09/09/2026
“BABAI” një film me metrazh të shkurtër/ TRAILER
…
Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Viktor Zhustit, vjen historia e një babai të moshuar duke i jetuar ditët vetëm ndërsa fëmijët i ka të pranishëm përmes telefonit. Ai krijon një lidhje të veçantë me një djalë të vogël, prania e të cilit mjegullon kufirin mes realitetit dhe imagjinatës.
Një prodhim origjinal i Homeland Films, me regji të Roland Plakut dhe skenar të Marilda Kasaj e ndiqni ekskluzivisht të Dielën, dt 13 Shtator ora 20:00 në kanalin tonë në YouTube 🫶🏼