18/01/2026
Menaxhimi i mbetjeve nuk ka nevojë për grupe pune!
-Një reflektim pas mbledhjes së qeverisë dhe kryebashkiakëve-
Kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive dhe ministrat e qeverisë. U krijua një grup i përbashkët pune, për të adresuar ligjërisht dhe praktikisht problemet më të rëndësishme, në kuadër të negociatave me BE-në.
Një ndër to ishte/është edhe mjedisi. Pastrimi i mbeturinave më saktë. Po e them pastrimi, pasi menaxhimi i mbetjeve është një tjetër gjë.
Si një njeri që, për 20 vjet rresht, çdo pranverë-verë, bashkë me qindra vllnetarë punon për pastrimin e parqeve dhe plazheve nga mbeturinat, në përpjekje për të ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes dhe në rritjen e nivelit të edukimit, unë jam vërtet i lumtur që negociatat me BE-në e ulën qeverinë në tokë që të shikojë situatën mjedisore. Apo, të kuptojë se ligjet nuk duhen miratuar vetëm sa për t’ia treguar Brukselit, por për ti zbatuar. Përtej përdorimit si alibi për përmbytjet, sërish është lajm i mirë që qeveria vendos të merret me këtë punë.
Por menaxhimi i mbetjeve, që ka brenda edhe pastrimin, nuk ka nevojë për grup pune. Ka nevojë vetëm për zbatimin e ligjit. Zbatimin e strategjisë, që e kemi miratuar e ndryshuar disa herë, por pa e zbatuar asnjëherë.
Cilat janë problemet:
-Ne nuk kemi rrjet grumbullimi mbetjesh të shtrirë në të gjithë territorin. Për këtë arsye, në zonat rurale/ shpesh edhe pranë qyteteve, mbetjet hidhen në përrenj, kanale e lumenj. Pastaj kur vërshojnë reshjet këto transportohen në det.
-Ne nuk kemi bëjmë menaxhim të mbetjeve. Nuk i ndajmë në burim, sipas kategorive, apo të paktën në dy kategori.
-Ne nuk i trajtojmë mbetjet. Riciklimi është spontan, dhe tërësisht nisiativë e industrisë së ricikluese, e cila ka qenë gjithmonë në luftë me bashkitë. Për pasojë, riciklimi është reduktuar ndjeshëm në raport me një dekadë më parë. Mjafton të them se ricikluesit e letrës blejnë kuti kartoni në Itali, ndërsa marteket tona kutitë e kartonit i hedhin në kosha, që më pas digjen në natyre, apo kalben. Dhejtra tonelata letër në muaj vetëm nga zyrat e shtetit përfundojnë në landfill, dhe nuk u dorëzohen ricikluesve.
-Mbetjet që grumbullohen shkojnë ose në landifille(aty ku ka), ose derdhen në natyrë. Landifille ka vetëm 4 në këtë vend, Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Delvinë. Vlora i djeg në natyrë, 6 bashki të qarkut Elbasan i djegin sërish në natyrë, aty ku u ndërtua inceneratori.
-Kultura qytetare është përtokë. Anët e rrugëve janë mbushur me mbetje që i hedhin udhëtarët nga makinat. Sheshpushimet në autostrada janë të turpshme ti shikosh. Lëndinat e plazhet ndoten nga ata që i shfrytëzojnë.
Çështja e mbetjeve nuk është thjeshtë të mos hedhim bidona rrugëve, por ti shndërrojmë mbetjet në mall. Plastika, metaliket dhe lera janë produkte të riciklueshme.
Ndaj zgjidhja është:
-Ripërdorim
-Ndarje në burim
-Riciklim i mbetjeve të riciklueshme
-Depozitim i mbetjeve që dekompozohen.
Nuk po e shpik unë këtë. Eshtë në strategjinë e miratuar që në 2011.
-Ka nevojë për politika edukuese dhe informuese
-Ka nevojë për sanksione ndaj atyre që hedhin mbetjet rrugëve e brigjeve. E kam fjalën këtu edhe për qytetarët
Ka patur ide, si psh ngritja e mekanizmave lokale për njësitë vendore të largëta. Sepse nuk ka sens të trasportohen mbetje bimore, që bëhen pleh, nga fshatra 60 kilomera larg për në landfill, aty ku ka. Por askush nuk ka denjuar as të dëgjojë as të konsiderojë.
Po e mbyll me një ngjarje.
Diku, mes 2005-2010, me vllnetarë e Korpusit të Vullnetarëve, punuam në Orikum për pastrimin e plazhit. Pasi kishim ngarkur nja 5 kamioçina të bashkisë me mbetje, e pyeta shoferin se ku i dërgon mbetjet, pra ku ishte venddepozitimi:
-Në lumë – më tha.
-Si në lumë? - shqeva unë zytë.
-Po në lumë mo, atje i derdhim edhe të qytetit ne.