03/09/2026
Çdo aplikacion në telefonin tënd po mbledh të dhëna për ty.
📍 Vendndodhjen
👥 Kontaktet
🎤 Mikrofonin
👁 Çfarë shikon, sa gjatë, në çfarë ore
Dhe këto sh*ten — kompanive që s’i njeh. Në modelin e tyre, ti nuk je klienti. Ti je produkti.
Por diçka ndryshoi. Nga 2025, Shqipëria ka një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave, plotësisht i njësuar me BE-në. Do të thotë:
✅ Ke të drejtë të dish çfarë mbledhin
✅ Ke të drejtë të kërkosh fshirjen
✅ Kompanitë që shkelin gjobiten deri në 20 milionë lekë
Sonte: hap cilësimet, kufizo lejet, fik vendndodhjen. Të dhënat e tua janë të tuat 🔒
—
Burimet:
📜 Ligji Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (në fuqi shkurt 2025)
🏛 Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Nga të rinjtë, për të rinjtë.