Revista Stina per Ndryshim

Revista Stina per Ndryshim Revista Stina për Ndryshim ©

Simfoni për jetën Poezia është ditë me diell në agim,kur nata shuhet në dritë pa mbarim,dhe toka zgjohet me frymë dashur...
13/04/2026

Simfoni për jetën
Poezia është ditë me diell në agim,
kur nata shuhet në dritë pa mbarim,
dhe toka zgjohet me frymë dashuri,
si këngë e ëmbël për njerëzi.

Shpirti i vogël, një dritë në thellësi,
ndriçon më fort se çdo madhështi,
fsheh një fuqi që pret veç zgjim,
për të bërë mrekulli në çdo fillim.

Si dielli që ngroh çdo skaj të kësaj bote,
ai rrezaton dashuri pa limite,
dhe zemra jonë e ndjen këtë fuqi,
që lind përherë në çdo dashuri.

Mëngjesi hapet si perlë në dritë,
me vesë që ndrit si ëndërr e dlirë,
dhe dita vjen si shpresë në shpirt,
për të na çuar drejt një bote më të mirë.

Në çdo hap timin, në dritë e mirësi,
rruga ime bëhet poezi,
një simfoni pa fund në jetën time,
ku shpirti këndon në përjetime.
Kozeta Zavalani

Gëzuar Ditën Botërore të Poezisë të gjithëve që besojnë te fuqia e fjalës!Në këtë ditë të shenjtë për shpirtin krijues, ...
21/03/2026

Gëzuar Ditën Botërore të Poezisë të gjithëve që besojnë te fuqia e fjalës!
Në këtë ditë të shenjtë për shpirtin krijues, aty ku fjala bëhet dritë dhe ndjenja merr frymë në varg, ndaj me ju një copëz nga bota ime e brendshme—një udhëtim mes dhimbjes, shpresës dhe magjisë së krijimit.
“Në krijim”
Përtej botës magjike të dashurisë,
e shformuar në trajta të përçudnuara,
zvarritem nëpër pragje portash,
pa e prishur drejtpeshimin e jetës—
aty ku s’ekziston asgjë e rëndomtë,
veç një bote eterike,
ku çelin gonxhet e imagjinatës.
Në pllajën e grimcuar të fjalëve,
gjykimet treten në pluhur,
ndjesitë shumëfishohen si dritë.
Si plagë e hapur,
shuhet në lëngatë papunësia
e kësaj dite të mekur,
të turbullt si vegimet.
Unë ngrihem përballë errësirës së horizontit,
ngjyej në jeshilen e shpresës
konturet e petkut të trishtimit,
duke e kthyer dhimbjen e thellë
në një simbiozë përthithëse,
ku logjika e përçartur merr frymë.
Në erën e lehtë, nanuritëse,
që përkund mendimin si një ëndërr,
luhet një simfoni e padukshme—
në virgjërinë e përjetshme
të krijimit.
Kozeta Zavalani

14/03/2026

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Revista Stina per Ndryshim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Revista Stina per Ndryshim:

Shortcuts

Share

Category