POL.AL

POL.AL Pol.al është iniciativë e medias ‘online’ e një grupi gazetarësh që synon një informim cilësor të opinionit publik. Lexo me poshte per me gjate.

Çfarë është Portali i Lirisë, ose www.Pol.al? Për të shpjeguar më mirë misionin tonë po ua thjeshtëzojmë duke renditur ato gjëra që Pol.al NUK është.

-Pol.al NUK ËSHTË një hapësirë mediatike ku zënë vend ‘selfiet’ apo ‘belfiet’ e cilitdo personazh nga Shqipëria, Evropa, Australia apo Kaukazi. Nëse kërkoni sutjena, foto-sexy të modeleve, këngëtareve apo kujtdo tjetër, keni me qindra opsione të tj

era ku mund t’i gjeni.

-Pol.al përpiqet që të mos ngatërrojë njoftimet me lajmet. Bëjmë kujdes që Lajmi i Fundit të mos mungojë, por në mënyrë të përzgjedhur. Bombardimi i publikut me çdo lloj informacioni orë e minutë, NUK ËSHTË informim por ç’orientim i publikut dhe ‘truk’ i medias që kompeson paaftësinë/pamundësinë e saj për tu thelluar me inflacion njoftimesh.

-E përmbledhur në një fjali: “Pol.al është një iniciativë tokësorësh, që kanë profesion gazetarinë dhe informimin cilësor dhe korrekt të publikut”. E vetmja busull që orienton Pol.al është Interesi Publik dhe kuadri ligjor. Sasia nuk është cilësi.

-Katër janë paketat kryesore të faqes sonë:

Paketa NGJARJE NË FOKUS: Në këtë paketë paraqiten zhvillimet dhe çështjet që vlerësohen me interes të lartë publik nga Pol.al duke synuar një shqyrtim të zgjeruar të tyre, të paanshëm dhe të sistemuar në mendim. Paketa INFO-ANALIZË: Në këtë paketë sugjerohen kryesisht analiza dhe qëndrime që lidhen me zhvillimet më të rëndësishme dhe më me peshë në vend nga stafi i Pol.al. Paketa CIC-MIC: Është një paketë e veçuar e faqes, oaz i cili të jep luksin që ngjarje dhe personazhe të caktuar publik të trajtohen me doza ironie, është depoja jonë e cinizmit

Paketa TË REKOMANDUAR: Janë kryesisht artikuj që ne i përzgjedhim pas një vrojtimi të kujdesshëm në të gjithë median shqiptare. Në këtë kënd nuk do mungojnë dhe artikuj që janë prodhim ekskluziv i Pol.al, por do synohet që më së shumti këtu të paraqiten punët më të mira të gazetarëve shqiptarë nga mediat e tjera.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when POL.AL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to POL.AL:

Share