Elementi i peste

Elementi i peste “Elementi i pestë” është një nismë e një grupi gazetarësh për të prodhuar një seri dok

Një seri dokumentarësh investigativë mbi modelin se si të zhvillohet Shqipëria përmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore.

"Kodrina e Vdekjes", Elementi i peste ☘️
08/08/2023

"Kodrina e Vdekjes", Elementi i peste ☘️

Ky është dokumentari “Kodrina e Vdekjes”, ku tregohet historia tragjike e të ndjerit Ardit Gjoklaj, i mituri që humbi jetën në punën e natës në kantierin e S...

07/08/2023

“Në kërkim të transparencës, në mbrojtje të interesit publik”, ishte mesazhi i parë, përmes së cilit, cikli televiziv i serive investigative Públicus iu prezantua publikut, shtatë vite të shkuara. Por Públicus u ndalua, ende pa mbushur një muaj nga dalja në transmetim. Drejtuesit dhe aksionerët e televizionit Vizion Plus hoqën mbështetjen financiare dhe censuruan transmetimin e episodit të tretë, “Kodrina e Vdekjes”, e cila hetonte rrethanat dhe veçanërisht përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës për vdekjen tragjike të të miturit Ardit Gjokla, në zemër të Sharrës, fushës famëkeqe të mbejtjeve të Tiranës, duke u gdhirë dita e shtatë e gushtit…

Më poshtë keni spotin e parë publicitar të emisionit Públicus, ndërkohë që nesër, në 18:00, do të lëshojmë të plotë, episodin (e censuruar) "Kodrina e Vdekjes".
Elementi i Pestë ☘️

31/07/2023

Sot është 31 korrik, Dita Botërore e Rejnxhërsave. Në këtë ditë ne tregojmë, në solidaritet të plotë, respekt dhe mirënjohje për rojet e parqeve tona kombëtare që me përkushtim e sakrifica, mbrojnë ekosistemet e egra natyrore nga rreziqet dhe keqbërja.

Por në mënyrë të veçantë, sot kujtojmë Ardian Kocin, ish-drejtorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Publiku e njeh Ardianin për betejën e spikatur kundër resortit famëkeq të kompanisë Mabetex, e projektuar për t'u ndërtuar në zemër të Parkut. Por në vend që të përkrahej, Ardiani u mënjanua nga burokratë të emëruar në mënyrë të pamerituar derisa, gradualisht u largua nga kjo detyrë. Sot, falë Ardianit Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është ende i mbrojtur nga "rreziku prej zhvillimit të gjelbër", por jo nga propaganda në favor të këtij te fundit.

Sot, territoret e parqeve tona kombëtare janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Mbrojtja ndaj tyre në terren po dobësohet, ndërkohë që po rritet me shpejtësi presioni nga lart për të miratuar projekte të reja zhvillimore. Të propaganduara me petkun e gjelbër të turizmit ekologjik, shpesh, të tilla projekte shkojnë në favor të interesave të një grupi të ngushtë, qëllimi i të cilëve është përfitimi personal dhe jo zhvillimi i qëndrueshëm në favor të shoqërisë.

Më poshtë është një pjesë e shkëputur nga "Bilbilët që nuk po fryjnë fort", një prodhim i Elementi i peste, në nderim të punës dhe të moralit të Ardian Koçit, trashëgimia e të cilit i shërben rejnxhërsave të rinj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rejxhërsave.

"Bilbilët që nuk po fryjnë fort", Elementi i peste ☘️
29/07/2023

"Bilbilët që nuk po fryjnë fort", Elementi i peste ☘️

Është një prej reportazheve më të pazakonta të Elementit të Pestë, për faktin se nuk kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe në ruajtjen e ekosistemeve në ...

“Ndaloni aeroportin”, Elementi i peste ☘️
17/07/2023

“Ndaloni aeroportin”, Elementi i peste ☘️

Elementi i Pestë çel sezonin e tretë me një prodhim të ri: “Ndaloni aeroportin!”, një dokumentar i cili përshkruan përpjekjet e një komuniteti për të ndaluar...

15/07/2023

Beteja per ndalimin e aeroportit rreth peizazhit pranë Lagunës së Nartës nuk është thjesht një aktualitet i problemit mjedisor. Ajo zhvillohet përtej optikës së ngushtë të një ambientalisti amator. Përpjekja për t’iu kundërvënë agresionit ndaj territoreve të mbrojtura natyrore përbën në thelb, një vullnet dhe një vetëdije për të mbrojtur dhe njëkohësisht, për të zgjeruar kufijtë e një hapësire, përmasat e së cilës i tejkalojnë ato fizike. Ajo është një përpjekje në kërkim të motiveve të qëndrueshme për të mbrojtur vendin, njësoj siç mbrojmë shtëpinë, të ardhmen dhe të shkuarën tonë.

Propaganda për ta paraqitur aeroportin si platformë të gjelbër për zhvillimin turistik, synon që të bëjë të pranueshme infrastrukturën e tij të pistë dhe t’i diskreditojë kundërshtarët e saj. Sido që të jetë, ajo mbetet një grabitje nga lart e hapësirës publike në favor të një grupi të ngushtë përfituesish.

“Ndaloni Aeroportin” është një thirrje që i drejtohet ndërgjegjjes, një vështrim drejt peizazhit dhe bukurisë natyrore, një qëndrim për të ardhmen, por dhe për të shkuarën e gjithsecilit prej nesh.

Filmi “Ndaloni Aeroportin”, realizimi më i ri i Elementit të Pestë, do të lëshohet të hënën, në orën 18:00 ☘️

Në një kohë kur shpesh, pas fasadës për mbrojtjen e interesave publike fshihen ambicje të thella për arritje personale; ...
03/07/2023

Në një kohë kur shpesh, pas fasadës për mbrojtjen e interesave publike fshihen ambicje të thella për arritje personale; kur “uni” mbetet synimi më i rëndësishëm rreth të cilit përqëndrohet energjia dhe vëmendja e gjithsecilit, ekzistojnë ende, ndonëse pak, modele frymëzimi që me përkushtim e me sakrificë ringjallin shpresat për një të shoqëri më të mirë.

“Bilbilët që nuk po fryjnë fort” - dedikuar bilbilfryrësve shqiptarë.

Elementi i peste☘️

Whistles that aren't blowing loudlyBilbilët që nuk po fryjnë fort

“After a while I went out and left the hospital and walked back to the hotel… in the rain”. (A Farewell to Arms)62 years...
02/07/2023

“After a while I went out and left the hospital and walked back to the hotel… in the rain”. (A Farewell to Arms)

62 years since Ernest Hemingway left this world.

Elementi i peste☘️

“Ndaloni Aeroportin!”, dokumentari më i ri nga “Elementi i Pestë”, u dha pardje, për herë te parë, në Kinema Milenium.El...
30/06/2023

“Ndaloni Aeroportin!”, dokumentari më i ri nga “Elementi i Pestë”, u dha pardje, për herë te parë, në Kinema Milenium.

Elementi i peste☘️

29/06/2023

"Per mua, kjo eshte tablloja me e bukur dhe me e trishtueshme e jetes. Pikerisht ne kete vend princi i vogel u shfaq mbi t**e, dhe po ketu pastaj i zhduk”.

🎂 Happy birthday to Antoine de Saint-Exupéry (1900-1944), French poet, aristocrat, and author of The Little Prince (1943).

Elementi i peste☘️

Elementi i peste☘️
20/06/2023

Elementi i peste☘️

Elementi i peste Crew☘️Mikaela Mahilaj, Arsen Rroshi, Artan Rama (Karaburun, Gjiri i Vlores, 2021).
15/06/2023

Elementi i peste Crew☘️
Mikaela Mahilaj, Arsen Rroshi, Artan Rama (Karaburun, Gjiri i Vlores, 2021).

Address

Nikolla Jorga
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elementi i peste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Elementi i peste:

Share