më solli ndërmend pohimin e Pashkut, kur shkruan, te eseja “Mbi komunikimin poetik”: “... Dhe kjo, s’do mend që nuk mund të arrihet ndërmjet komunikimit normal gjuhësor. Se aty fjalët janë të mbyllura si në guacën e konvencave. Puna e parë që bën komunikimi poetik është thyerja e guacës dhe çlirimi i tyre”, një kod autorial ky, që në ligjërimin e punimit studimor, shprehet brenda kësaj atmosfere."
Behar Gjoka

"Natasha ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie, është autore tekstesh shkollore, me shkrimet e saj kritike ka dhënë e jep ndihmesë në vlerësimin e letërsisë shqipe bashkëkohore. Në analizat, recensionet, esetë, apo komentet e saj të zgjeruara vihet re një gjuhë e pasur, e mençur dhe shpesh herë poetiko-funksionale, gjë që ua rrit vlerat punimeve të saj."
Petraq Risto

SERGEJ ESENINDRITË E PRARUAR E AGIMIT - lirika, poezi, poemaShqipëroi: ARQILE GAROPoeti rus, me famë të shumëfishtë krah...
11/11/2025

SERGEJ ESENIN
DRITË E PRARUAR E AGIMIT - lirika, poezi, poema
Shqipëroi: ARQILE GARO

Poeti rus, me famë të shumëfishtë krahasuar me krijimtarinë, në një shqipërim vibrant dhe mbresëlënës, plot hijeshi, muzikalitet dhe ritëm nga A. Garo.

ILIA VENEZITOKË EOLIKE - romanE përktheu: Kristaq MandiNjë roman poetik për jetën e mëkuar me dashuri dhe dinjitet, për ...
11/11/2025

ILIA VENEZI
TOKË EOLIKE - roman
E përktheu: Kristaq Mandi

Një roman poetik për jetën e mëkuar me dashuri dhe dinjitet, për tokën e të parëve ku u thurën brez pas brezi dhe u përmbushën ëndrrat për paqe dhe harmoni, ku jeta e thjeshtë e ushqyer nga shpirti dhe mirësia duket se mjafton.
Romani që e bëri të njohur Ilia Venezin në botë dhe që i rrëfeu botës dramën e madhe të shpërnguljes së popullsisë nga Azia e Vogël.
..
Deti ishte larg që aty, prandaj kjo gjë më mërziste në fillim, se kisha lindur pranë tij. Mes qetësisë së tokës kujtoja dallgët, guaskat dhe meduzat, aromën e leshterikëve të tharë dhe velat që lundronin. Ahere isha shumë i vogël dhe s’mund të flisja e të tregoja për të gjitha këto. Por një ditë nëna e gjeti të birin përmbys në tokë sikur puthte dheun. Djali nuk lëvizte dhe kur nëna iu afrua e tmerruar dhe e ngriti, pa fytyrën e tij të mbytur në lot. E pyeti e habitur çfarë kishte, por ai nuk dinte ç’t’i thoshte dhe s’e hapi gojën. Por një nënë është krijesa më e thellë në botë dhe kjo imja e kuptoi. Më merrte e më çonte shpeshherë lart në Kimintenjë, nga ku mund të shikoja detin. Ndërsa unë humbisja në magjinë e largët të ujit, ajo nuk më fliste, që të ndihesha sikur ishim vetëm unë dhe deti...

NJË LIBËR QË U KUSHTOHET IDIOTËVE, POR NUK U SHKRUA PËR TAKur mbarova së shkruari librin, i kërkova Agim Sulajt - mikut ...
08/11/2025

NJË LIBËR QË U KUSHTOHET IDIOTËVE, POR NUK U SHKRUA PËR TA

Kur mbarova së shkruari librin, i kërkova Agim Sulajt - mikut tim të hershëm që nga koha e Hosteni-t - të më sugjeronte ndonjë nga punët e tij fine për ta vendosur në mbulesë. Dhe mjeshtri i karikaturës, me bujarinë që e karakterizon, më ofroi disa, njëra më e bukur se tjetra, të gjitha të shumëvlerësuara në të katër anët e botës. E falënderoj! Por më duhet të pranoj se ma vështirësoi zgjedhjen...
***
Kam besuar se mendja e idiotëve është një botë e pafund që nuk ka nevojë për çelës dhe jam befasuar se si ata, me një kollajllëk të admirueshëm, hapin çdo derë me një çelës që kujtojnë se e kanë shpikur vetë. Meqenëse ekzistenca e idiotëve është e përjetshme dhe e nevojshme, dhe duke ditur se idiotizma nuk do të zhduket kurrë, për të mos kontribuuar që ajo të ngrihet në sistem, mendoj se më e mira është të bashkëpunosh me ta. Këtë jam përpjekur të bëj në këtë libër.
Idiotët të kanë mundur po u përpoqe t’i bindësh që ai çelës nuk ekziston. Ndërsa ti pret të tërhiqen ata, kupton se ai që duhet të tërhiqet je ti. Më keq për ty nëse u bën moral. Me pafajësinë e tyre idiote ata të kanë futur 'në punë'. Të del më mirë t’i ndihmosh të mbarojnë 'veprën e tyre', qoftë ky edhe një çelës rëre, sesa të kërkosh çelësin e mendimeve të tyre brenda mendjes sate të mbyllur.
Kështu rrezikon të zgjosh idiotin brenda teje. Dallimi është se të gjithë të vetëquajturit njerëz normalë kanë një kthinë ku i mbajnë të mbyllura idiotësitë, që kur qëllon të dalin jashtë, prishin botën, bëjnë çorap dynjanë.
Ndoshta kjo qe arsyeja pse nga punët e Agim Sulajt zgjodha Çelësi-n.

11/10/2025
Antologjia "Qipro 1974-2024 - Pesëdhjetë vjet pas pushtimit" vjen në gjuhën shqipe e përkthyer nga shkrimtari, poeti dhe...
27/09/2025

Antologjia "Qipro 1974-2024 - Pesëdhjetë vjet pas pushtimit" vjen në gjuhën shqipe e përkthyer nga shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi.
Një falenderim Bujar Hudhrit dhe ExLibris për publikimin e një vështrimi kritik rreth kësaj antologjie nga shkrimtari i njohur qipriot Kostas Limburis.

Address

Rr. Medar Shtylla, Ndërtesa Nr. 3; Hyrja 8; Ap. 5
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese Neraida posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia Botuese Neraida:

Share

Category