Portali Vizion

Portali Vizion Portali Vizion.com.al është një portal i cili i dedikohet informacioneve nga vendi dhe bota, dhe...

🇦🇱 𝟓 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 | 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬
06/09/2026

🇦🇱 𝟓 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 | 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬

Zjarri në Himarë del jashtë kontrollit, turistët kërkojnë shpëtim në breg të detitSituata nga zjarret në Himarë paraqite...
04/09/2026

Zjarri në Himarë del jashtë kontrollit, turistët kërkojnë shpëtim në breg të detit

Situata nga zjarret në Himarë paraqitet tepër e rënduar, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në kodrat pranë zonave të banuara, hoteleve dhe strukturave të tjera turistike.

Mes frikës dhe pasigurisë, dhjetëra turistë janë larguar nga hotelet e rrezikuara dhe janë mbledhur në breg të detit, duke kërkuar një zonë më të sigurt larg flakëve. Pamjet nga zona dëshmojnë për momente dramatike, ndërsa zjarri ka avancuar shumë pranë strukturave turistike.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrave, ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Era e fortë po vështirëson ndërhyrjen dhe po favorizon avancimin e flakëve, duke e bërë situatën edhe më kritike.

Sipas raportimeve të deritanishme, të paktën dy banesa janë shkrumbuar, ndërsa dhjetëra të tjera rrezikohen nga zjarri.

Në zonat turistike situata mbetet veçanërisht shqetësuese. Turistë të frikësuar po qëndrojnë pranë vijës bregdetare, ndërsa evakuimet vazhdojnë dhe autoritetet po përballen me një situatë që ndryshon me shpejtësi.

Himara, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të jugut të Shqipërisë, po përjeton orë dramatike nën kërcënimin e flakëve.

Kalaja e Gjirokastrës – një dëshmi e gjallë e historisë dhe bukurisë shqiptare! Çdo ditë, kjo kala madhështore mirëpret ...
03/09/2026

Kalaja e Gjirokastrës – një dëshmi e gjallë e historisë dhe bukurisë shqiptare!
Çdo ditë, kjo kala madhështore mirëpret mijëra vizitorë nga e gjithë bota, të cilët vijnë për të zbuluar historinë, traditat dhe magjinë e qytetit të gurtë.
Nga çdo gur i saj rrëfehet një histori, ndërsa pamja që të fal mbetet gjatë në kujtesë.

Nga Stambolli në Tiranë: Mjeku që i dha fund syzeve në 2 minuta dhe e kthye Shqipërinë në qendër të turizmit mjekësorShk...
02/09/2026

Nga Stambolli në Tiranë: Mjeku që i dha fund syzeve në 2 minuta dhe e kthye Shqipërinë në qendër të turizmit mjekësor

Shkroi me krenari: Arlis Alikaj

Nga një bursë meritokracie në Stamboll në vitin 1993, te krijimi i së vetmes klinikë okulistike të akredituar në Shqipëri. Rrëfimi për Dr. Kastriot Boriçin — kirurgun që punon 12 orë në ditë, u kthen dritën e syve qindra pacientëve të huaj e vendas, dhe nuk e harron kurrë thjeshtësinë e birit kur bie telefoni i nënës.

Sot, qindra pacientë nga rajoni dhe Europa udhëtojnë drejt Tiranës me një shpresë të vetme: t’ua besojnë shikimin e tyre duarve të një mjeku shqiptar. Ajo që dikur dukej e pamundur — që Shqipëria të bëhej pikë referimi për operacionet më të ndërlikuara të syrit — sot është një realitet i përditshëm falë punës dhe vizionit të Dr. Kastriot Boriçit.

Në vend që shqiptarët të udhëtonin jashtë vendit për ndërhyrje të specializuara, Dr. Boriçi e solli mjekësinë e nivelit botëror në zemër të Tiranës, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të vërtetë të turizmit mjekësor.

Mrekullia e 2 minutave: Lamtumirë syzeve përgjithmonë

Ishte ndër të parët që prezantoi teknologjinë revolucionare FemtoLASIK në Shqipëri. Për shumë njerëz që kanë mbajtur syze apo lente kontakti për dekada me radhë, ideja se shikimi mund të korrigjohet brenda vetëm dy minutave duket gati si përrallë. Por në duart e Dr. Boriçit dhe në sallat e Klinikës Europiane të Syve (KES), kjo është e përditshmërisë: një ndërhyrje precize, pa dhimbje dhe me një rikuperim rekord që u mundëson pacientëve t'u thonë lamtumirë syzeve përgjithmonë.

Nga ndërhyrjet refraktive, te katarakta me lente të avancuara, e deri te kirurgjitë më komplekse të retinës dhe glaukomës (MIGS), klinika e udhëhequr prej tij mbetet e vetmja klinikë okulistike plotësisht e akredituar në vend.

Nga komoditeti i Stambollit te misioni për atdheun

Rrugëtimi i tij nuk ishte i lehtë. Në vitin 1993, pas fitimit të një burse meritokratike, ai u diplomua në universitetin më prestigjioz të Stambollit, ku u specializua në oftalmologji. Atje ndërtoi një karrierë të suksesshme, krijoi familjen e tij me një kolege okuliste turke dhe rriti dy fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, ndjesia e detyrës ndaj vendit të tij ishte më e fortë se komoditeti i jetës në Turqi. Në vitin 2006, i shtyrë nga dëshira për të plotësuar boshllëqet kritike në kujdesin okulistik shqiptar, ai mori vendimin e madh për t'u kthyer. Në vitin 2009 themeloi Klinikën Europiane të Syve. Edhe pse familja e tij vazhdoi jetesën mes Stambollit dhe Tiranës, Dr. Boriçi zgjodhi t'i kushtojë pjesën më të madhe të kohës pacientëve në Shqipëri, duke punuar pa u lodhur më shumë se 12 orë në ditë.

Shkenca e saktësisë dhe thjeshtësia e zemrës

Ajo që e bën Dr. Kastriot Boriçin të veçantë nuk është vetëm dora e saktë e kirurgut apo përvoja 30-vjeçare, por humanizmi i tij i pashoq.

Në një botë mjekësore shpesh të nxituar, ai gjen gjithmonë kohë. Nuk lodhet asnjëherë t'i shpjegojë çdo pacienti me detaje e qetësi procedurën, duke u hequr frikën dhe duke u falur siguri. Për të, çdo pacient nuk është thjesht një kartelë mjekësore, por një njeri që kërkon dritë.

Por detaji më prekës që zbulon karakterin e tij është rutina e tij e përditshme. Mes orëve të gjata në sallën e operacionit, konsultave të njëpasnjëshme dhe presionit të punës intensive, ekziston një telefonatë që nuk mbetet kurrë pa u përgjigjur: ajo e nënës së tij.
Sapo në ekranin e telefonit shfaqet emri i saj, doktori e ndërpret për një moment ritmin e çmendur të ditës për t'iu përgjigjur me po të njëjtën ngrohtësi e përkushtim birëror.

Sepse përpara se të jetë kirurgu i shkëlqyer që magjeps pacientët e huaj, ai mbetet njeriu i thjeshtë, bir i përkushtuar dhe humanist i madh.

Sot, ndërsa qindra njerëz riarrijnë të shohin botën me qartësi falë tij, Dr. Kastriot Boriçi vazhdon misionin e vet larg zhurmës e me përkushtim të palodhur. Ai është prova e gjallë se kur mjekësia e nivelit të lartë ndërthuret me humanizmin, mrekullitë bëhen pjesë e përditshmërisë në Tiranë.

Sukses Ndërkombëtar i Mjekësisë Shqiptare: Dr. Kleida Mati Vlerësohet me Çmimin Prestigjioz nga ESMOShkroi: Arlis Alikaj...
02/09/2026

Sukses Ndërkombëtar i Mjekësisë Shqiptare: Dr. Kleida Mati Vlerësohet me Çmimin Prestigjioz nga ESMO

Shkroi: Arlis Alikaj

Onkologja nga Spitali Amerikan 3 në Tiranë do të zhvillojë një 'fellowship' kërkimor njëvjeçar pranë Universitetit Queen’s në Kanada për të studiuar qasjen te barnat e kancerit në Ballkan.

Mjekësia dhe kërkimi shkencor shqiptar shënojnë një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Shoqata Evropiane për Onkologjinë Mjekësore (ESMO) njoftoi zyrtarisht përzgjedhjen e Dr. Kleida Matit, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan në Tiranë, si fituese të çmimit prestigjioz "2026 ESMO Leadership and Career Development Award".

Dr. Mati është pjesë e një grupi elitar prej vetëm 31 profesionistësh të rinj të onkologjisë nga e gjithë bota, të përzgjedhur nga ESMO për të zhvilluar projekte kërkimore me ndikim të lartë dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Përmes këtij programi njëvjeçar, ajo do të bashkohet me stafin kërkimor të laboratorit BG Lab pranë Universitetit Queen’s në Kingston, Kanada, nën udhëheqjen e mentorit të njohur, Prof. Bishal Gyawali. Gjatë këtij 'fellowship'-i, fokusat kryesore kërkimore të Dr. Matit do të jenë miratimi i barnave kundër kancerit, rimbursimi i tyre dhe proceset e vendimmarrjes për prioritizimin e trajtimeve në rajonin e Ballkanit. Laboratori BG Lab është e vetmja qendër pritëse nga Kanadaja e përfshirë në këtë program të ESMO-s.

Dr. Kleida Mati është një onkologe mjekësore me përvojë të gjerë klinike dhe kërkimore, e diplomuar në Universitetin Mjekësor të Varshavës, e certifikuar nga ESMO dhe me përvojë të çmuar në Institutin e Onkologjisë të Zvicrës Jugore (IOSI). Përveç kërkimit akademik dhe publikimeve shkencore në revista prestigjioze si The Lancet, The Breast dhe Journal of Thoracic Oncology, ajo po udhëheq kërkime vizionare për integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe radiomikës me të dhënat klinike. Përdorimi i modelimeve të inteligjencës artificiale synon të parashikojë me saktësi përgjigjen ndaj trajtimeve neoadjuvante dhe të mundësojë një mjekësi të mirëfilltë precize e të personalizuar për çdo pacient.

Ajo ka sjellë një frymë të re shprese në onkologjinë shqiptare. Përmes angazhimit të saj me organizata si EuropaDonna Albania dhe përfshirjes në programe evropiane si EPROPA, Dr. Mati u gjendet pranë familjeve shqiptare në ditët e tyre më të vështira. Ajo u ofron atyre orientim profesional, siguri njerëzore dhe akses të drejtpërdrejtë në analiza biomarkerash, imunoterapi dhe prova klinike (clinical trials) me protokollet më bashkëkohore globale.

Kjo disiplinë e lartë dhe përkushtim njerëzor ka prekur drejtpërdrejt jetën e shumë pacientëve dhe familjeve në të gjithë Shqipërinë, duke ndihmuar dhjetëra prindër e të afërm të përballen me sëmundjen pa u ndjerë të braktisur. Dr. Mati është bërë një burim i madh shprese edhe për familjen tonë Alikaj, ku nën kujdesin e saj të specializuar e njerëzor për trajtimin e kancerit të mushkërive, babai im po shënon rezultate mjaft inkurajuese dhe hapa konstantë drejt remisionit.

Prof. Bishal Gyawali u shpreh falenderues ndaj komitetit të ESMO-s për këtë mundësi dhe vlerësoi lart kandidaturën e mjekes shqiptare:

"Dr. Mati është një kandidate e shkëlqyer me një përkushtim të vërtetë për të përmirësuar kujdesin dhe kërkimin mbi kancerin në Shqipëri dhe në nivel global. Mezi presim ta mikpresim në BG Lab, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe ta ndihmojmë të realizojë ëndrrat e saj."

Nga ana e saj, Dr. Kleida Mati u shpreh e entuziazmuar për këtë kapitull të ri kërkimor:

"Jam jashtëzakonisht e entuziazmuar për atë që më pret. Kjo duket si fillimi i diçkaje që ia vlen të ndërtohet dhe jam veçanërisht mirënjohëse që po e realizoj këtë brenda BG Lab, ku lindi pjesa më e madhe e ideve që i dhanë formë këtij projekti."

Dr. Kleida Mati do të certifikohet dhe nderohet zyrtarisht si 'Fellow' më 26 tetor 2026, gjatë punimeve të Kongresit të ESMO-s në Madrid, Spanjë. Ky sukses përfaqëson një hap të madh për zhvillimin profesional të kërkuesve të rinj shqiptarë dhe fuqizon urat e bashkëpunimit shkencor mes Shqipërisë, Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Studiuesit e Universitetit të Elbasanit dhe Newcastle University Zbulojnë një Bimë të Egër që Lufton Qelizat e Kancerit ...
02/09/2026

Studiuesit e Universitetit të Elbasanit dhe Newcastle University Zbulojnë një Bimë të Egër që Lufton Qelizat e Kancerit të Gjirit

Shkroi: Arlis Alikaj

Studimi i udhëhequr nga Profesore Edlira Pajenga (Universiteti "Aleksandër Xhuvani") dhe Profesore Majlinda Lako (Newcastle University) tregon se ekstraktet e bimës 'Astragalus spruneri', e pranishme në Shqipëri, kanë efekte premtuese antikancerogjene.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, në bashkëpunim mes Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" dhe Newcastle University në Britaninë e Madhe, me në krye Profesore Edlira Pajengën dhe Profesore Majlinda Lakon, kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në fushën e trajtimit të mundshëm të kancerit të gjirit. Në një punim të fundit kërkimor, ata kanë analizuar një bimë të egër barishtore, 'Astragalus spruneri', duke vërtetuar se ekstraktet e saj kanë aftësi të fuqishme për të eliminuar qelizat kancerogjene.

Kjo bimë, e cila është pak e hulumtuar deri më sot dhe është endemike në Evropën Juglindore dhe Turqi (gjendet edhe në rajonin e Funarës në Elbasan), ka treguar rezultate befasuese. Qëllimi i studimit ishte të analizonte përbërjen kimike të bimës dhe të testonte efektin e ekstrakteve të saj kundër qelizave të kancerit të gjirit human MCF-7, të cilat janë ndër llojet më të zakonshme të kancerit.

Duke përdorur metoda bashkëkohore të analizës, si 'IncuCyte® Live Cell Analysis', e cila lejon monitorimin e qelizave në kohë reale, studiuesit zbuluan se ekstrakti i gjetheve të përgatitur me etanol ishte më i fuqishmi në luftën kundër kancerit. Ky ekstrakt shkaktoi një rritje të ndjeshme dhe të qëndrueshme të vdekjes së qelizave kancerogjene, në varësi të kohës dhe përqendrimit.

Për më tepër, analiza me 'Western blot' vërtetoi se ekstrakti i 'A. spruneri' arriti të moduluar shprehjen e proteinës PUMA, duke e detyruar kështu qelizën kancerogjene të vetë-shkatërrohej (një proces i njohur si apoptozë).

Kanceri i gjirit mbetet një sfidë globale shëndetësore, me miliona raste të reja çdo vit. Shumë trajtime antikancerogjene janë zhvilluar nga produkte natyrore. Ky studim ofron një pikënisje premtuese për zhvillimin e barnave të reja, duke shfrytëzuar burimet natyrore të rajonit tonë.

Studiuesit konkludojnë se 'Astragalus spruneri' është një burim i vlefshëm i përbërësve bioaktivë natyrorë me aktivitet premtues antikancerogjen. Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar potencialin e saj antikancerogjen në njerëz dhe për të vlerësuar profilin e sigurisë para çdo aplikimi klinik.

Studimi është realizuar nga një ekip i gjerë autorësh, përfshirë: Edlira Pajenga*, Majlinda Lako, Joe Kelk, Agata Rozanska, Ariola Devolli, Aida Dama, Rejan Serica, Blerina Pupuleku, Frederik Dara, Sidorela Vishkulli, Daniela Pellumbi.

Bima për këtë studim u mblodh në fshatin Funarë, Elbasan, Shqipëri.

📌 Punimin e plotë shkencor mund ta lexoni këtu: https://www.preprints.org/manuscript/202608.1911

"Të jesh fizikisht e pranishme në sallë është vetëm hapi i parë... Kemi ende punë që karriget e zëna të mos jenë thjesht...
31/08/2026

"Të jesh fizikisht e pranishme në sallë është vetëm hapi i parë... Kemi ende punë që karriget e zëna të mos jenë thjesht statistika për të plotësuar kuotat." 💬

Nga barrierat e padukshme financiare te heshtja e detyruar në këshillat bashkiakë: Pse zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik kërkon që vendimet të merren "nga gratë" dhe jo më "për gratë"?

ℹ️ Ky artikull është realizuar nga Arlis Alikaj në kuadër të iniciativës së Rrjetit ''Barazi Në Vendimmarrje'', me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përtej kuotave në letër: Kostoja e padukshme e barrierave gjinore dhe përfitimet e një qeverisje gjithëpërfshirëse

25/08/2026
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve (19 Gusht 2026 - ora 14:00)Ministria e Mbrojtjes informon se ...
19/08/2026

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve

(19 Gusht 2026 - ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë:

* Dajt, Tiranë – vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Priskë, Tiranë – forcat e MZSH vijojnë punën pas riaktivizimit të vatrës; nuk ka rrezik për banesat.

* Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive me intensitet të ulët; në terren janë 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës me 1 automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Tërbun, Pukë – operacioni vijon me forcat në terren për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata konfirmohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren, me situatën përgjithësisht të stabilizuar dhe pa rrezik të raportuar për zonat e banuara.

Address

Qemal Stafa
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali Vizion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Portali Vizion:

Shortcuts

Share